Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Italia, 10 mijë euro taksë emigrantëve

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Fini: Mjaft me diskriminim. Veltroni: Ky është racizëm

Partia e Legës së Veriut propozon për emigrantët në Itali pagesën prej 50 eurosh për t‘u pajisur me lejen e qëndrimit. Njëkohësisht 10 mijë euro taksë për llogari të shtetit, për ata emigrantë që duan të jenë sipërmarrës. Por Presidenti nuk është dakord. "Uroj - thotë Gianfranco Fini- që mazhoranca të reflektojë para se të marrë vendime të cilat nuk kanë të bëjnë me luftën kundër emigracionit klandestin. Në mënyrë objektive është diskriminuese për pjesën e punëtorëve të huaj, të cilët janë të rregullt në territorin tonë".

Ajo që nxiti reagimin e Presidentit ka qenë një amendament i dekretit "antikrizë", i propozuar në Komisionin e Ekonomisë nga anëtari i Legës, Claudio D‘Amico. Ndërsa Fini nuk e ka përkrahur këtë propozim, duke kërkuar "rishikim", mazhoranca është ndarë mes atyre që e përkrahin nismën e Legës dhe të tjerë që e kanë kritikuar këtë, duke qëndruar larg këtij propozimi.

Deklarata që një deputet i PDL, Benedetto Della Vedova, nuk heziton ta quajë "një taksë mbi të qenurit i ligjshëm", vjen nga një pjesëtar i së njëjtës qeveri, ministri i Politikave të Komunitetit, Andrea Ronchi.

Amendamenti i Legës për Ronchin, "kështu siç është konceptuar nuk është i papranueshëm, edhe sepse tema nuk është diskutuar kurrë në Këshillin e Ministrave".

Gjykimi i tij mbi propozimin për të paguar këtë lloj detyrimi është i padrejtë. "ثshtë një budallallëk i madh, mos të themi një çmenduri". Amendamenti në //////////një kohë të parë është aprovuar edhe nga pjesëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Por në mbrëmje, pa pritur ka ndërhyrë nënsekretari i Ekonomisë, Massimo Corsaro, duke qenë në të njëjtën linjë me ministrin Ronchi, me nënsekretarin e Shtetit Carlo Giovanardi, i cili u shpreh: "Duke nisur nga relatorët dhe qeveria, nuk është dhënë asnjë mendim". "Përkundrazi, ka shtuar ai, dy propozimet nuk kanë gjetur mbështetje".

Saktësimet e pjesëtarëve të qeverisë nuk kanë vlejtur për të rregulluar polemikat dhe marrëdhëniet politike, të shkaktuara nga reagimi i Presidentit.

Nga opozita, lideri i Pd, Walter Veltroni, i jep të drejtë Finit dhe e perifrazon propozimin "diskriminim me një masë racizmi". Mbështetës është edhe kryetari i grupit të Idv, Masimo Donadi, që fton Legën "të heqë dorë nga propozimet raciste, demagogjike dhe qesharake". Në krah të Gianfranco Fini dhe kundër këtij propozimi janë edhe reformatorët liberalë të Pdl. Sipas Benedetto Della Vedova, deputet i mazhorancës, "amendamenti i Legës nuk mund të quhet racist", por meriton një gjykim të rreptë politik: të detyrosh një faturë dhe një taksë mbi lejen e qëndrimit apo aktivitetin autonom të të huajve do të thotë të ulësh, të nënvlerësosh punën e emigrantëve të rregullt.

Propozimi për të vendosur taksën për marrjen e lejes së qëndrimit, në të vërtetë nuk është diçka e re.

Për t‘i shpjeguar opozitës dhe Presidentit (që është i partisë së tij) ndërhyn nënsekretari i Ministrisë së Brendshme, Alfredo Mantovano. Kush polemizon mbi propozimin e Legës, sipas Mantovano-s, harron që tani këto praktika kushtojnë më shumë se 72 euro dhe harrojnë po ashtu që qeveria ka parashikuar një amendament, që të martën do të diskutohet në Senat, i cili parashikon një kontribut prej 200 eurosh nga ana e emigrantëve që kërkojnë rinovimin e lejes së qëndrimit apo një leje qëndrim të ri. Nënsekretari shpjegon se të ardhurat do të shërbejnë për të financuar kthimin e klandestinëve në vendet e tyre dhe pajisjen me dokumente për emigrantët e rregullt.


Të martën do të propozohen taksa të reja për emigrantët




Një temë që nuk është diskutuar në Këshillin e Ministrave italian. Një propozim që ka ardhur si pjesë e një amendamenti nga ana e Partisë së Legës së Veriut pretendon që emigrantët në Itali të paguajnë 50 euro për pajisjen me leje qëndrimi apo për rinovimin e saj. Ndërsa shuma prej 10 mijë eurosh, po sipas këtij propozimi, duhet të jetë taksa që emigrantët duhet t‘i paguajnë shtetit italian, në rast se vendosin të bëhen sipërmarrës apo të ngrenë një biznes të caktuar.

Reagimet më të ashpra lidhur me këtë propozim kanë ardhur nga Presidenti Gianfranco Fini, i cili ka kërkuar rishikim të këtij propozimi, reflektim dhe mbi të gjitha maturi në marrje të vendimeve nga qeveria. Sipas tij, një propozim i tillë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër emigracionit të paligjshëm, madje një nismë e tillë është diskriminuese për atë pjesë të emigrantëve të rregullt që punojnë në shtetin italian.

Një amendament i dekretit antikrizë ka ardhur si propozim në Komisionin e Ekonomisë nga një anëtar i Partisë së Legës, Claudio D‘Amico. Ndërsa Fini e ka dhënë mendimin e tij, për sa i takon këtij propozimi, duke kërkuar rishikim, mes mazhoransës qarkullojnë dy grupe: ata të cilët e aprovojnë propozimin e Legës dhe të tjerë që i qëndrojnë larg kësaj nisme.

Deputeti i PDL, Benedeto Della Vedova, e quan këtë shumë si taksë të ligjshmërisë. Ndërsa ministri i Politikave Komunitare, Andrea Ronchi, thotë se mënyra se si është konceptuar ky propozim, mbi të gjitha i padiskutuar në Këshillin e Ministrave, është e papranueshme. Nënsekretari i Ekonomisë, Massimo Corsaro, ministri Ronchi, dhe nënsekretari i Shtetit, Carlo Giovanardi, janë shprehur se të dy propozimet ende nuk janë pranuar.

Nga opozita, Walter Veltroni i jep të drejtë presidentit dhe deklaron se një propozim i tillë është diskriminues. Kryetari i grupit të Idv Massimo Donadi i është drejtuar Legës duke i kërkuar të heqin dorë nga të tilla propozime raciste.

Nga ana tjetër deputeti i maxhorancës Benedeto Della Vedova, Legës në këtë rast i duhet dhënë një gjykim i rreptë.

Ai që ka dhënë argumente pro propozimit të Legës është nënsekretari i Ministrisë së Brendshme i cili ka sqaruar se realizimi i praktikave të emigrantëve kushton të paktën 72 euro dhe ka shtuar se një tjetër amendament që do të propozohet ditën e martë në Senat është pagesa prej 200 euro për emigrantin që kërkon të marrë apo të rinovojë lejen e qëndrimit...

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top