Itali, gjinekologu përdhunon 19-vjeçaren shqiptare

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar nga një mjek gjinekolog. Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza e ka depozituar denoncimin në polici ndaj gjinekologut Carlo Gambaro, 62-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë, ku vajza kishte shkuar për vizitë në spital dhe mjeku që e kishte vizituar kishte abuzuar me të.

Ajo thotë se, pas bërjes së ekografisë, mjeku kishte filluar t’i bënte pyetje personale. Ai e kishte pyetur se çfarë tip marrëdhëniesh ****uale preferonte dhe më pas e kishte përdhunuar vajzën shqiptare.

Vajza për ditë me rradhë ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe pasi është konsultuar me disa shoqe të sajat ka vendosur të bëjë denoncimin. Policia lokale pasi ka hetuar ka zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që mjeku përdhunonte pacientet. Mësohet se gjinekologu ka përdhunuar edhe dy vajza të moshës 29 dhe 19 vjeçe, edhe këto me nënshtetësi të huaj.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se në lidhje me këto veprime të këtij mjeku kishte fjalë prej vitesh, duke nisur që nga vitet ’90, por nuk kishte pasur asnjë denoncim.

“Nga hetimet kemi mësuar se shumë prej grave që janë vizituar tek ky mjek, janë ankuar për këto lloj sulmesh, por pa e denoncuar asnjëherë atë. Zakonisht ai sulmonte vajza e reja dhe të këndshme dhe mundësisht të huaja. Sigurisht që ka edhe vajza të tjera që janë sulmuar ****ualisht dhe ne presim që të vijnë e të denoncojnë”, ka deklaruar Silvia Passoni drejtuesja e hetimeve në Kuesturën e Novarës. /shekulli/
 
Titulli: Itali, gjinekologu përdhunon 19-vjeçaren shqiptare

Hiq spo besoj mo ne qeto kopalla .
Gjinekolog 62 vjeq me pa kon veterinar kisha thone po ky sheh non stop qasi sendeve sa nuk besoj ne kete prralle.
Po njerezit nuk lojne menyre pa kqyre qysh me nxjerr pare edhe kqyrin me demtu imazhin e doktorit.
Nuk besoj se ndonje perdhunues kish prit 62 vjet me bo rastin e pare .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top