Islami, feja më e madhe në botë brenda vitit 2070

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Islami, feja më e madhe në botë brenda vitit 2070

Pas kristianizmit, besimi mysliman është aktualisht më i madhi në botë, por po pëson rritje të dyfishtë në krahasim me të shkuarën

islam.jpg

Sipas analizave të institutit të studimeve amerikane, “Pew Research Center”, Islami do të bëhet besimi më i madh në botë brenda vitit 2075 dhe popullsia e Europës do të jetë 10% myslimane. Duke analizuar ndryshimin demografik mes besimeve kryesore, studiuesit kanë evidentuar që popullata botërore islamike do të rritet me 73% mes viteve 2010 dhe 2050, më shumë se dyfishi në krahasim me 35% të të krishterëve.

Kombinimi mes impaktit të vazhdueshëm të Shtetit Islamik (ISIS) dhe grupeve të tjera ekstremiste, që kryejnë akte dhunë në emër të fesë Islame, e kanë shndërruar fenë myslimane dhe myslimanët në plan të parë të debatit politik në shumë vende.

Ka dy faktorë kryesorë pas këtij fenomeni dhe të dyja kanë të bëjnë me demografinë. Së pari, myslimanët kanë më shumë fëmijë në krahasim me anëtarët e grupeve të tjera të besimit. Në të gjithë botën, çdo grua myslimane ka mesatarisht 3.1 fëmijë kundrejt 2.3 për të gjitha grupet e tjera të kombinuara. Myslimanët janë edhe të rinj në moshë (mosha mesatare ka qenë 23 vjeç në vitin 2010) në krahasim me grupet e tjera kryesore të besimit, duke u shkëputur me 7 vjet nga mosha e re mesatare e jo myslimanëve.

Popullsia myslimane është në një rritje të ndjeshme edhe në Amerikën e Veriut dhe Europë falë emigracionit, ku në këtë të fundit, një projektim, parashikon që brenda vitit 2015, 10% e europianëve do të jetë mysliman. Numri i ateistëve dhe njerëzve jo fetarë, do të ulet nga 16.4% të popullsisë botërore me 12.2%.

Në 2010-ën ishin 1.6 miliardë myslimanë në botë (rreth 23% e popullsisë botërorë), sipas një vlerësimi të “Pew Research Center”, kundrejt 2.17 miliardë të krishterëve. Por ndërsa Islami është aktualisht feja e dytë më e madhe në botë (pas krishtërimit), nga ana tjetër është besimi me rritjne më të shpejtë. Nëse prirja aktuale demografike vazhdon, parashikohet që numri i msslimnëve do ta kalojë atë të të krishterëve brenda fundit të këtij shekulli.

Indonezia është aktualisht vendi me numrin më të madh të popullsisë myslimane në botë, por” Pew Research Center”, hipotezon që India do të marrë kreun e kësaj renditjeje brenda 2050-ës (duke qëndruar gjithsesi një vend me shumicë të madh të besimit hindu), me më shumë se 300 milionë myslimanë.

Edhe pse shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ku besimi mysliman ka pasur origjinën në shekullin e VII, janë myslimanë me rrënjë, rajoni është atdheu i vetëm 20% të myslimanëve në të gjithë botën.

Pjesa më e madhe e myslimanëve në nivel botor (62%), jeton në rajonin Azi-Paqësor, mes të cilëve ka një popullsi të madhe në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi.

g.shqip
 
SubhanAllah....
 
Shih, shih
 
Kjo rritje ne perqindje behet si rrjedhoje e frikes apo me deshire te lire?

Nëse mendon se njerëzit bëhen pjesë e dikujt me frikë, atëherë imagjino sa "vuajmë" ne që jemi pjesë e saj.
 
Kjo puna frikes apo dhe analfabetizmit eshte aq "outdated" sa puna e teorise se evolucionit majmunor! Gjthss, mire per njerezit qe ti kthehen Zotit!
Cheers!
 
Islami, feja më e madhe në botë brenda vitit 2070

Pas kristianizmit, besimi mysliman është aktualisht më i madhi në botë, por po pëson rritje të dyfishtë në krahasim me të shkuarën

Sipas analizave të institutit të studimeve amerikane, “Pew Research Center”, Islami do të bëhet besimi më i madh në botë brenda vitit 2075 dhe popullsia e Europës do të jetë 10% myslimane. Duke analizuar ndryshimin demografik mes besimeve kryesore, studiuesit kanë evidentuar që popullata botërore islamike do të rritet me 73% mes viteve 2010 dhe 2050, më shumë se dyfishi në krahasim me 35% të të krishterëve.

Popullsia myslimane është në një rritje të ndjeshme edhe në Amerikën e Veriut dhe Europë falë emigracionit, ku në këtë të fundit, një projektim, parashikon që brenda vitit 2015, 10% e europianëve do të jetë mysliman. Numri i ateistëve dhe njerëzve jo fetarë, do të ulet nga 16.4% të popullsisë botërore me 12.2%.

g.shqip

Kete temen e analizes se “Pew Research Center”,e kemi qare ne nje debat vitin e kaluar ku njerezit nuk bindeshin dot sepse kishin problem me i lexu shifrat. Pra, perseri kjo gazeta ka genjyer me shifrat andaj mos u egzaltoni aq shume e shume.

Ja cfare thote pikerisht Pew Research Center ne nje shkrim te qershhorit te 2016.

''The Muslim share of Europe’s total population has been increasing steadily. In recent decades, the Muslim share of the population throughout Europe grew about 1 percentage point a decade, from 4% in 1990 to 6% in 2010. This pattern is expected to continue through 2030, when Muslims are projected to make up 8% of Europe’s population.''

Pra njerez, qe ta kuptoni mire, se per cdo 10 vite perqindja e muslimaneve ne Europe rritet ne 1% qe na rezulton se ne vitin 2100 kjo perqindje do te jete diku 15 %.

Megjithate, per ata qe e kan lexuar dhe kuptuar raportin e Pew Research Center, e tera kjo do te ndodhte ne Europe nese:

1. Vazhdon i njejti natalitet gje qe pew research center shpreh dyshime te medha dhe
2. Nese Evropa nuk ndryshon praktiken ndaj emigranteve

Por Evropa me sa duket ka ndryshuar praktiken ndaj emigranteve. Me sa shifet. :viol:

Gjithashtu dhe per boten ne teresi Pew Research Center shprehet se kjo gjendje dhe kjo statistike e saj munde te rrenohet teresisht varesisht nga ajo cfare do te ndodhe ne te ardhmen me popullaten e Kines. Nese Kina do lejoje lirite fetare kjo perqindja e muslimaneve ne bote do bie shume ndjeshem.

Qeshtu po thot shkenca e jo qefi i plakut :fiu:
 
@Kitrra, mos gervisht bojen se del llamarina e merr ndryshk Lol
 
Sa vuajn njerzit nga realiteti vetem kur hasim tema tilla e kuptojm..

E rendesishme te besojn se ka nje Zot .pa he se nuk ka rendesi feja hiq.
 
Te ky forum kam lexuar qe sa here ndodhin akte terroriste me vule islamike numri i besimtareve myslimane shtohet me mijera, qindra mijera, opo miliona fare.
E perseris, kete 'fakt' e kam lexuar ketu.
Nese vazhdojne keshtu me atentate dhe masakra terroriste do jene besimi numer nje ne bote shume me shpejt se viti 2070.
O burra pra, jepini, plasini bombat dhe vrisni njerez qe te arrihet qellimi qe vitin tjeter, pse te presin 2070?
 
Po me myslymanet e forumit cke? Se mos po i plasin ata :hmm:
 
Taqiyya eshte baza propagandiste e islamit aktualisht ne perendim.
 
Po me myslymanet e forumit cke? Se mos po i plasin ata :hmm:

Une nuk ju drejtova myslimaneve te forumit, ju drejtova te gjithe myslimaneve kudo qe ndodhen, perfshire edhe ata te forumit nese duan qe besimi i tyre te jete i pari ne bote.
Fundja rendesi ka numri dhe jo besimi ne vetvete, apo e kam gabim?
Sa per ate qe myslimanet e forumit nuk plasin bomba jam dakord me ty.
Nuk i plasin se s'kane mundesi apo nuk duan ti plasin kjo eshte tjeter ceshtje.
Une di nje FAKT.
Kur Isis nisi rrugetimin e vet para ca vitesh myslimanet e forumit i justifikuan aksionet e tyre, perfshire masakrat kafsherore.
Te pakten asnje prej tyre nuk i denoi, perkundrazi shprehen kenaqesi dhe u gezuan qe qafiret po paguanin me jete.
E perseris, asnjera/i nuk i denoi fillimisht.
Pas ca kohesh vetem njera mbajti qendrim dhe i denoi si akte mizore jo vetem si person por edhe nepermjet besimit te saj.
Pastaj me rradhe u vune ne rresht te tjeret.
Kujdes, po ta perseris, gjithe keto qe thashe me lart bazuar ne postimet e tyre.
Nese ke deshire mund edhe ti hedhesh nje sy.
Une ja kam thene personalisht njerit qe po te kishte mundesi do me prente fytin ose do me vriste me gure.
Ti thua qe nuk hedhin bomba.
Jo pra nuk hedhin.....edhe une ate po them !
 
Ke fjalen per ne France kur ndodhi terrori i pare?
Posi jo e mbaj mend, kam qene prezente dhe une :)

Po zbuten dhe keta po he.. nga pistoleta psh qe te hedh trute ne ere ne thike eshte zvogeluar arma. Shenje e mire kjo.
 
Nqs gjerat do te vazhdojne keshtu siç jane, patjeter qe do te jete me e madhja ne bote.
Madje shume me shpejt se viti 2070.
Nuk eshte aspak çudi.
 
Nqs gjerat do te vazhdojne keshtu siç jane, patjeter qe do te jete me e madhja ne bote.
Madje shume me shpejt se viti 2070.
Nuk eshte aspak çudi.

Gjithmone kam menduar e vazhdoh te mendoj qe te besosh ne Zot/Perendi/Allah eshte gje e mire ne vetvete.
Per fene islame ama mendoj qe ka mosperputhje karakteri me Europen dhe USA te pakten.
Keshtu qe sinqerisht nuk e di si do shkoje e si do vije e ardhmja.
Ose myslimanet do 'ndryshojne' interpretimin e Kuran'it (pothuajse zero probabilitet) ose europianet do ti nenshtrohen Kuran'it(Ketu probabiliteti eshte me i madh) por nese do ndodhte dicka e tille atehere Europa do mohonte vetveten.
 
Ka kohe se nuk ka pase debate te egra kendej. dhe si duket ju ka marr malli lol

ja se un do ju ndimoj icik :fshin: .. edhe pse nuk i kam qef aspak gjerat se thuhen ne menyre indirekte ..po hajt mo u mesum me keto fetyra tanime ...;)

un jam e para se nuk kam shpreh aspak keqardhje per ate rast se ndodhi ne franc .. jo se jam pro terorizimi larg coft,,por ka qen nxitje urrejtje kunder muslimanve ..sepse te beshe shaka me nje prejgamber qe eshte i shejt emri i tij te miljarda musliman kjo ka qen e tepert..Emri terezes i Skederbeut , nuk po lejohet te perdhoset,por po mbrohet aqe shume sa te len pa tekst .e jo me nje pris i muslimanve..Mos u mundoni ti cenoni lirin e te shprehurit askujt duke pretendu gjoja un kam shpirt human ,se nuk kemi cfar ti themi askujt perderisa u ben vite ketu dhe njihemi me shum seq mendoni... Un e mbroj Prejgamberin, tjetri Skenderbeun tjetri ben tifo per lojtaret serbe apo grek etc etc ..:lekundje:
 
.......
Keshtu qe sinqerisht nuk e di si do shkoje e si do vije e ardhmja.
..........

Parashikimi im eshte se gjerat do te vijne duke u keqesuar.
Do te kemi frike te dalim edhe nga shtepite.
Une u shmangem sa te mundem grumbullimeve te medha me njerez, e stacioneve qendrore.
 
Me thene te drejten, numri i muslimaneve nuk rritet sepse ata po shfarosin jomuslimanet. Do ishte injorance e kategorise se pare nje pohim i tille.Mire eshte dhe te lexohet pa ndjenja cfare shkruhet, pasi dhe artikulli e thote QARTE: Demografi-Emigrim. Ndonese dhe konvertimet kane goxha ndikim, ama konvertime ka patur e do kete perher sa kendej andej! Gjithsesi...
 
Feja eshte si nje pickim gjarperi, njehere te dhemb pak te pickimi, me vone te kalon ne vena, te bllokon arteriet, dhr ne fund vdes. Kjo eshte feja per mua, pastaj emrin vijani si t'ju doje qejfi!!
 
Po tme pyesesh mu o Lev, do i beja report sh koementeve te tua ne kohe te rinise qe te fshihen😝 Your personality stands so much higher than those. 😁

@|VNSHD| sbehet tag mduket 😅
 
Sa vuajn njerzit nga realiteti vetem kur hasim tema tilla e kuptojm..

E rendesishme te besojn se ka nje Zot .pa he se nuk ka rendesi feja hiq.
Jo oj Arfe nuk guxon nje muslimane te kete qendrime te tilla.
Pa pranimin e fese islame si fene e tyre askush ne Zot nuk beson.
 
Ka kohe se nuk ka pase debate te egra kendej. dhe si duket ju ka marr malli lol

ja se un do ju ndimoj icik :fshin: .. edhe pse nuk i kam qef aspak gjerat se thuhen ne menyre indirekte ..po hajt mo u mesum me keto fetyra tanime ...;)

un jam e para se nuk kam shpreh aspak keqardhje per ate rast se ndodhi ne franc .. jo se jam pro terorizimi larg coft,,por ka qen nxitje urrejtje kunder muslimanve ..sepse te beshe shaka me nje prejgamber qe eshte i shejt emri i tij te miljarda musliman kjo ka qen e tepert..Emri terezes i Skederbeut , nuk po lejohet te perdhoset,por po mbrohet aqe shume sa te len pa tekst .e jo me nje pris i muslimanve..Mos u mundoni ti cenoni lirin e te shprehurit askujt duke pretendu gjoja un kam shpirt human ,se nuk kemi cfar ti themi askujt perderisa u ben vite ketu dhe njihemi me shum seq mendoni... Un e mbroj Prejgamberin, tjetri Skenderbeun tjetri ben tifo per lojtaret serbe apo grek etc etc ..:lekundje:
Nuk e mbron Pejgamberin duke vrare njerez. Kshu ke shkelur porosine e pare te tij. Shpresoj ta rilexosh kte dhe te kesh mendim ndryshe.
 
Shumica e besimtarëve muslimanë e njohin Islamin vetëm nga shprehjet që lexojnë në muret e xhamiave dhe nga kuvendimet e Imamëve ke xhamia ku shkojnë rregullisht, një nr shumë shumë i vogël janë ata që e kanë lexuar Kuranin nga fillimi deri në fund, një numër akoma më i vogël se kaq është nr i atyre që kanë hapur libra për të kuptuar kronologjinë kur janë shpallur suret, kohën, vendet, situatat (pra të njohin historinë), një numër akoma edhe më i vogël se kaq janë ato që kanë bërë kërkime për interpretime të ndryshme nga dijetarë apo teologë të ndryshëm të botës Islame, një numër akoma edhe më i vogël se kaq kanë bërë kërkime për interpretime kontradiktore me sy kritik, nga dijetarë, teologë, etj.. të botës jo Islame.

Në Islam roli i klerit vazhdon të jetë shumë i fortë, kjo i lejon interpretimet vetëm brenda disa korrnizave që i përshtatetn klerit. Islami në këtë këndvështrim është akoma në fazën ku ka qenë Europa në mesjetë.

Por, pak nga pak do evoluojë edhe Islami sepse me zhvillimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale po bëhet më e thjeshtë diskutimi dhe këmbimi i këndvështrimeve.
 
Jo sipas statistikave.
 
Edhe te jene 1% e njerezve muslimane ne bote vetem ka miresi prej tyre. Ama musliman ne kuptimin e plote te fjales. Jo muslimanet vetem me emer dhe mbiemer.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top