Monique
With or Without u
Jo të kërcënuar nga ndonjë atentat apo eleminim fizik, por nga dëshmitë për krimet monstruoze që ka kryer pas viteve ’90-të.
Ish-truproja e tij, njeriu që ka qënë më afër dhe di në detaje gjithçka ka lëvizur në shtëpi, punë dhe kudo ku ka ecur Sali Berisha, ka denoncuar skandale të pashembullta, që nga vrasja e Azem Hajdarit, tek tentativa për të hedhur në erë ambasadën amerikane dhe vrarë ish kryeministrin e tij apo rivalët politikë e deri tek hamendësitë për vrasjen e kreut aktual të PD Lulzim Basha.
Izet Haxhia e ka akuzuar familjen e ish-kryeministrit Berisha si të përfshirë në shumë afera korruptive dhe vrasje me pagesë.
Izet Haxhia ka shprehur vullnetin për të rrëfyer për të gjitha ngjarjet e rënda, në një sallë gjyqi, ku përballë të ketë ish-kryeministrin.
Duke iu referuar këtyre deklaratave të tij, po rendisim disa prej ngjarjeve më të rënda, për të cilat Haxhia mund të dëshmojë para drejtësisë së re shqiptare. Ku është deklaruar dhe sot nga ministrja e Drejtësisë së dosja e vrasjes së Azem Hajdarit do të jetë e para që do të hapet.
Pas saj dosjet e tjera, që do të “groposin” përfundimisht Berishën dhe që pritet t’i garantojnë qëndrim për jetë në burg.
- Grushti i dështuar i shtetit më 14 Shtator 1998
I them Marshallit se ka ikur koha e budallenjve si puna ime, që sulmonin institucionet e shtetit për interesat karrieriste e antishqiptare të tij”, ka deklaruar Haxhia.
Po ashtu, Haxhia ka folur edhe për direktivat e Berishës.
“Ditën e këtij grushti shteti udhëzimet që vinin nga Berisha ishin të mos sulmohej e të mos merrej Presidenca, por vetëm Kryeministria e braktisur nga Nano që i fiksuar pas plumbit që i la në tavolinën e tij, ndihmësi i tij, por shërbëtori i treshes Kastriot Islami, në 13 shtator, kishte marrë arratinë për Maqedoni”, ka pohuar ai.
- Hapja e depove të armëve
“Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe.
E vërteta e hapjes së depove të armëve është ajo që ato depot i hapi populli i rebeluar i Jugut, për të rrezuar Berishën. Dhe Berisha, i fiksuar nga revolta me armë e nisur në Jug, urdhëroi hapjen e depove në Veri dhe shpërndarjen e armëve për militantët e PD në Tiranë, me qëllim që, konfliktin në mes tij e popullit të revoltuar kundër politikave të PD e Berishës, ta shndërronte në një konflikt Jug-Veri”, ka deklaruar Haxhia.
- Vrasja e Azem Hajdarit
Haxhia ka deklaruar se Sali Berisha e nxori Azem Hajdarin në pritën e vrasësve, ndërsa ngriti me shpejtësi një alibi.
“Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë.
Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës.
Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të “papritur” si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt.
Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim. Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj, por përdori Hajdarin për t’i larguar ata?”, ka rrëfyer Haxhia.
- Për torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës
“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.
Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Millosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile.
Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë…
Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”, ka rrëfyer Haxhia.
- Plani për të vrarë Aleksandër Meksin
“Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…”, ka pohuar Haxhia
- Plani për të vrarë Sabit Brokajn
“Sa për rastin e Dr. Sabit Brokaj është një kërkesë që i ka bërë Hajdari vëllait tim, e jo mua, për ta vrarë Dr. Sabitin.
Vëllai im e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Hajdarit. Në atë kohë unë nuk flisja me Hajdarin pas ngjarjes te Stadiumi Dinamo. Por Azemi merrte çdo ditë në telefon në Presidencë dhe kërkonte të bashkohej me ne që ishim në Presidencë për mbrojtjen e Berishës. Dhe ka qenë kërkesa ime për Berishën në atë kohë, që pas këtyre lutjeve të Azemit, ai u përfshi përsëri në strukturat e PD në atë pranverë të ’97, pasi ai ishte i larguar nga këto struktura”, ka pohuar Haxhia.
- Atentati ndaj Ambasadës Amerikane
- Vrasja e ambasadores amerikane Mariza Lino
Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën.
- Sulmi ndaj trupave evakuese gjermane në Rinas
Një burim diplomatik tërhoqi ndërkohë vëmendjen mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës.
Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar. Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ish-ambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”.
- Organizimi i atentatit ndaj Ibrahim Rugovës
“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje.
Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, ka thënë Haxhia për Magazina në Radio Dukagjini.
- Bomba te kioska e Lush Përpalit
Para se të niseshe kemi folur për vendosjen e kësaj bombe, kuptohet me porosi të ‘marshallit’ dhe të kam thënë që sa do zbresësh në Turqi kjo punë është e mbaruar. Dhe e vërteta është se pa zbritur ti akoma në aeroportin e Stambollit, bomba është vendosur dhe i pari që ke marrë lajmin në tel. ke qenë Ti apo ke harruar? Mos më thuaj që kur zbrite në Stamboll nuk të pritën aty Miri i Xhikes me Ylli Kelmendin me porosinë time kuptohet”, thotë ai.
- Bomba te zyrat e Sorosit
- Për Shkëlzen Berishën dhe “dashurinë” për lekët
- Kërcëniin për vrasjen e Lulzim Bashës
- Kërcënimi me jetë në Turqi nga Berisha
İ kam ftuar shpehere ,bujrum le te vijne .Nuk me trembin as killerat e Berishes apo kujdoqofte tjeter ..Por ka me teper se dy jave qe keta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kercenojne e bejne shantazh ndaj nje femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrefimet e mia.
Aq shume jane trazuar e verbuar nga keto te verteta dhe nga frika e ballafaqimit perpara drejtesise me liderin monster te tyre ,sa kercenojne e shantazhojne nje femer qe une te mbyll gojen e te mos kthehem ne atdhe .. Doja tu thoja ketyre pederasteve te bershes apo grupit te ‘ROGNERİT ‘qe asnje kercenim apo shantazh i ndyre i ketyre ‘trimave te kanunit te shpellave ‘nuk me tremb as mua as ate qe kercenoni e shantazhoni ..Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen”, akuzon Izet Haxhia Berishën./Pamfleti