IWF: Evropa çerdhe e abuzimeve seksuale të fëmijëve

1491211161_78890162_178769571.jpg

Europa po kthehet në qendrën globale të imazheve dhe videove të abuzimeve seksuale me fëmijët. Ky është konkluzioni i një raporti të përvitshëm të Fondacionit për Mbikëqyrjen e Internetit (IWF), që thekson se rreth 60 për qind e materialeve të abuzimeve mbarëbotërore gjenden pikërisht në Europë, me një rritje prej 19 për qind.

Holanda kryeson listën e kombeve europiane si “arkivuesja” e përmbajtjeve ilegale, thotë më tej IWF. Kjo vjen edhe si pasojë e përmirësimit të raportimeve dhe policimit nga ofruesit e shërbimit të internetit në Amerikën e Veriut.

“Situata është përmbysur krahasuar me vitet e kaluara”, thotë shefja ekzekutive e fondacionit në fjalë, Susie Hargreaves. “Europa është tashmë mikpritësi më i madh i imazheve të abuzimit ndaj fëmijëve, duke lënë pas Amerikën e Veriut”.

IWF-ja është një organizatë britanike që ka si fushëveprim gjetjen dhe zhdukjen e materialeve abuzuese nga rrjetet britanike. Në vitin 2015, rreth 57 për qind e faqeve të internetit që përmbanin materiale abuzuese gjendeshin në Amerikën Veriore, sipas shifrave të IWF-së. Në vitin 2016, kjo shifër u zvogëlua në 37 për qind, ndërsa tashmë shumica e tyre qarkullon në Europë.

Raporti i IWF-së thotë se rreth 34.212 faqe interneti janë zbuluar të përmbajnë dhe të shfaqin materiale abuzuese në Europë, duke përfshirë në kontinentin e vjetër edhe Rusinë e Turqinë.

Hargreaves thotë se kjo kthesë “mund të reflektojë punën e madhe që ka bërë industria amerikane për të luftuar këtë problem”, duke i detyruar kriminelët të gjejnë hapësira të tjera se ku mund t’i ngarkojnë dhe shpërndajnë këto materiale.

Ndryshimi është një “tregues i jashtëzakonshëm” i punës që është bërë nga ofruesit amerikanë të shërbimit të internetit në identifikimin, heqjen dhe raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, - thotë John Shehan, zv.president i divizionit për shfrytëzimin e fëmijëve në Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar në SHBA (NCMEC).

Ligjet amerikane u kërkojnë ofruesve të shërbimit të internetit të informojnë autoritetet kur gjenden imazhe të ndaluara në rrjetet e tyre. Në vitin 2015, numri i raportimeve të marra ishte 4.4 milionë, ndërsa në vitin 2016 plot 8.2 milionë. Ndërsa për vitin aktual, vetëm në këto 3 muaj e pak ditë janë marrë mbi dy milionë raportime.

Ndërkohë, Arda Gerkens, deputete holandeze që ndihmon në mbikëqyrjen e linjave telefonike kundër abuzimit në Holandë, thotë se ka parë një rritje të konsiderueshme të raportimeve nga ofruesit e shërbimeve të internetit mbi materialet e ndaluara në 2015-n dhe 2016-n. Por, sipas saj, ende nuk ka pasur ndonjë ndryshim në politikën europiane në 12 muajt e fundit që do të sillte edhe ndikim në këtë kthesë të raportit.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top