ITALI – Një i ri shqiptar, i sëmurë mendor, ka rrëmbyer dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë.
Sipas mediave italiane, 19-vjeçari Enriges Kavalli i ka kërcënuar me thikë dy infermieret dhe njërën prej tyre e ka plagosur në qafe dhe më pas e ka përdhunuar në një makinë pranë qendrës “Arcobaleno”, ku kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Mësohet se njëra prej infermiereve lajmëroi forcat e policisë, të cilat bënë të mundur ndalimin e të riut shqiptar, pak orë pas kryerjes së krimit. Pasi përdhunoi infermieren, 19-vjeçari ishte fshehur në pyll në Avexano.
Ndërkohë infermierja e plagosur është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)