Itali, arrestohen 2 shqiptarë, u kapën me 600 gr kokainë në makinë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
55138.jpg

ITALI - Policia italiane arrestoi 2 të rinj shqiptarë, të cilët u kapën me 600 gramë kokainë të pastër në makinë.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Marsel Mati, 21 vjeç dhe Artan Milloshi, 23 vjeç. Ky i fundit qëndronte në Itali si klandestin.

Policia dyshon se të arrestuarit e kishin blerë kokainën në Veneto me qëllim përzierjen dhe shpërndarjen në Valmusone.

Mësohet se përmes shitjes së drogës të rinjtë prisnin të fitonin rreth 200 mijë euro.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top