Itali, vritet shqiptari, nuk i ndalet policisë

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 13:06 / 24.11.2013

itali-vritet-shqiptari-nuk-i-ndalet-policis-euml_hd.jpg


Një shqiptar është vrarë nga policia italiane në Bolgara në rrugën e Paloscana, pasi nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të ditës së djeshme dhe viktima është 27 vjeçari nga Shqipëria, Behxhet Bushi. Ndërkaq që dy persona të tjerë që ndodheshin me të janë larguar me vrap dhe ende nuk janë kapur nga forcat e policisë, transmeton Shekuli online.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, të cilat thonë se viktima ka goditur me makinë edhe një polic.

“Një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinë, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë atë”, -shkruan L’Eco di Bergamo.

Karabinieri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar një plumb që e ka kapur shqiptarin në toraks, duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. /Telegrafi/
 
Titulli: Itali, vritet shqiptari, nuk i ndalet policisë

Epo mos tu grrice shum byca ..
sidoqofte
U prefte ne paqe !
 
Titulli: Itali, vritet shqiptari, nuk i ndalet policisë

Policia apo karabinieri? Jane dy arme te ndryshme, dhe plot ambicie se cila eshte me superiore-qe nuk shkojne dakort gjithaq.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top