Ja afroamerikanët që ndryshuan historinë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Plot 45 vjet pas ëndrrës të Martin Luter King, se një ditë njerëzit nuk do ta gjykojnë njeriun nga ngjyra e lëkurës por nga karakteri, Barak Obama ktheu në realitet një pjesë të vegimit.
Për herë të parë në historinë qindra vjeçare Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshojnë fytyrë. Në Shtëpinë e Bardhë do të ulet i pari afroamerikan senatori Barak Obama. Në këtë skedë ju ftojmë të shikoni afroamerikanët të cilët thyen të gjitha barrierat dhe arritën të hyjnë në histori. Në 1924: William Dehart Hubbard është afroamerikani i parë i cili arriti të fitojë një medalje olimpike individuale. Në 1940: Hattie Mc Daniel është afroamerikanja e parë që fitoi Oskar për interpretimin e “Mami” në filmin “Bashkë me erën”.

Në 1947: Jackie Robinson, është lojtari i parë me ngjyrë që mori pjesë në një ndeshje basketbolli të Major League. Në 1950 Ralph Bunche, është afroamerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për paqen. Në 1955: Rosa Parks është gruaja e parë afroamerikane e cila vendosi të ulej në vendet e rezervuar vetëm për të bardhët në autobus. Protesta e saj solli dhe eliminimin e këtij diskriminimi. Në 956 Althea Gibson është afroamerikanja e parë që fitoi kampionatin e tenisit, Wimbledon. Në 1967 Thurgood Marshall është afroamerikani i parë në Gjykatën Supreme të SHBA-së. Në 1989: David Dinkins është afroamerikani i parë që u emërua kryetar bashkie në Nju Jork. Në 1989: Colin Poëell është afroamerikani i parë që u emërua shefi i mbrojtjes në SHBA. Në 1990: Carole Gist është vajza e parë afroamerikane e cila u zgjodh Mis Amerika. Në 2005 Condoleezza Rice është gruaja e parë afroamerikane e cila u emërua Sekretare amerikane e Shtetit.



BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top