Izraeliti që ndërroi gjininë është shtatzënë..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Izraeliti 24 vjeçar shokoi personelin e mjekëve në pjesën qendrore të Izraelit, kur të dielën hyri në recepcionin e spitalit dhe informoi mjekët se i është nënshtruar operacionit të ndërrimit të gjinisë dhe tash është shtatzënë.
Ky i ri, i lindur si femër, është izraeliti i parë i cili pas ndërrimit të gjinisë mbeti shtatzënë, pasi nuk kishte hequr organet reproduktive. Ai jeton i martuar me një burrë dhe është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
“Të gjithë mbetëm të shokuar”, tha një pacient i cili gjendej në spital. “Dukej si burrë nga jashtë dhe kërkoi nga mjekët që t’i drejtoheshin si burrë”, rrëfeu pacienti.
Burri shtatzënë, i cili thuhet se ka edhe mjekër, kërkoi që identiteti i tij të mbahej sekret.
Ai është duke përdorur hormone për tu dukur edhe më burrë!
Para tri vitesh, izraeliti i është nënshtruar operacionit për heqjen e gjinjve në SHBA, por vendosi që t’i mbajë organet reproduktive. Kështu e la mundësinë hapur për të mbetur shtatzënë.
Pas kontrollit mjekësorë, burri shtatzënë është liruar nga spitali sepse, me sa duket, mjekët kanë parë se shtatzënia e tij po ecën sipas planit.
Operacioni i ndërrimit të gjinisë zakonisht përfshinë edhe heqjen e organeve gjenitale femërore të cilat zëvendësohen me organin gjenital mashkullor, shkruan gazeta izraelite “Jediot ahronot”, në botimin e saj online.

293928_281587801852648_141388129205950_1287160_600858904_n.jpg


Marr nga kuriozitete&enigma nga fb
 
Pe: Izraeliti që ndërroi gjininë është shtatzënë..

Ky/kjo nuk paska ndrru asgje, gjinin femrore prap e ka pra pjest kryesore te nje femre ato te mbrendshmet.
Ky/kjo paska ndrru pamjen e jashtme e asgje me shum e nuk e ben kjo "burr" e as nuk dmth qe ka ndrru gjinin.
 
Titulli: Izraeliti që ndërroi gjininë është shtatzënë..

sa deshira te qmendura kan njerzimi si kuptoj fare.
 
Back
Top