Itali, vdes në aksident sulmuesi shqiptar

Ado

FISEBILIL-LAH
ثshtë shuar mbrëmë ëndrra e Brian Filipit, për të luajtur në fushat më të famshme të futbollit. Sulmuesi 20 vjecar, pjesë e skuadrës së Ravenas vdiq në aksident. Presidenti i Ravenas, Xhani Fabri. “Filipi kishte perspektiva"

RAVENA- Brian Filipi, sulmuesi shqiptar i skuadrës së futbollit të Ravenas është përplasur nga një makinë dhe ka gjetur vdekjen në spital. Incidenti ndodhi pak pas orës 23 të mbrëmjes së të premtes, në qytetin e vogël turistik të Ravenas, Cervia. 20 vjecari po ecte në këmbë së bashku me një shok të skuadrës kur një makinë ka ardhur nga pas dhe i ka përplasur me forcë.

Më pas makina, e cila sipas dëshmitarëve ishte me shpejtësi të madhe, është ndaluar pasi është përplasur me disa makina të parkuara në rrugë.

I riu shqiptar është dërguar menjëherë në spital por Briani ku dhe ka gjetur vdekjen

Në spital për të parë të riun shqiptar kishte mbërritur edhe presidenti i Ravenas, Xhani Fabri. “Filipi kishte perspektiva. Kishte luajtur në kombëtaren e të rinjve të Shqipërisë dhe Palermo në muajt e kaluar e kishte marrë si rezervë.
(s.g/BalkanWeb)
 
Po me vjen shm keq :(
Ngushellime familjes:S
 
Ngushellime familjes ...







:pijanec::canna::droge::haha:
 
Shpreh ngushellimet e mia per vdekjen e riut Brian Filipi familjareve te tij.Eshte vertet nje humbje jete sa e dhimbeshme por edhe tragjike ,sepse iku ne lulen e moshes se rinise me endra te parealizuara.Eh emigrimi ,si po i humb shqiptaret
 
eshet gjyna,na vjen keq sepse eshet dhe nje talent!
ngushellime!
 
Ngushellime familjes dhe gjynaf ai qe iku se paska qen shum i ri. Nuk habitem qe ka ndodh se un kam jetu ne Cervia dhe aty nuk njifet shum ligji, luhet droga dhe prostitucioni shume dhe nje makine me shpejtesi te tille nuk esht gje e rralle per ate zone, esht pothuajse si Napoli. Te vdesesh nga shkaqe natyrore esht mese normale por te vdesesh se ta merr tjetri jeten esht te vesh duart ne koke. Mjer kujt i bjen kjo fatkeqesi e tille.
Ngushellime ...
 
Back
Top