Ja çfarë mendon Azem Syla për deklaratat e Azem Vllasit!

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Mashtroi për dy vite me radhë grupin e mjekëve kur u hoq sikur ishte në koma për t’iu shmangur dënimit për mashtrimin e fqinjit të tij në vlerën e 50 mijë eurove.

47-vjeçari britanik, Alan Knight dy vite më parë me bashkëpunimin e bashkëshortes së tij vendosi në jetë planin e tij për t’iu shmangur dënimit që mund të pasonte denoncimi i fqinjit që e akuzonte se e kishte mashtruar duke i marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai u ankohej mjekëve se nuk ndjente trupin e tij nga qafa poshtë. Mjekët nisën analizat, por asnjëherë nuk mundën të gjejnë kurën e duhur për 47-vjeçarin…për faktin e thjeshtë se ai nuk kishte qenë asnjëherë i sëmurë.

I gjithë zbulimi tronditës ndodhi kur një infermiere e gjeti në dhomën e spitalit krejt rastësisht duke ngrënë, madje edhe duke shkruajtur, ndërsa pas nisjes së hetimeve u mësua se gjatë këtyre dy viteve 47-vjeçari edhe kishte lëvizur jashtë dhomës së spitalit për të shkuar në supermarkete ku është filmuar duke shtyrë një karrocë të mbushur plot me ushqime.

Mashtruesi pritet të përballet me drejtësinë muajin e ardhshëm, tashmë me akuza të rënduara, ndërkohë që nuk mungon as padia për bashkëshorten e tij si bashkëpunëtore në “skemën 2-vjeçare të mashtrimit”./tch
 
Last edited by a moderator:
Ja çfarë mendon Azem Syla për deklaratat e Azem Vllasit!

Publikuar: 15:27 / 17.03.2015

ja-ccedil-far-euml-mendon-azem-syla-p-euml-r-deklaratat-e-azem-vllasit_hd.jpg



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së, Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e vitit 1981.

Syla në reagim ka shkruar se është gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës.

Ja reagimi i plotë:

ثshtë për keqardhje që edhe 34 vjet pas ngjarjeve të vitit 1981, Azem Vllasi vazhdon ta ketë të njëjtin mendim që pati Beogradi, Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe qëndrimet zyrtare të asaj kohe, duke i quajtur të dëmshme për Kosovën, ideologjike, enveriste dhe staliniste.

Kjo është çështje e ndërgjegjes së tij, e formimit politik dhe rezultat i radhitjes së tij nga ana tjetër, pra nga fryma e Jugosllavisë, e Titos dhe Beogradit të atëhershëm zyrtar.

Azem Vllasi nuk mund të flas në emër të organizatorëve, veprimtarëve , frymëzuesve dhe asaj gjenerate e cila veproi më 1981.

ثshtë historia e gjatë e përpjekjeve për çlirim të Kosovës, veçanërisht ajo pas Luftës së Dytë Botërore, që nuk është ndalur për asnjë moment.

Organizatat patriotike që kanë vepruar tërë kohën edhe në kushte të ilegalitetit pothuajse pa përjashtim kanë pasur platforma politike për çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe Serbia, bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë.

Ekzistojnë qindra materiale të tilla që dëshmojnë këtë synim kryesor të këtyre organizatave, pra çlirimin dhe bashkimin me Shqipërinë, që nuk mund t’i mohojë dhe shpallë si jo ekzistuese as Azem Vllasi. Ndër dokumentet më të rëndësishmit janë “Tezat për Frontin e Republikës së Kosovës” (1981).

Për Azem Vllasin mund të mos ketë fuqi kërkesa “Kosova Republikë”, si kërkesë themelore e ngjarjeve të vitit 1981, sepse politikisht ai ka qenë i radhitur kundër kësaj kërkese, ka dënuar demonstruesit si kundërrevolucionarë, separatistë dhe irredentistë madje ka larguar të gjithë profesorët me orientim kombëtar nga katedrat e Universitetit të Kosovës.

Radhitja e tij është çështje individuale, por ai nuk ka të drejtë të minimizojë dhe shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e 1981.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave vërtetë kanë bartur frymën e dashurisë ndaj Shqipërisë si atdhe, për dallim nga Azem Vllasi i cili ka qenë i radhitur nga Beogradi dhe i edukuar me dashurinë ndaj Jugosllavisë dhe Titos.

Janë ngjarjet e 1968, ato të vitit 1981, 1989/90, rezistenca civile e viteve 1990, dhe në fund lufta e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, që së bashku me aleatët perëndimorë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurorëzuan synimin shekullor të Kosovës, çlirimin dhe pavarësinë e saj.

ثshtë gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës. /Telegrafi/
 
Titulli: Ja çfarë mendon Azem Syla për deklaratat e Azem Vllasit!

Ja deklarata e Azem Vlalsit:

Vllasi, organizatorëve të demonstratave të ’81-shit: S’kërkuat republikë, as bashkim, as të drejta për shqiptarët, por enverizëm dhe stalinizëm
Publikuar: 9:23 / 16.03.2015

vllasi-organizator-euml-ve-t-euml-demonstratave-t-euml-rsquo-81-shit-s-rsquo-k-euml-rkuat-republik-euml-as-bashkim-as-t-euml-drejta-p-euml-r-shqiptar-euml-t-por-enveriz-euml-m-dhe-staliniz-euml-m_hd.jpg


Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thotë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist.

Në një bisedë për Telegrafin, Vllasi deklaron se organizatorët dhe bartësit e atyre protestave e kanë adhuruar figurën e Enver Hoxhës dhe se kanë qenë të mbështetur ideologjikisht në marksizëm-leninizëm.

“Janë dhënë vlerësime të shumta se ajo formë e reagimit ka qenë në dëm e jo në dobi tonën, për arsye se në ato protesta nuk janë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Nuk është kërkuar formalisht republika, sepse organizatorët dhe bartësit kryesorë të atyre protestave kanë qenë ideologjikisht të mbështetur në marksizëm-leninizëm”, ka thënë ai.

Sipas Vllasit, bartësit e protestave, mbi ato baza ideologjike e kanë luftuar sistemin e atëhershëm jugosllav, që për të ishte shteti socialist më liberal në botë, duke shtuar se “indoktrinimi i thellë i tyre në mendësinë enveriste dhe staliniste, i bënte parullat ‘Kosova Republikë’të dukeshin si një mbulesë demagogjike”.

“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.

Ai ka theksuar se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë thekson se “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.

“Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdijene kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, këto parulla marksist-leniniste nuk u panë mirë nga pjesët tjetër në ish-Jugosllavi, kur në pah dilte që qëllimi nuk është vetëm republika.

“Republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69. Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetëdhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia, e cila vazhdimisht, sikurse edhe sot, u kishte bërë problem shqiptarëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, kanë kaluar 34 vjetnga ajo kohëdhe tash për të shtrohet pyetja:Pse ata që kishin kërkuar “Kosovën Republikë” të ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk e kërkuan këtë pas çlirimit?

“ثshtë e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat kanë synuar edhe bashkimin kombëtar, sepse idenë e bashkimit kombëtar e ka bartur vetëm Adem Demaçi. Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar ai.

Vllasi thotë se aso kohe të gjithë kanë vlerësuar se demonstratat e dhunshme nuk kanë qenë zgjidhja më e mirë.

“Reagimi është dashur të ndodhë në forma tjera, pasi asnjë prej pjesëve tjera të ish-Jugosllavisënuk kishte reaguar, meqë kishin kaluar vetëm 10 muaj nga vdekja e Titos. Organizatorët e protestave të vitit 1981, edhe sot e kësaj dite nuk e tregojnë të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta? Me bindje e them se askush prej federatave dhe krahinave, aq më pak shqiptarët, kanë pasur interes që problemet të zgjidhen ne mënyre të dhunshme”, ka deklaruar Vllasi. /B.D./Telegrafi/


Komenti im: Ne ate kohe gjate demostratave studentore, po ky trathetar, na e bente me gisht nga ana tjeter e rruges duke na kercnuar...dhe sot pas kaq vitesh serish pretendon se kishte te drejte. Nuk di si e mban toka kete pleher!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top