Itali, në pranga 14 shqiptarë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
14 persona janë arrestuar nga policia italiane, pjesë e dy grupeve të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa merreshin me prostitucion në aksin Piaçenza- Shqipëri. Shumë udhëtime janë dokumentuar mes dy vendeve nga anëtarët e grupit që drejtonin prostitucionin, duke folur me njëri-tjetrin nëpërmjet Skype-it.

Në përfundim të gjithë hetimit policia lëshoi 14 urdher arreste. Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri tha se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.

Sipas medieve italiane arrestimi i fundit është bërë në Tiranë, ndaj një shtetasi, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shqiptari në shtator të 2013, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qënë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.

Për vrasjen e tij janë arrestuar edhe Mersin Uku, 29 vjeç dhe Donard Uku, 21 vjeç. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, dyshohet po ashtu se më vonë është përfshirë një një tjetër vrasje, duke vrarë një 79- vjeçar italian.

timthumb.php


[video=youtube;1JIVN-_IJVc]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1JIVN-_IJVc[/video]

shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Itali, në pranga 14 shqiptarë

Kane kapur 14 veta per prostitucjon asnje reagim , dyshohen nja 8 veta qe kan cuar njerez ne Siri me deshire, vuuu sharjet :P(dyshohen jo se kan derguar me verte :D)
 
Pe: Itali, në pranga 14 shqiptarë

Kane kapur 14 veta per prostitucjon asnje reagim , dyshohen nja 8 veta qe kan cuar njerez ne Siri me deshire, vuuu sharjet :P(dyshohen jo se kan derguar me verte :D)

ctu komentosh ketyre o Soli ...te vjen turp edhe ti lexosh e jo me ta komentosh.

Kurse ata njerezit per Siri ,,,hamendesojme qe jane njerez te mire qe mund ti vlejne kombit e jo te humbin jeten ne Siri ....Kaq eshte e thjeshte besoj!
 
Pe: Itali, në pranga 14 shqiptarë

..kam qene gjithmone skeptik ne kete "padronat" e femrave. Mund te jene rsate te rradha qe nje femer del ne rruge me force.
 
Pe: Itali, në pranga 14 shqiptarë

Nuk di valle a mendojne keta njerez qe neser ate qe mbjell mund edhe me e korre....e dergon gocen e huaj te prostituoj, por neser mundet dikush ta dergoj te tijen, cfare do bej pastaj...ncncnncncnncn
 
Back
Top