Ja cila është mosha ideale për të lindur fëmijë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja cila është mosha ideale për të lindur fëmijë

Shiko fotografinë 1790248

Nëse je ende në të 20-at e tua, ndoshta je familjarizuar me ndjesinë e bombardimit nga njoftimet e fejesave, martesave dhe lindjes së fëmijëve sa herë hyn në Facebook, gjë që ty nuk të duket normale.

Që nga viti 2013, mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijën e tyre të parë ishte 26 vjeç, por një studim i ri sugjeron se femrat duhet të presin edhe pak për të lindur fëmijë.

Sipas Independent, disa shkencëtarë nga “London School of Economics” kanë analizuar të dhënat e 18 mijë fëmijëve britanikë për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ata arritën në përfundimin se vitet e arta për të lindur fëmijë inteligjentë janë të 30-at.

Studimi i publikuar në revistën “Biodemography and Social Biology” ka arritur në konkluzionin se fëmijët që lindin nga femrat në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë inteligjentë, krahasuar me fëmijët e të tjerë që lindin nga nëna në të njëzetat apo dyzetat e tyre.

Përveç kësaj, “Nënat që lindin fëmijë për herë të parë në të 30-at e tyre, janë më të arsimuara, kanë të ardhura të mira, kanë shanse të jenë në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëjnë një jetë të shëndetshme, dhe e kanë planifikuar shtatzëninë e tyre”, tha studiuesja Alice Goisis për të përditshme “The Times.”

Ndërsa gratë që lindin për herë të parë në të dyzetat e tyre kanë tendencë t’i ushqejnë fëmijët me gji, lexojnë më shumë për mirërritjen e tyre, pinë më pak duhan, megjithatë, fëmijët e këtij grupi femrash kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, në krahasim me nënat më të reja, të cilat luajnë më shumë me fëmijët e tyre.
the.albaian
 
Cberi 26 cberi 30, te dyja palet te arsimuara jane , se nuk mbarojne arsimimet mbi 30

Hajt mo bej sikur bej artikull

Kurse per ate lindjen mbi 40...seriozisht???

Vetem obezitetin rrezikojne?

Artikull koti thuj
 
un jam gati per donacion fare nuk pys per moshe hic .. :P

35 eshte ideale per femrat sepse jane te formuara ne cdo aspekt dhe me te qendrueshme psikollogjikisht. :D
 
Me mire eshte me ba femije kur je femije ;) Ska nevoje tu therrasesh femijet e lagjes te luajne me te :p beni lojra bashke
 
Sa me heret, femra ka nerva me shume. Sa me vone, e leshojne nervat, sdo me shume se 1 sepse ka plane tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top