Ja arsyeja e vrasjes së ish-ushtarit të UاK-së Nazmi Ajeti

Vrasja e 43 vjeçarit në Milloshevë shkaku i problemeve me bashkëshorten bashkeshorten

(E plotësuar) - Vrasja e mbrëmshme e Nazmi Ajetit 43 në fshatin Milloshevë, sipas burimeve të lajmi.net, ka ndodhur si shkak i problemeve që viktima kishte me bashkëshorten e tij.

Ai thuhet të jetë vrarë nga miku, pasi kishte kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, duke kërkuar që ta kthente atë në shtëpi kundër vullnetit të saj.

I vrari sipas burimeve të lajmi.net kishte arritur në QKUK pa shenja jete.

Ai për një kohë të gjatë kishte probleme me bashlëshortën me të cilen ka edhe fëmijë.

Pak ditë ditë më parë ajo kishte hapur rast në Polici për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Tashmë i vrari 43 vjeçar qe disa ditë kishte tentuar ta kthejë bashkëshorten në shtëpi, pasi vëllezërit e saj e kishin marrë nën mbrojtje.

Mbrëmë ai kishte shkuar te shtëpia e prindërve të bashkëshortes ku edhe ishte zënë me familjarët e saj.

Sipas këtij burimi, vrasja ka ardhur pas insistimit të viktimës që ai ta kthejë bashkëshorten e tij në shtëpi.

Tragjedi në Milloshevë, miku vret dhëndrin

Mbrëmë është vrarë në Milloshev nga miku i tij Nazmi Ajeti, veteran i UاK-së. Ajeti ka qenë në ilegale bashkë me Ali Ajetin dhe është njëri ndër themeluesit e UاK-së.

Edhe Policia e ka konfirmuar rastin përmes një komunikate ku tregon për ngjarjen se si ka ndodhur.

“Sot në orën 00:12 minuta, policia ka marrë informacionin për një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Milloshevë të Obliliqit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person të plagosur i cili menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Viktima e këtij rasti N. A. 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe Ajeti është njëri ndër themeluesit e UاK-së, ku nga Zvicra ka dërguar armë dhe para. Ai iu kishte bashkuar edhe UاK-së ku ishte luftëtar në rajonin e Llapit.





Një person nga fshati Milloshevë i Obiliqit, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga një armë zjarri.

Për KP, rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën në ora 00:00.

Ajo, thotë se derisa Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes i dyshuari kishte shtënë në viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima është dërguar menjëherë në QKUK, mirëpo nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për të ju bërë obduksioni. Ndërsa i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia”, tha Ahmeti.

***

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Milloshevë të Obiliqit pak pas mesnate, pasi që një person është vrarë si pasojë e një mosmarrëveshje.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se miku e ka vrarë dhëndrin sonte rreth orës 00:30, vrasje të cilës i kishte paraprirë një zënkë në shtëpinë e dorasit.

Dorasi pas kryerjes së vrasjes është në kërkim nga policia, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se viktima është e moshës rreth 30 vjeçare.

Veriu.info mëson se dorasi është pronar i një restoranti në Milloshevë.

largea_ahe45564561449480098.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top