Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka konfirmuar se Austria ka aplikuar dje në Organizatën Ndërkombëtare për Telekomunikacion për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionin.
“Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë për kodin telefonik për Kosovës e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë”, ka thënë ministrja Tahiri.
Por, shumëkush nuk e dinë çfarë përmban marrëveshja për kodin telefonik, prandaj Republika.info sjell 11 pikat kryesore, që dalin nga kjo marrëveshje:
1. Me këtë marrëveshje, Kosova merr kodin telefonik shtetëror 383 nga Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion.
2. Kosova do të ketë të gjitha të drejtat shtetërore që të administrojë me kodin e vet telefonik sikur gjithë shtetet tjera dhe Autoriteti Rregullator i Kosovës (ARKEP) do të bashkëpunojë me ITU për realizimin e kodit telefonik.
3. Të gjitha kodet ekzistuese 381, 377, 386 do të kalojnë në kodin 383.
4. Për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë do të shuhen të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë.
5. Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare.
6. Do të ofrohet një lejim i përkohshëm për një fushëveprimtari të kufizuar për një kompani të re që regjistrohet sipas ligjeve të Kosovës. Kjo nuk do të jetë një operator i tretë mobil në Kosovë, sepse për një gjë të tillë duhet tenderim ndërkombëtar me konkurrencë shumëpalëshe, ashtu siç përcaktohet me ligjet e Republikës së Kosovës. Ky lejim i përkohshëm për këtë kompani do të vlejë deri në hapjen e tenderit ndërkombëtar për operatorin e radhës.
7. Do të ketë një marrëveshje roamingu dhe interkoneksioni mes dy shteteve, përkatësisht mes operatorëve të telefonisë mobile të dyja shteteve, për të ulur çmimet e shërbimeve për qytetarët dhe rritjen e të hyrave të përgjithshme për vendin tonë.
8. Zgjidhen pengesat për kalimin e transmetimit nga ai analog në atë digjital, ku Republikës së Kosovës i hapet rruga për ndarjen e kanaleve në pika të mjaftueshme të transmetimit për mbulim adekuat të tërë territorit të vendit pa pengesa dhe interferime.
9. Hapet rruga për arritjen e marrëveshjes teknike për shërbimet postare.
10. Kosova fiton sovranitetin shtetëror në fushën e telekomunikacionit, sepse kodi telefonik e përcakton sovranitetin e saj ndërkombëtar dhe njohjen e saj në botë përmes kodit të saj telefonik. Po ashtu, kjo marrëveshje hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU).
11. Përfitimet ekonomike vlerësohet se do të jenë të mëdha, pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare, të cilat direkt i atribuohen mungesës së kodit, të cilat reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj konsumatorit. Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro. /Republika.info/