Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
54122.jpg


L'AQUILA- Trupi i pajetë i masakruar i një femre shqiptare është gjetur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L'Aquila, Itali.
Mësohet se kufoma është identifikuar si Mariana Marku 30 vjec, nënë e një fëmije 11-vjecar. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.

Mësohet se 30-vjecarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit si dhe disa kolege të 30-vjecares. Por, hetimet janë përqëndruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub.

Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije

C'drecin po behet keshtu..:(..jane shtuar kaqe shume keto krime te shemtuara.
Te mendosh qe ne s'jemi as ndonje Kombe me popullat te madhe,,:(..
Dhe kemi kaq shume krime ne raport me % e popullsis.
 
Titulli: Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije

Nuk permendet babai i femijes, ne shum artikuj qe lexova mbi kete ngjarje makabre. Jeton babai i femijes apo....?
 
Titulli: Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije

Si ne filma horror, tmerr....gjynah dhe per familjaret e saj ...shume e rende....
 
Back
Top