Që në kohën tonë për shumë arsye është në diskutim të përditshëm vlera e jetës dhe kuptimi optimist i ekzistencës së saj si “ekzistencë e dobishme” apo si gjë pa vlerën e duhur, këtë e kuptojmë nga shkalla e lartë e konkurrencës, vështirësitë e larta të suksesit personal, nga shtimi i njerëzve që preferojnë të jetojnë jashtë realitetit apo në izolim social të plotë, si rrugë për të shpëtuar nga andrallat e jetës.
Të gjitha këto realitetet sociale dhe dilema individuale tashmë ndihen në jetën sociale. Madje jo si patologji të izoluara por si dukuri dhe fenomene sociale me peshë. Kjo është arsyeja pse është koha që të bëjmë atë që duhet që njerëzit ta shikojnë jetën dhe vlerën e saj si dhuratë që duhet përdorur pozitivisht për të arritur jo vetëm qëllimet individuale por dhe për t’i shërbyer indirekt edhe shoqërisë.
Në një farë mënyre beteja është që njerëzit tanë veçanërisht të rinjtë por dhe grupet sociale me prirje margjinalizuese apo me përfytyrime të deformuara për vlerën e jetës të kuptojnë se vetëm jeta është ajo që e bën ekzistencën të dobishme, se çdo lloj izolimi social apo margjinalizimi të vullnetshëm është rruga e gabuar e transformimit të jetës së njeriut në “ekzistencë të padobishme”.
Në mendimin shoqëror por dhe në perceptimin publik ka gjykime të ndryshme, nganjëherë të paqarta dhe shpesh të frikshme jo vetëm për natyrën e njeriut të sotëm por dhe nevojën e lidhjeve dhe integrimit social të tyre në shoqëri. Sjelljet, veprimet, dëshirat eksentrike, neurotizmi, brutaliteti, veprimet asociale dhe shpesh edhe kriminale nga njëra anë dhe qëndrimet timide, të tërhequra, ndjenja e pafuqisë dhe izolimit kanë krijuar dyshime të dukshme se natyra e njeriut në kohën tonë është bërë më shoqërisht më shumë devijante, duke dalë shpesh jashtë normave të humanitetit dhe socialitetit.
Megjithëse nuk ka studime psikanalitetike që të analizojnë tipologjinë dhe fenomenologjinë e këtyre shfaqjeve, duket se njerëzit tanë kanë shumë probleme me strukturën e ndërtimit të sjelljes adekuate individuale dhe të organizimit të jetës së marrëdhënieve dhe komunikimit social.
Natyrisht ajo që për mua është shqetësuese është se dukuritë psiko-sociale të izolimit social, të zhvlerësimit të vlerës së jetës, të konsiderimit të vetes si “ekzistencë pa vlerë” tani janë të shfaqura më dukshëm nga njerëzit tanë. E keqja është se shoqëria, familja, shkolla dhe institucionet e tjera sociale shpesh nuk i shikojnë dhe vlerësojnë drejt këto dukuri. Madje akoma më keq ka shumë raste kur njerëz të ditur apo edhe injorantë gabohen duke i klasifikuar këto dukuri të izolimit, margjinalitetit, asocialitetit, largimit nga shoqëria, zgjerimi i frikës nga marrëdhëniet me të tjerët, si reflektime dhe shfaqje të ndryshimit të thellë të aftësisë përshtatëse të njeriut me kohën dhe shoqërinë e tij.
Nga ana tjetër, është koha kur nuk mund të mos merret parasysh fakti që edhe vetë njeriu ontologjikisht brenda vetes për shkak të ndryshimeve të tipologjisë së shoqërisë dhe marrëdhënieve njerëzore brenda saj është bërë në shumë vlerësime “qenie tjetër”. Sociologu dhe filozofi i shquar shqiptar Muhamedin Kullashi, gjykon me të drejtë se “…njeriu është qenie më e ndërlikuar, më e begatshme dhe më e paparashikueshme…” (M. Kullashi, “Gjurmë dhe pyetje”, faqe 151)
Padyshim, është jo aq e lehtë në kohën e sotme që në shoqëri të të dallosh saktë prirjet e shëndosha të individualizmit si sjellje e natyrshme e njeriut normal nga ato të njeriut devijant, të izoluar, asocial. Jo vetën sepse kufiri ndarës është bërë shumë i hollë, por dhe për arsye se vetë procesi i dallimi midis sjelljes normale individualiste dhe qëndrimit asocial devijant është bërë shumë konvencional.
Shumë tipare sociale të tepërta që dikur konsideroheshin si vlerë për njeriun normal koha i ka vënë në diskutim, si gjëra që e pengojnë njeriun në jetë që të gjejë rrugën e duhur, të jetë i suksesshëm dh eta bëjë të dobishme sa më shumë të jetë e mundur ekzistencën e tij, për vete dhe për shoqërinë. Nga ana tjetër, disa tipare të qëndrimit moral dhe sjelljes jo sociale, që në kaluarën për shkak të natyrës së shoqërisë holiste dhe totalitare kishin vlerësimin e qëndrimit jo normal të njeriut, në jetën e sotme moderne po bëhen norma të nevojshme të natyrës së ekzistencës dhe mënyrës tipike të sjelljes së njeriut modern.
Duket se në kohën tonë nuk ka më tipare të përgjithshme fikse, për të vlerësuar normën dhe dalluar devijimin në sjelljet e njeriut.
Koha është e tillë që ka bërë njeriun pragmatist.
Ekzistenca e njeriut ka marrë trajta të përshtatjes me natyrën e njeriut tejet utilitar, i dhënë jo aq shumë pas normave morale fikse se sa pas suksesit, parasë dhe interesit personal. Këtë “status” të njeriut të kohës modern e ka parashikuar dhe e ka karakterizuar filozofi i shquar ekzistencialist Martin Hajdeger i cili diktoi se “njeriu është arrakatur në subjektivitetin e tij”. (M. Hajdeger, “Letër mbi humanizmin”, f 73)
Njeriu normal në kohën tonë është pikërisht ky njeri që di t’i përshtatet kohës dhe kërkesave të jetës moderne dhe që jeton në shoqëri dhe realizon mënyrën e vet të jetesës, që ka aftësi të adoptohet me kërkesat e saj dhe që nuk e humbet toruan pas definicioneve të ngurta filozofiko-morale që shpesh e pengojnë dhe e ngatërrojnë në rrugën e tij.
Kjo nga pikëpamja sociale. Por në të njëjtën kohë njeriu i kohës moderne ka ndryshuar edhe nga pikëpamja psikologjike, sepse është i bindur se duhet të ketë në të njëjtën kohë aftësi, energji dhe guxim për të përballur sfidat dhe vështirësitë e jetës personale, të ndeshet personalisht me të gjithë të papriturat dhe gjërat e pagarantuara që i ka në natyrë jeta dhe shoqëria moderne.
Kjo dialektikë e vështirë e jetës moderne është e tillë që ka vënë në provë çdo njeri, i cili për të jetuar normalisht, ka detyrë të përshtasë jetën e vet me kërkesat e shoqërisë. Nga ana tjetër vetëm në këtë mënyrë është e mundur sot që edhe shoqëria nga ana e saj nxjerr përfitimet e veta pozitive nga mënyrat normale të jetuarit të njerëzve.
Në se nuk realizohet ky ekuacion jete midis njeriut normal dhe kërkesave të shoqërisë, atëherë është e pamundur që kemi njeriun e aftë që të përballojë sfidat dhe vështirësitë e jetës, që të ketë guximin e duhur për t’u ndeshur me to. Ka shumë njerëz në shoqërinë tonë që për shkaqe të natyrave të ndryshme ekonomike, sociale, psikologjike apo të përzjera, kanë vështirësi për të kuptuar dhe pranuar vlerën e jetës së tyre. Ata herë ankohen për veten e tyre për mungesën e aftësive përshtatëse me sfidat e jetës së vështirë sociale dhe prandaj shajnë shoqërinë, e cila sipas tyre nuk është aq shumë bujare që t’u ofrojë atyre zgjidhje pasive dhe të ofrojë suksese të garantuara, që të mund të arrihen me më pak punë, guxim social dhe kurajo personale.
Kjo padyshim është e lidhur me faktin që në kushtet e shoqërisë me prirje të thellë individualiste, ka një shpërpjesëtim në vlerësimin dhe lidhjen e interesave personale dhe sociale.
Ekzistenca individuale dhe natyra individualiste e suksesit dhe dështimit, është thelbi ekzistencial i shoqërisë së sotme. Por kjo nuk do të thotë që njeriu të mendojë vetëm për vete, apo që të sigurojë veten në mënyrë të mjaftueshme me idenë se çdo gjë që është jashtë vetes është patjetër kundër tij, se në këtë botë të bazuar në garë personale dhe konkurrencë individuale të gjithë çfarë janë rreth teje janë medoemos kundërshtarët dhe “armiqtë” e tu.
Padyshim ekzistenca individuale si entitet më vete, e izoluar tërësisht nga shoqëria dhe natyra e lidhjeve sociale, është në shumicën e rasteve “ekzistencë e prishur” personale, ose më saktë “ekzistencë e panevojshme” individuale. Sepse siç ka thënë me të drejtë psikologu Alfred Adler, njerëzit që ëndërrojnë me sy hapur për rrugë imagjinare dhe të lehta për të qenë i suksesshëm, si rregull bëhen “ekzistenca të padobishme”. Megjithë natyrën super individualiste të jetës edhe pse natyra e interesave është bërë tejet e personalizuar, duhet pranuar se ekzistenca njerëzore është pa vlerë në se është ekzistencë e izoluar nga shoqëria dhe marrëdhëniet e natyrshme me të tjerët. Sepse interesat që duken sikur plotësohen vetëm duke qenë personale, në të vërtetë në mënyra të ndryshme janë të lidhura edhe me të tjerët, me qëllimet dhe interesat e shoqërisë, të cilat duke qenë të individualizuara janë edhe të intereferuara nga pikëpamja sociale.
Pa këtë lidhje është e pamundur të zgjidhen deri në fund dhe në rrugën e duhur qëllimet jetësore të personalizuara të njeriut. Jeta moderne kjo është, natyra e saj duhet njohur.
Por megjithatë nuk është jetë që zhvillohet në “stanin e armiqve” dhe që njerëzit për t’u “mbrojtur” prej saj izolohen nga shoqëria dhe mbyllen në guackën e ngushtë të un-it të tyre. Megjithë rreziqet dhe të papriturat e shumta që ka kjo tipologji jete, nuk është në të njëjtën kohë jetë që duhet jetuar në panik apo që njeriu në të gjitha rastet të jetojë me frikë dhe vigjilencë ndaj të “tjerëve”.
Pikëpamjet e jetës së njerëzve të izoluar nuk janë normale, sepse atyre si rregull ju mungon aftësia për gjykim të shëndoshë, që të bën të aftë të kuptosh se vetëm duke qenë në shoqërinë tënde aktiv dhe i guximshëm, mund të zgjidhësh si duhet problemet e jetës dhe të sigurosht mënyrën e dobishme dhe format biofile të ekzistencës personale.
ثshtë shqetësues numri i njerëzve që jetojnë në mënyrë jo sociale, që e terrorizojnë veten nga frikërat që vijnë nga rreziqet e shoqërisë, që kanë idenë se në çdo rast janë të rrethuar vetëm me armiq, dhe që për pasojë zgjedhin në jetë rrugën e ekzistencës individuale të izoluar apo shoqërisht të padobishme. Në të vërtetë zgjidhja e problemeve të jetës kërkon koncept të qartë për kohën, shoqërinë dhe imperativat e saj. “Njeriu është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…ka marrëdhënie me të padukshme dhe të paekzistueshmen…” (Edgar Morin, “Hyrje në një politikë të njeriut”, f 30).
Në fund të fundit adoptim social i njeriut është i saktë dhe adekuat, kur përplaset dhe provohet përballë me sfidat e jetës së vërtetë.
Ndryshe, jashtë këtij realiteti ai nuk është adoptim por realitet i deformuar nga imagjinatat për mundësitë e të jetuarit në mënyrë asociale.
Që në të gjitha rastet ka vetëm një rezultat: dështimin personal…
NGa_Gëzim Tushi