Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Itali, procedurat e reja për bashkimin familjar

Ambasada italiane ka bërë të ditur dje procedurat që duhet të ndiqen për bashkimet familjare, të cilat do të fillojnë të aplikohen duke nisur nga data 1 shtator 2008. Në një njoftim për shtyp, ambasada italiane ka njoftuar se personat me banim në Rrethin konsullor të Tiranës, që dëshirojnë të paraqesin kërkesë për bashkim familjar (bashkëshort dhe/ose fëmijë) me një qytetar shqiptar me banim në Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme: të caktojnë takim përmes shërbimit call center të ambasadës në numrin 0900 404 4000; Të paraqiten në ditën e caktuar pranë agjencisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme, të cilat do t‘i përcillen përmes postës Ambasadës italiane në Tiranë.

"Pasi Zyra e Vizave e Ambasadës Italiane të ketë vlerësuar dokumentacionin e paraqitur, personi do të lajmërohet për t‘u paraqitur pranë Zyrës Konsullore për identifikimin, pagesën e vizës dhe plotësime të mundshme të dokumentacionit", sqarojnë më tej përfaqësuesit e ambasadës italiane në Tiranë.

Ata shpjegojnë se dokumentacioni duhet paraqitur pranë agjencisë Albanian Courier (Union Net) më të afërt. Ky është dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë që përfshin formularin për kërkesën e vizës. Duhet plotësuar një formular për çdo person. Formulari duhet të plotësohet tërësisht dhe të firmoset. Për të miturit formulari duhet të firmoset nga të dy prindërit. E domosdoshme është pasaporta e vlefshme, të paktën deri në tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar; fotokopje e pasaportës; 1 fotografi, format pasaporte; fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm i Emigracionit.

Gjithashtu ekziston edhe dokumentacioni i nevojshëm në bazë të tipologjive. Kështu, për bashkime familjare me bashkëshortin/ bashkëshorten për aplikimin kërkohet një certifikatë martese, leja e qëndrimit e vlefshme e qytetarit shqiptar rregullisht banues në Itali. Ndërsa për bashkimin familjar të fëmijëve me prindërit duhet paraqitur certifikata e lindjes e djalit ose e vajzës; certifikata familjare, fotokopja e lejes së qëndrimit të prindërve. Për këtë, nëse vetëm njëri prej prindërve është banues në Itali, prindi me banim në Shqipëri duhet të paraqesë një akt pëlqimi për çatdhesimin e djalit ose të vajzës, përpiluar nga një noter shqiptar, përkthyer në italisht dhe noterizuar. Gjithashtu firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Ambasada italiane kujton se formularët për kërkesën e vizës dhe listat me dokumentet e nevojshme shpërndahen falas pranë ambasadës, pranë agjencive Albanian Courier (Union Net), janë të afishuara brenda dhe jashtë ambienteve të Zyrës Konsullore dhe mund të shkarkohen në adresën e ambasadës Ambasada Italiane nأ« Tiranأ« Dokumentet e Gjendjes Civile duhet të jenë të lëshuara jo më parë se tre muaj nga autoritetet shqiptare. Ato duhet të jenë të përkthyera në italisht dhe të noterizuara. Firma e punonjësit të gjendjes civile dhe firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back