braziljania
Anëtar i Nderuar
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kuranin si një udhëzues për mbarë njerëzimin. Në atë kohë, shoqëria arabe ishte në një gjendje shthurjeje, kaosi e injorancë të plotë. Arabët ishin një popull barbar. Ata adhuronin idhuj që i përgatisnin vetë, besonin se lufta e gjakderdhja ishin të virtytshme dhe ishin të aftë të vrisnin edhe fëmijët e tyre. Ata ishin shumë pak të interesuar në çështje të dijës; të mos flasim pastaj për këndvështrim shkencor të botës e të natyrës.
Megjithatë, nëpërmjet Islamit, ata mësuan të jenë të njerëzishëm e të qytetëruar. Jo vetëm arabët, por të gjitha bashkësitë që pranuan Islamin u larguan prej territ të kohëve të padijes dhe u ndriçuan me urtësinë hyjnore të Kuranit. Ndër aftësitë që Kurani i solli njerëzimit ishte të menduarit shkencor.
NXITJE PثR HULUMTIM SHKENCOR, E SHPALLUR Nث KURAN
Zanafilla e mendimit shkencor është ndjenja e kureshtjes. Duke qenë se njerëzit janë kureshtarë të dinë se si funksionon natyra, ata hulumtojnë dhe interesohen për shkencën. Mirëpo shumicës së njerëzve u mungon një kureshtje e tillë. Për ta, nuk kanë rëndësi të fshehtat e gjithësisë dhe natyrës, por përfitimet dhe kënaqësitë e vogla në këtë botë. Në bashkësi të tilla ku njerëzit mendojnë në këtë mënyrë, shoqëria nuk ecën përpara. Aty mbizotëron prapambetja dhe padija.
Bashkësia arabe para zbritjes së Kuranit i përkiste këtij lloji, por vargjet e Kuranit u bënë thirrje arabëve dhe mbarë njerëzimit të mendojnë, të hulumtojnë, të përdorin mendjen, ndoshta, për herë të parë në jetën e tyre. Në shumë ajete të Kuranit, njerëzve u mësohet të marrin në shqyrtim natyrën dhe të mësojnë prej saj, pasi ata mund ta njohin Zotin vetëm pasi të kenë shqyrtuar krijimin e Tij. Për këtë arsye, në një nga vargjet e Kuranit, muslimanët përkufizohen si njerëz që mendojnë rreth krijimit të qiejve dhe të tokës:
Ata që e përkujtojnë Zotin në këmbë, ulur e shtrirë dhe mendojnë për krijimin e qiejve e të tokës: "O Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar këtë më kot. Lëvduar qofsh! Na ruaj nga dënimi i zjarrit!
{Kurani 3 : 191}
Si pasojë, për një musliman shfaqja e interesit për shkencën përbën një formë shumë të rëndësishme të adhurimit të Zotit. Në shumë vargje të Kuranit, Zoti u mëson muslimanëve të hulumtojnë qiejt, tokën, qeniet e gjalla apo vetë ekzistencën e tyre dhe të mendojnë për to. Kur lexojmë ajetet kuranore, ne gjejmë tregues të të gjitha degëve të shkencës.
Për shembull, Zoti në Kuran nxit zhvillimin e shkencës së astronomisë:
Ai i krijoi qiejt një mbi një. Ti nuk do të gjesh asnjë të metë në krijimin e të Gjithëmëshirshmit. Vështro, pra, përsëri! A sheh ndonjë të çarë? {Kurani 67 : 3}
Në Kuran, Zoti nxit, gjithashtu, studimin e botanikës:
Allahu është Ai që bën të zbresë ujë nga qielli, me të cilin bëjmë të lindin lastarë të çdo lloji. Prej tyre mundësojmë të lindë bimësi e prej saj, grurë në kallinj e palma, nga lëpushat e të cilave varen vile hurmash. E kopshte të mbjellë me vreshta e ullinj e shegë, që ngjajnë por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vëzhgoi frutat tek formohen e piqen! Ja, pra, shenja për njerëz që besojnë!
{Kurani 6 : 99}
Në një tjetër varg të Kuranit, Zoti tërheq vëmendjen tek zoologjia:
Nga gjëja e gjallë, ju duhet të nxirrni mësim...
{Kurani 16 : 66}
Ajeti i mëposhtëëm është një varg kuranor që ka lidhje me arkeologjinë dhe antropologjinë:
A nuk kanë udhëtuar në tokë dhe nuk e kanë parë përfundimin e popujve të mëparshëm? {Kurani 30 : 9}
Në një varg tjetër kuranor, Zoti tërheq vëmendjen tek provat dhe argumentet ekzistencës së Zotit në trupin e vetë njeriut:
Në tokë ka argumenta të qarta për ata që besojnë vendosmërisht. Edhe në vetveten tuaj, gjithashtu, ka argumenta. A nuk mendoni, pra? {Kuran 51:20-21}
Siç mund të shohim, Zoti u rekomandon muslima-nëve në Kuran të gjitha fushat dhe shkencat. Për këtë arsye, rritja e ndikimit të Islamit në histori solli, në të njëjtën kohë, edhe zhvillimin e njohurive shkencore.