Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Njëshja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, plotë me njësha e ka pasur të mbushur ditarin e Gjimnazit. Në kulmin e të arriturave të saj politike, tani më së paku ajo do të dëshironte ta shihte ditarin e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në periudhën 1989-1990, ku suksesi i saj në shkollë, e sidomos në gjysmë vjetorin e parë, ishte shumë i dobët, shkruan portali INFOKUSI.
Në disa lëndë ajo kishte përfunduar gjysmë vjetorin me disa nota të dobëta ‘njësha’, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë i kishte përmirësuar në të mjaftueshme.
Portali INFOKUSI ka arritur t’i siguroj disa foto të ditarit të Gjimnazit, ku presidentja aktuale e kishte përfunduar shkollimin.
Sipas këtyre dokumenteve, Jahjaga e kishte njësh të mbyllur në gjuhën serbo-kroate, ndonëse në biografinë e saj shkruan se e zotëron mirë këtë gjuhë. Edhe në disa lëndë tjera, Jahjaga në gjysmë vjetorin e parë ka pasur nota të dobëta dhe të mjaftueshme(dysh), por në gjysmë vjetor kishte qenë më e suksesshme, duke marrë nota të mira(tresh) dhe në pak raste edhe nota shumë mirë(katër). Por, nga të gjitha notat, Jahjaga mund të mburret vetëm me notën e gjuhës shqipe ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm(pesë), pavarësisht se zotërimi i saj në të folur i shqipes le shumë për të dëshiruar.
Jahjaga është në fund të mandatit të saj pesë vjeçar si presidente e Republikës së Kosovës, ndërsa karrierën e saj e ka nisur në Shërbimin Policor të Kosovës e më pas ishte graduar edhe në hierarkinë e Policisë së Kosovës, ku kishte qenë zëvendëskomandante e Policisë.
- See more at: Page not found - Lajminet
Presidentja-Atifete-Jahjaga.jpg
ppppppp.pngAtifete-Jahjaga-3.pngAtifete-Jahjaga-1.png
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Weeee se besoj!ka mundesi te ken manipulu me nota.. I
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

sipas vleresimit ne Kosove 5 dmth nota me e larte?
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Po, ne shkolle fillore dhe te mesme 5 eshte nota maksimale.

Sa do te doja qe ti publikonin ditaret e te gjithe politikaneve. Atifetja do te dilte gjeni ne krahasim me ata. Kjo i paska nja kater 2sha te pakten.
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Meqenëse sot u caktua të jetë dita kur të gjithë flasim e shkruajmë për notat e presidentes kur ka qenë në shkollë të mesme, gazetarët vigjilent të Kukunews kanë shkuar në Skenderaj për të gjetur edhe notat e liderit të partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçit.

Duke kërkuar në arkivat e shkollës “Hamëz Jashari” në Skenderaj, gazetarët nuk kanë mundur të gjejnë askund ditarin e klasës ku ka qenë Hashim Thaçi për 4 vite radhazi. Kemi kërkuar llogari nga Departamenti i Arsimit në Komunën e Skenderajt por ata nuk folën me gazetarët tanë, pasi janë në grevë.

Ndërsa drejtori i shkollës në Skenderaj, Adem Jashari ( jo heroi legjendar i Kosovës) ka thënë se arsyeja përse nuk mund të gjendet ditari i klasës së Thaçit është e thjeshtë: nuk ekzistojnë.

Por përse, a thua vallë?

“Thaçi ka qenë pak temperament si adoleshent. اdo fundvit për 4 vite radhazi, ai së bashku me shokët e tij Sami Lushtakun dhe Gani Gecin i kanë kallë ditarët e klasës së tyre pasi shumica në atë klasë kanë qenë shumë të dobët”, ka thënë Jashari.

Por drejtori nuk ka dashur të komentoj se cilat kanë qenë notat e Thaçit. Në vend të tij ka komentuar kujdestari i klasës e2-ta III, Halim Thaçi.

“Thaçi nuk ka pasur nota por ka pasur vetëm pika që dmth nuk ka mujt kurr mu pyt sepse ose ka mungu ose ka qenë i pa përgadit”, ka thënë Thaçi.

Tash gazetarët tanë janë nisur drejt Gllogjanit, Podujevës dhe Mitrovicës për të gjetur të tjerë ditarë të të tjerë liderëve politik në vend.
thaci3.jpg
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Haha shpresoj te jete manipulim komplet ky shkrim për Atifete Jahjaga...... haha


Pa qëllim lavdate, unë gjimnazin në çdo vit në të gjitha lëndet me notat 5 e kam permbyll, dhe kjo lart duket katastrof....... :D
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Po, ne shkolle fillore dhe te mesme 5 eshte nota maksimale.

Sa do te doja qe ti publikonin ditaret e te gjithe politikaneve. Atifetja do te dilte gjeni ne krahasim me ata. Kjo i paska nja kater 2sha te pakten.

Cilet ata ! Ata nuk e kan mbaru fare gjimnazin ku mi marr mi pa tani notat.
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Cilet ata ! Ata nuk e kan mbaru fare gjimnazin ku mi marr mi pa tani notat.

Hahaha

Lexoje ate lajmin qe e solli legjenda. I kane kalle ditaret thote. Lol
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Legjenda, na i le te qetë politikanët e Kosovës ok.... :D

shko sjelli notat e liderëve te Shqipërisë dhe Maqedonisë :P


po te presim ketu... :D
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Hahaha

Lexoje ate lajmin qe e solli legjenda. I kane kalle ditaret thote. Lol

Per atje dihet ajo pun..Ata jan shtet n'veti motiiiii.:peshk:
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Legjenda, na i le te qetë politikanët e Kosovës ok.... :D

shko sjelli notat e liderëve te Shqipërisë dhe Maqedonisë :P


po te presim ketu... :D

na fal moter kerkoj ndjese
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Si do thoshte adashi im Veton Surroi për Hashim Thaçin në shkrimet e tij heretike.

"Historia e Kosovës do të dukej ndryshe, po të kishte vendosur ashtu si nuk deshi, në pranverë të vitit 1999, Hashim Thaçi të bëhej arsimtar i historisë, në Malishevë".

Hashim Thaçin miqtë e tij ndërkombëtar e bënë doktor të historisë, dhe ky e prishi historinë e Kosovës.

Tani edhe diçka të fundit, duke pasur parasysh që Atifete Jahjaga është kandidate e preferuar e ndërkombëtarëve për president në mandatin e saj të dytë, Hashim Thaçi me shokë po e denigron figurën e saj në çdo formë dhe mënyrë.
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

Pikerisht pra, ata qe slodhen ne shkollen fillore e te mesme jane te fresket me vone per ta shfrytezuar dijenine :P
Jo per te gjykuar intelektin e kryetares se shtetit, po sikur te ishin notat e gjimnazit vertete pasqyre e dijenise...ehhh
 
Titulli: Ja çfarë nota kishte presidentja Jahjaga në Gjimnaz -

pffffffffffff.. edhe???? Nuk fitohet me kshu gjonash ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top