Quku
Marakli Krapit
ITALI - Autoritetet italiane zbuluan shkakun e vrasjes së 20-vjeçares Vanessa Scialfa, tre ditë më parë në Enna të Italisë. Hetimet zbuluan detaje tronditëse që implikojnë të dashurin e saj Francesco Lo Presti, me të cilin bashkëjetonte prej kohësh.
Sipas mediave italiane, vajza ka përmendur emrin e ish-të dashurit të saj teksa ishte në një moment intimiteti me bashkëjetuesin e saj, çka ka shkaktuar një grindje të dhunshme mes çiftit.
Pas grindjes, vajza është përpjekur të largohej nga banesa, por 34-vjeçari e ka ndalur duke i futur një leckë me detergjent në gojë dhe më pas e ka mbytur me një kabull.
Trupi i pajetë i 20-vjeçares u gjet poshtë një ure të vogël në Enna, të martën e kaluar, ndërsa 34-vjeçari u shoqërua në polici, ku fillimisht tha se ishte i pafajshëm. Pasi u mor në pyetje për rreth 10 orë, Francesco Lo Presti pranoi se e kishte vrarë të dashurën e tij për shkaqe xhelozie.
Prokurorët e çështjes konfirmuan se autori ishte nën ndikimin e substancave narkotike në momentin e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)