Islanda, kopshti i botes

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Islanda eshte kopshti i botes pasi zoteron siperfaqen me te gjelber ne planet, e ndjekur nga Zvicra.

Ne shkallen me te ulet te podiumit renditet Kosta Rika, e ndjekur nga dy vendet skandinave, Suedia dhe Norvegjia. Eksperetet e Yale Columbia University shprehen se vendi ishullor paraqitet si me i gjelberti, duke llogaritur ketu parametrat e cilesise se ajrit, burimet hidrike, pyjet, peshkimin dhe biodiversitetin e agrikulturen.
iceland_map.jpg

Ky raport merr ne studim 165 vende, ne te cilet analizon 25 parametra te ndryshem.Vendet europiane perbejne me shume se gjysmen e 30 vendeve te para te renditjes, ndersa ne fund te renditjes dominojne vendet e Afrikes subsahariane.


Franca pozicionohet e shtata, Austria e teta, Britania e 14-ta, ndersa Gjermania e 17-ta.

Sierra Leone mban vendin e fundit, ndersa Republika e Afrikes Qendrore, Mauritania, Angola dhe Togo kane fituar pozicione. Shtetet e Bahkuara jane vendi i 61-te edhe pse presidenti Obama ka premtuar politika me te fuqishme ne ndihme te ambientit.

infoalb
 
Imazhet e pabesueshme të Islandës

fotoislande-lajmiii.jpg
Imazhet e mëposhtme mund të duken si të ndërtuara nëpërmjet një programi kompiuterik, pikturë e ndonjë artisti futurist apo të marra nga ndonjë planet alien.

Megjithatë, në të vërtetë ato janë imazhe reale, fotografi të realizuara nga një avion i vogël “Cessna”, mbi disa prej zonave të paekspoloruara të Islandës.

Fotografi rus, Andrey Ermolaev realizoi mbi 6 mijë kilometra fluturim në destinacione të virgjëra, mbi liqenë akullnajorë, zona të ngrira dhe lumenj me një bukuri përrallore, duke kapur nga ajri imazhe të pabesueshme të disa bukurive shumë pak të njohura në botë./tch

fotoislande2.jpg


fotoislande3.jpg


fotoislande4.jpg


fotoislande5.jpg
 
Back
Top