Ja 7 gjërat që nuk dini për Steve Jobs

Arfenilla

Themelues i Forumit
Për gjithë vitet e jetës së tij Seve Jobs, ka qenë në qendër të vëmendjes për publikun si krijuesi i Apple, por ai mbetet i padepërtueshëm për mënyrën e tij të jetesës, për vdekjen e tij, për jetën që bën familja e tij, për luftën e tij ndaj kancerit të pankreasit etj.

1- Jeta e hershme dhe fëmijëria.

Jobs ka lindur në San Francisko në 24 shkurt 1955. Jobs ka qenë një fëmijë i adoptuar nga çifti Klara dhe Paul Jobs. Më pas ai zbulon prindërit e tij biologjikë, nëna Joanne Simpson ish studente në lindje dhe babai Abdulfattah John Jandali, një musliman sirian. Jobs ka mbajtur lidhje shumë të ftohta me babain e tij biologjik.

2- Braktisja e kolegjit.

Ai ka lënë kokën pas kompanisë më të sukseshme dhe kështu nuk u diplomua nga kolegji, në fakt ai as nuk e mbaroi atë. Pas mbarimit të shkollës së mesme Cupertino, në Kalifoni, Jobs u regjistrua në Kolegjin Reed në 1972 por aty bëri vetëm një semestër.

3- Bashkëthemeluesi i Apple.

Jobs është njohur për risitë e tij në informatikë, në teknologjinë e celularëve dhe software, por ai ka ndihmuar gjithashtu në krijimin e lojërave me video më të njohura të të gjitha kohërave.

4- Gruaja që la pas.

Ashtu si pjesa tjetër e familjes, Jobs e mbajti larg martesën e tij nga syri i publikut. Jobs duke qenë i përkushtaur ndaj kompanisë të cilën e “nxorri nga dheu”, Jobs kishte anashkaluar takimin e tij të parë me Lurenën, gruan e tij. “Unë isha në parking, kyçur në makinë dhe mendova me vete se nëse kjo është nata ime e fundit në tokë, do të shpenzoja këtë natë për një takim biznesi apo në takim me këtë grua? Vrapova nëpër parking dhe e pyeta atë nëse ajo do të donte të darkonte me mua. Ajo me tha po, ne ecëm nëpër qytet dhe që atëherë ne kemi qënë bashkë”, ka thënë Jobs disa kohë më parë.

5- Motra e tij është një autore e famshme.

Më vonë në jetën e tij, Jobs ka kaluar shtigjet me motrën e tij biologjike duke kërkuar identitetin e prindërve të tij biologjikë. Motra e tij Mona Simpson është e njohur si autore e Anywhere But Here, një histori e një nëne dhe vajzës së saj të përshtatur më pas në një film me Natalie Portman dhe Susan Sarandon. Pas ribashkimit, Jobs dhe Simpson kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë.

6- Vajza e tij e parë.

Kur ishte 23 vjeç Jobs dhe e dashura e tij Chris Ann Brennan patën një vajzë, Lisa Brennan Jobs. Jobs nuk u martua me Brennan dhe thuhet se ai ka mohuar atësinë për disa vite. Ai është babi i tre fëmijëve me Laurene Pauell. Më pas Jobs rivendosi marrëdhëniet me vajzën e parë duke i paguar asaj edhe shkollën në Harvard.

7- Stil jetese i alternuar.

Në disa intervista Jobs ka lënë të kuptohet se në përvojën e tij të hershme me drogën. Jobs e ka komentuar përvojën e tij me drogën: Një në dy ose tre gjërat më të rëndësishme që kam bërë në jetën time”. Jobs gjithashtu ishte një konsumues i madh i produkteve të kafshëve, mishit dhe peshkut. Një besimtar i madh i mjekësisë lindore, madje ai kërkoi të trajtonte kancerin e tij me mjekime alternative, pra bimë mjekësore, para se të kalonte në ndërhyrje kirurgjikale. /alb.com/
 
Pe: Ja 7 gjërat që nuk dini për Steve Jobs

Pavarsisht jetes rremuje qe ka pasur ...arriti te krijoj revolucion ne boten e teknologjise ...kur nderkohe nuk ka patur asnje lloj diplomimi ne nivelet e larta arsimore ...
 
Titulli: Ja 7 gjërat që nuk dini për Steve Jobs

eshte dhembje e madhe per gjith boten te humbasesh njerz till
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top