Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Italia, 29 milione euro per kreditimin e ekonomise shqiptare
Pikerisht ne kete vale deklaratash dhe dyshimesh te forta se bankat kane ndaluar kreditimin, nje grant prej me shume se 29 milione eurosh mberrin ne vendin tone me kushte shume te favorshme per kreditimin e SME-ve.
Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare kane vendosur te firmosin marreveshjen e posacme, per realizimin e nje programi per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme shqiptare, (NVM). Programi i financuar nga Qeveria Italiane ka nje buxhet total prej 29,2 milione euro, bene te ditur burime zyrtare dhe ne te perfshihen tre komponente kryesore. Ato jane, nje linje kredie e bute ne favor te NVM-ve, nje fond garancie i cili mbeshtetet NVM shqiptare te kene nje mundesi me te madhe per te marre kredi si dhe ofrimi i nje asistence teknike per zbatimin e programit.
Kjo iniciative ka si qellim te kontribuoje ne rritjen ekonomike dhe sociale te Shqiperise, lehtesimin e sistemit te kreditimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme shqiptare, duke favorizuar ekonomine formale.
Ceremonia e hapjes se ketij programi do te organizohet ne daten 20 janar 2009. sipas burimeve zyrtare, ne kete ceremoni pritet qe te marrin pjese Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, Ministri i Financave, Ridvan Bode, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani dhe Ambasadori i Italise ne Shqiperi, Saba D'Elia.
Pritet qe bankat italiane qe operojne ne vendin tone, BIS Banca - Gruppo Veneto Banca, si dhe Intesa Sanpaolo te kene rol dominues ne kete marreveshje, si banka qe perfaqesojne dy nga grupet bankare me prestigjioze ne Itali.
Qeveria italiane ka dhene ndihmese te vyer per Shqiperine duke nisur qe nga fillimi i viteve '90 dhe autoritetet e saj shteterore kane kontribuuar rregullisht per rritjen e ekonomise shqiptare. Vetem pak kohe me pare, kryeministri italian Silvio Berluskoni vizitoi vendin tone dhe lajmeroi fondet ne shumen e dy miliarde eurove, si investime te shtetit pertej Adriatikut ne Shqiperi.