Izraeli i tërbuar nga artikulli i gazetës Suedeze

Kresha

A pretty face can never trick me
Zyrtarë Izraelit dhe Suedez u përgjigjen me tërbim të mërkurën ndaj artikullit të gazetës Suedeze Aftonbladet ku thuhej se Izraelitët vrisnin Palestinezët dhe merrnin organet e tyre për trafikim.

Ky artikull i publikuar në të përditshmen më të shitur në Suedi paraqet lidhjen në mes të këtyre të akuzuarve dhe arrestimet e kohës së fundit në SHBA të rabinjëve çifut amerikan për trafikim ilegal të organeve.





Me titullin "Djemtë na u morën për organet e tyre," lajmi bëri bujë në Izrael, ku disa komentues krahasonin këto vrasje me ato për të cilat akuzohen çifutët e Mesjetës nga të Krishterët për vrasjen e fëmijëve të tyre nga ana e çifutëve për gjak.

Shkrimtari i këtij artikulli Donald Bostrom, u bazua në dëshminë e Palestinezëve në Bregun Përendimor dhe në Gazë të cilët i identifikonte vetëm me emrat e tyre të parë. Po ashtu citohet një zëdhënës ushtarak Izraelit i cili mohon akuzat duke thënë se Palestinezët e vrarë nga forcat Izraelite kalojnë nëpër autopsi të rregullta.

Bosrtom gjithashtu shkruan për mungesën e organeve për transplantim në Izrael dhe cekë fushatën e vitit 1992 nga qeveria për rekrutimin e donorëve të rinj.

"Dhe në të njëjtën kohë sa zgjaste kjo fushatë djem të rinj Palestinez zhdukeshin dhe ktheheshin pas disa ditëve në fshatrat e tyre të vdekur me trupat e tyre të prerë e të hapur," shkruan ai.

Zyra e jashtme Izraelite e quajti këtë artikull racist dhe se mund të nxiste krime urrejtjeje dhe se autoritetet duhej të kujdeseshin për këtë gjë.

Ndërsa ambasada Suedeze e quajti artikullin si shokues dhe të tmerrshëm si për Suedezët ashtu edhe për qytetarët izraelit." /forbes.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top