Ivanoviq: Pavarësia e Kosovës s’është përfundimtare

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryetari i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se miratimi i planit 6 pikësh të Ban Ki-Moonit i jep mbështetje planeve të Serbisë për të mbajtur Kosovën në integritetin e saj territorial.


Duke folur ne emisionin "Top Story" në TCH, Ivanoviq ka nënvizuar se Beogradi do të vazhdojë t'i kundërshtojë institucionet e Kosovës dhe do të komunikojë me pakicën e saj vetëm përmes UNMIK-ut.

"Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë institucionet që deklarojnë se janë pjesë e Kosovës së pavarur. ثshtë UNMIK, përmes të cilit ne komunikojmë me policinë dhe gjyqësorin", ka pohuar Ivanoviq.

Zyrtari serb ka theksuar se përmes këtij plani Serbia nuk synon ndarjen e Kosovës, por dominimin e saj pasi pretendon se pas disa vitesh të ulet sërish me palën shqiptare në negociata për të përcaktuar statusin e Kosovës.

"Nuk ka asnjë ndarje të Kosovës, pasi ne nuk po mendojmë vetëm për pjesën e veriut, por për gjithë Kosovën. Ne nuk e konsiderojmë pavaresinë si diçka përfundimtare, por si diçka tranzicionale. Brenda 4-5 vjetësh ne do të bisedojmë sërish për statusin, që ka për të qenë në interes të të dyja palëve dhe jo si këto bisedime që favorizuan vetëm palën shqiptare", ka shtuar Ivanoviq. /TCH/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top