Islami feja e lehtësisë

Ado

FISEBILIL-LAH
LEHTثSIA E JETESثS Sث MORALIT Tث KUR’ANIT

All-llahu dëshiron t’ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’u përballuar epsheve). (Nisa, 28)

Disa prej veçorive të bukura të domosdoshme të moralit të Kur’anit që Allahu i ka urdhëruar ato, janë si sakrifikimi, tolerimi, solidariteti, durimi, respekti, maturia, fisnikëria, besnikëria, bujaria, urtësia, drejtësia, falshmëria, ndershmëria, besueshmëria, fjala e bukur, mbajtja e fjalës, mbajtja e premtimit, të ushqyerit e fukarasë, të mbrojturit e jetimit, të ndihmuarit e nevojtarit, të kthyerit në kohë amanetin e marrë, mos grabitja e hakut (e drejtës) të dikujt, mos nënçmimi i tjerëve, dhe mos përqeshja e tjerëve.

Në të vërtet të gjithë njerëzit me ndërgjegjen e tyre, e dinë shumë mirë se cili moral i bukur do ta kënaqë Allahun. Këtë moralin të bukur që e kënaqë Allahun e jetojnë vetë ata pësona që ia kanë frikë Atij. Si shembull të këtij moralit të bukur e kemi Pejgamberin a.s dhe As-habet (shokët) e tij. Si moralin e bukur të Pejgamberit a.s po ashtu edhe të As-habëve nuk e ka dëmtuar asnjë situatë.

Por që shejtani, shumicës së njerëzve jetesën e këtij moralit të bukur ua tregon të vështirë dhe të pamundshëm. Për këtë arsye morali i bukur i shoqërisë injorante është i hollë sikur peri i mëndafshit, që këputet shumë lehtë. Shembull: një njeri që është shumë i matur dhe shumë zotëri, mund të tregojë mendjemadhësi, sjellje të pakëndshme, sjellje agresive, dhe sjellje sulmuese përballë disa gjërave të vogla që ia merr mendja se janë duke ia prishur qetësinë. Prandaj njerëzit që janë anëtar të shoqërisë injorante nuk dinë të bëjnë durim përball gjërave edhe më të vogla. Në shoqëritë e ditëve tona shumica e njerëzve janë duke e bartur kuptimin e këtij moralit të shtrembër. Ngase shumica i tregojnë njëri tjetrit sjellje të ngjashme, produktet e moralit të injorancës si; shtypja e tjerëve për mbrojtjen e të drejtave të veta, falsifikimi, egoizmi, lavdërimi, mashtrimi, gënjeshtra, hipokrizia, zilia, xhelozia, dyftyrsia, mburrja, tallja, përqeshja, mendjemadhësia, pamëshirshmëria, pandershmëria, pa turpëria, pa fytyrësia, arroganca, koprracia etj... shihen si veçori shumë normale te njerëzit që i përkasin moralit të injorancës. Madje edhe disa njerëz gjersa e prezantojnë vetën e tyre veçorit e këqija “unë jam koprrac, ziliqar, i pamëshirshëm ...” i njehin si pjesë të veçorive të mira dhe të rëndësishme. Si rrjedhojë e kësaj në përgjithësi një shumicë e madhe e njerëzve, e pranojnë veten e tyre me këto veçori negative.

Njerëzit që i përkasin këtij mendimit gjatë gjithë jetës së tyre nuk bëhen të lumtur. Sepse koprracia, zilia, pamëshirshmëria, hipokrizia, njerëzit gjithmonë i bënë agresiv. Ndërkaq siç e përcakutum edhe më herët Allahu fenë e ka krijuar të përshtatshme me natyrshmërinë e njeriut. Si rrjedhojë e kësaj në natyrshmërinë e njeriut ka ndjenjë të kënaqësisë nga zbatimet dhe nga shikimi i moralit të bukur. Kurse rrugët tjera janë të vështira dhe munduse të njeriut. Beduizzam Said Nursiu njëri prej dijetarëve të rëndësishëm Islam në librin e tij Shualar (dritat) lehtësinë që sjellë jetesa e besimit dhe vështirësinë që sjellë kufri (mosbesimi) në jetën e njeriut e tregon kështu:

Rruga e besimit është e shkurtër, e drejtë, e përpiktë dhe shumë e shkurtër. Kurse rruga e kufrit (mosbesimit) është e gjatë, e vështirë, dhe shumë e rrezikshme. Do më thënë në rrugë që të dërgon ka e lehta, e drejta, dhe ka e mira nuk ka shirk dhe mosbesim. Kështu që të vërtetat e besimit për njeriun janë të nevojshme sikur gjithësia për diellin. Kurse rruga më e rehatshme, më e shëndetshme, më e mirë, më e lumtur, më e shkurtër, më e rëndësishme në moralin njerëzor është në drejtim të siratit mustekim (rrugës më të drejtë). (Shuara, f.490

Përsëri ky dijetar në lidhje me këtë çështje thotë:

Të ecurit në rrugë e kufrit (mosbesimit) është më e rrezikshme dhe më e vështirë se të ecurit mbi akull. Kurse të ecurit në rrugë e besimit është e lehtë sikur me ecë në tokë, në dritë dhe me notuar në detë. (Mesnevi-i Nursiye f.71)

Një jetë pa besim njeriut ka mundësi t’ia përjetoj disa kënaqësi. Por këto kënaqësi që fitohen në këtë jetë pa besim janë të përkohshme dhe patjetër pas këtyre vjen mundimi dhe vuajtja. Njeriu sa do që jeton brenda, kënaqësive, bukurive, standardëve të mira nëse nuk ka besim, jeton shqetësimin e asaj që e dinë se një ditë do t’i ikën nga dora të gjitha këto që i posedon. Kështu që të gjitha ato që i posedon do ti ikin nga dora ose me një situatë që do të përballohet në ditë e tij ose një ditë do të largohet nga këto bashkë me vdekjen e pashmangshme. Pra në një vend që nuk ka mbështetje, frikë, dhe besim në Allahun është krejtësisht e pamundur të jetohet një jetë e qetë, pa brenga dhe pa shqetësime.

Prandaj morali i bukur njeriun e shtynë gjithmonë kah qetësia, lumturia dhe dashuria e zjarrtë për të jetuar. Po edhe për njerëzit që e zgjedhin rrugën e besimit për ata ka një qetësi, kënaqësi të vazhdueshme në jetë e tyre që shtrihet drejt ahiretit. Po edhe nëse përpara u del ndonjë vështirësi, mangësi apo ndonjë gjë tjetër e padëshirueshme, e dinë që është e përkohshme dhe e jetojnë gëzimi e asaj që ua ka premtuar Allahu në jetë e ahiretit. Kurse është shumë e lehtë ajo që duhet bërë për fitimin dhe bashkimin e dhuntive të përhershme: Nënshtrimi i urdhrave të Kur’anit dhe ndërgjegjes, me lejen e Allahut do ti bashkoj me bukuritë e përhershme të xhennetit.
 
Gjithmonë fitojnë ata që i nënshtrohen ndërgjegjes

Mendoni makinat që ecin në autoban... Të gjithë njerëzit që i ngasin këto makina në autoban u përkasin kulturave të ndryshme, profesioneve të ndryshme, moshave të ndryshme, personaliteteve të ndryshme, fizionomive të ndryshme shkurtimisht asnjë nuk i përngjan tjetrit.

Supozoni se dy makina nga gjitha makina tjera që gjenden në autoban kanë bërë ndeshje. Dhe njëri vozitës i makinës vërehet se është i lënduar dhe ka nevojë për ndihmë. Kështu njëri vozitës gjersa e kthen vetëm kokën e vetë, e shiko dhe përsëri vazhdo rrugë e vetë në autoban, tjetri vozitës e ndal makinën e vetë dhe duke i dalë në ndihmë vozitësit të plagosur, e dërgon në spitalin më të afërt dhe mundohet të bëjë për atë sa të mundet.

Dallimi më i rëndësishëm i këtyre dy personave është të dëgjuarit e njërit ndërgjegjen dhe mos dëgjuarit e tjetrit ndërgjegjen. Dallimi i kulturë, racës, arsimit, profesionit... në mes tyre nuk ka aspak rëndësi. اdo njeri pa përjashtim, është posedues i zërit të ndërgjegjes që gjatë jetës gjithmonë ia thotë të drejtën. Gjersa bënë një veprim të gabuar, gjersa bënë mëkat dhe në çdo dyshim që bie patjetër ndërgjegjja atij ia thotë të drejtën. Kurse të përcaktuarit e zërit të ndërgjegjes është shumë lehtë. Sepse ndërgjegjja që ia thotë atë që është e drejtë njeriut përballë një ngjarjes, gjithmonë është zëri i parë që e ndjenë në brendësi. Në raste se njeriu i nënshtrohet këtij zërit të parë do të jeton një jetë të lumtur, të qetë dhe të rehatshme. Kurse në të kundërtën nëse i mbyllë veshët, nëse fillon të kërkon ndjesa dhe pretekste duke iu drejtuar epshit, do të mbet i detyruar të jetojë bashkë me dhimbjen shpirtërore të vështirësisë që nuk do të mund të shpëtoj lehtë nga kjo.

Për këtë arsye ekzistimi i ndërgjegjes është një dhunti dhe lehtësi shumë e madhe që njerëzve ua ka dhënë Allahu. Njeriu që e dinë vlerë e kësaj dhuntie dhe e përdorë ndërgjegjen, në çdo gjendje, bëhet zotërues i një kuptuarës e cila ia bënë të mundur ndarjen e të mirës prej së keqes, shpëtimin në këtë botë edhe në botën tjetër dhe në të njëjtën mënyrë ia siguron edhe kënaqësinë e Allahut.

Allahu ka njoftuar se ka shpëtuar ai i cili e patronë vetveten (ndërgjegjen).

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten (ndërgjegjen)(Shems, 7-9).

Shprehja “ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten” në ajetin Kur’anor tregon çartë se e ka gjetur shpëtimin ai që i nënshtrohet ndërgjegjes.

Kurse gjendja e atyre që nuk u nënshtrohen urdhrave të ndërgjegjes në vazhdimin e ajeteve të lartë përmendura tregohet kështu:

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten (ndërgjegjen) (Shems, 10)

Ndërgjegjja e një njeriut që nuk e jeton moralin që e pëlqen Allahu dhe që nuk e zbaton fenë, vazhdimisht atë vazhdon ta urdhëron kah e bukura, e mira dhe drejta, në fund të kësaj në brendi të njeriut bëhet një përplasje. Kështu që nuk ia lëshon jakën ditë as natë dënimi i bërjes së pa ndërgjegjes me qëllim. Kurse kjo ia shton torturën si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër.
 
Lehtësia e nënshtrueshmëris dhe mbështetjes në Allahun

Secilit njeri në jetën e tij i ndodhin disa situata “të pakëndshme”, “të papërshtatshme”, dhe “të pa fat”. Këto situata që shihen gjatë jetës së njeriut ose mund të jenë situata të vogla që njeriu i përjeton në jetën ditore ose mund të jenë aç të mëdha saqë mund të ndikojnë negativisht në mbarë jetën e njeriut. Njerëzit që nuk e jetojnë moralin e Kur’anit kur të përballohen me kësi lloj situatash të vogla apo të mëdha që nuk i pëlqen epshi i tyre, ndjejnë shqetësim, lodhje, brengosje, tendosje dhe frikë. Ndërkaq kjo e vërtetë është një torturë që ia përjetojnë vetvetes së tyre në fundin e asaj që jetojnë të pa informuar për një të vërtetë shumë të rëndësishme. Siç tregohet edhe në Kur’an Allahu nuk i torturon njerëzit por njerëzit e torturojnë vetë vetën e tyre. Nëse ata të cilët nuk kanë besuar ose edhe pse kanë besuar preferojnë një jetesë duke mos ua vënë vëmendjen të vërtetave që i ka komunikuar Allahu në Kur’an gjithmonë do te jetojnë brenda shqetësimeve, brengave, frikësimeve, mundimeve po edhe në të njëjtën kohë do të bëhen zotërues të shumë dobësive dhe dhimbjeve shpirtërore.

Kurse në jetën e dynjasë nuk do të ketë arsye që të jetojnë të brengosur, të shqetësuar, dhe të frikësuar ata njerëz që ua vejnë vëmendjen të vërtetave që i ka komunikuar Allahu në Kur’an. Sepse ata që kanë besuar, e dinë se çdo gjë që ndodhë është e shkruar (e regjistruar) në librin e quajtur “Levhi-i Mahfudh” dhe se sikur të gjithë njerëzit tjerë edhe vetë janë ndjekës të kaderit (caktimit të Zotit). Si rrjedhojë e kësaj ata nuk harrojnë asnjëherë se situatat që i ka krijuar Allahu çdo herë do të përfundojnë në të mirë për veten e tyre dhe se Allahu kaderin e robërve të devotshëm e ka krijuar në mënyrën më të mirë dhe më të përshtatshëm për veten e tyre.

Një pjesë e njerëzve kaderin e dinë pak a shumë, mirëpo përsëri në lidhje me atë posedojnë një pretendim të gabuar. Për shembull në kaderin e njeriut mendojnë se është vetëm personaliteti i njeriut dhe fizionomia e tij (flokët, fytyra, gjatësia e shtatit, duarve...). Kurse çështjen e fitimit të parave, fitimit të profesionit, humbjen e pasurisë, ndodhjen e fatkeqësisë etj... nuk e mendojnë pjesë të kaderit. Dhe për këtë arsye mendojnë se do ta ndryshojnë atë. Shumë herë në mesin e rrethit tonë ku jetojmë i dëgjojmë njerëzit duke thënë: “ah sikur mos te kishte bërë kështu nuk do ti ndodhte ajo”, “ah sikur mos të dilte në rrugë nuk do të bënte ndeshje etj...”. Këto janë fjalë që i thonë njerëzit që nuk e kanë shijuar ëmbëlsirën e besimit. Sepse në kaderin e njeriut është e caktuar e gjithë jeta, të gjitha situata që përjetohen gjatë gjithë jetës, çdo bisedë, çdo qastë, çdo shikim, çdo zë etj... Për shembull: Ju sido që të jetë leximin e këtij librit, të këtyre rreshtave në këtë qastë në këtë orë e keni pas në kader. Kurse Allahu këtë qastë, e ka ditur me miliarda vite, përpara se t’ju krijonte. Ndoshta ju derisa e keni lexuar këtë libër keni përjetuar shumë gjëra. Për shembull: Mu në kohen kur filloni ta lexoni këtë libër e dëgjoni se në derë po troket dikush. Kur e hapni derën e vëreni shokun tuaj. Në këtë mënyrë leximin e librit e keni lënë për më vonë. Kështu që trokitja e derës mu në kohen kur keni filluar të lexoni këtë libër, thënia e shokut tuaj fytyrë qeshur “mirëdita” pas hapjes së derës, lërja për më vonë leximin dhe të gjitha bisedat, fjalët, shakatë, qeshjet etj... që kanë kaluar gjersa keni qëndruar bashkë me shokun tuaj, ju ende pa i jetuar këto në dijeninë e Allahut kanë qenë të ditura para miliarda viteve. Allahu këtë temë e tregon kështu:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur’ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezantuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Junus, 61)

Allahu është larg vendit dhe kohës. Kurse ai që i përket vendit dhe kohës është njeriu. Për këtë arsye e kaluara jonë, ky qastë dhe e ardhmja jonë te Allahu është një qastë që ka ndodhur dhe përfunduar. Për shembull: Dita tjetër e jetës tonë është një qastë e cila do të vi për neve. Kurse në të vërtetë aj qastë te Allahu ka ndodhur dhe përfunduar. Andaj Allahu tani është duke e ditur se çka do të vishni nesër, se çka do të shkruani nesër, se me këndë do të takoheni nesër, se çka do të bëni gjatë gjithë ditës së nesërme. Në të njëjtën mënyrë edhe tani është duke e ditur se çka do të bëni pas një viti, pas dy viteve, pas pesë viteve, pas dhjetë viteve, pas tridhjetë viteve, pas pesëdhjetë viteve. Kështu që Allahu në këtë qastë është duke i ditur të gjitha ditët, detajet më të imëta madje edhe minutat dhe sekondat e të gjithë atyre njerëzve që kanë jetuar që nga Ademi a.s e deri më tani po edhe të gjithë atyre njerëzve që do të jetojnë që nga tani e tutje deri në ditën e kiametit. Allahu si kohen e gjatë si kohen e shkurtër e ka krijuar në një qastë.

Kurse është një lehtësi dhe dhunti e madhe për njeriun që e dinë se dija e Allahut është e pakufizuar dhe se është ndjekës i kaderit. Një besimtar i cili ka besuar me zemër të plotë dhe i është dorëzuar me sinqeritet Allahut, duke marrë mësim prej kaderit që është përgatitur për veten e tij, duke e përkujtuar me falënderim në çdo qastë, e ndjekë kaderin e tij me një rahati dhe siguri sikur një personi që e ndjekë një film ulur në fotele.

Një njeri i cili e bënë mikë dhe mbrojtës të vetës së tij Allahun, është i kënaqur prej çdo situatës që e ka krijuar miku dhe ndihmuesi i tij më i mirë. Në të njëjtën kohë ky njeri është i kënaqur edhe prej kaderit të tij. Allahu për ti sprovuar njerëzit, në kaderin e tyre mund të krijoj situata dhe pamje të llojllojshme. Vetëm se çdo situatë dhe pamje te Allahu është e fshehur dhe e planifikuar deri në hollësitë më të imëta dhe këto janë sipas nivelit të asaj që do të mund t’ju përballoj njeriu. Për shembull: Jusufi a.s edhe pse nuk ishte fajtor u burgos, në burg, aty kaloj disa vite. Pa dyshim që kjo ka qenë në kader të Jusufit a.s. Po Jusufi a.s ngase ju nënshtrua me gëzim dhe kënaqësi kaderit që e ka krijuar Zoti për veten e tij, burgu nuk ishte vështirësi, shqetësim, mundim, torturë, për në të kundërtën është parë si pamje dhe ngjarje që ia ka hapur derën e shumë dhuntive dhe shumë bukurive. S’ka dyshim që do të arrin ta kuptojë më shumë kënaqësinë e dhuntive një njeri që situatën e keqe apo pamjen e neveritshme e krahason me një ambiente shumë të mirë. Sepse edhe Jusufi a.s burgun pasi që e ka menduar si ambient të mirë e ka jetuar më shumë kënaqësinë e dhuntive. Sigurisht që është shumë e ndryshme kënaqësia që do ta merr një njeriut që e sheh çdo ditë kopshtin me trëndafila, me kënaqësinë e atij që me vite të tëra nuk ka pa gjë tjetër përveç murit dhe betonit. Po edhe në të njëjtën mënyrë do të merr një kënaqësi më të madhe prej qetësisë dhe bukurisë një njeriu që e dinë se çka është vështirësia dhe e neveritshmja. Andaj në çdo gjë që Allahu e ka krijuar për njerëzit ka mirësi. Sepse siç ka njoftuar në Kur’an edhe Allahu pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Ndërsa ajo që u përket besimtarëve është nënshtrimi i kaderit dhe mos zemërimi i tyre përballë ndonjë situatës që shihet si e pakëndshme. Po ata duhet të jenë edhe të lumtur që bëhen pjesëtar të mundimeve kur përballohen me ndonjë situatë të padëshirueshme sepse Allahu në saje të durimit që bëjnë përballë asaj situate do ti shpërblejë në boten tjetër.

Sigurisht besimtari që i nënshtrohet kaderit, në çdo çështje duhet të përpiqet të bëjë më tepër se ç’duhet bërë. Për shembull një person që është sëmur sigurisht që duhet të shkoj te mjeku, të kontrollohet, ti merr barnat, tu nënshtrohet rregullave që ia thotë mjeku dhe ti kushtojë kujdes çdo gjëje në lidhje me sëmundjen. Vetëm se ai e dinë se sëmurja, shkuarja te mjeku, trajtimi mjekësor i tij, marrja e barnave, nënshtrimi i fjalëve të mjekut ka qenë e shkruar në kaderin e tij. Për këtë arsye asnjëherë nuk shqetësohet, pikëllohet dhe brengoset. Dhe në këtë mënyrë ai e jeton lumturinë e saj që Allahu ka krijuar për te çdo të mirë. Të besuarit e një njeriut se në çdo situatë ka mirësi është shumë një çështje e rëndësishme.

Besimtarët e sinqertë i mbështeten Allahut dhe besojnë se për veten e tyre pas çdo situatës së vështirë ka lehtësi dhe mirësi. Kjo, është një veçori që vërehet vetëm te besimtarët. Pejgamberi ynë Muhamedi a.s këtë çështje e tregon kështu:

“Sa habitësh është gjendja e besimtarit. Sepse çdo punë e tij për atë është një mirësi. Kjo gjendje vërehet vetëm te besimtarët e jo te ndokush tjetër. Kur i ndodhë një gjë që atë e bënë të lumtur, falënderon. Kurse kjo është mirësi për atë, kur i ndodhë ndonjë dëm duron, kurse edhe kjo për atë është mirësi” (Muslim, Zuhd 64,2999).

Allahu është posedues i vetëm i forcës së pakufizuar dhe mbizotërues i vetëm i mbarë gjithësisë. Sido që të jetë për një njeriu që e dinë këtë të vërtetë nuk kërkon rrugë tjetër përveç rrugës së nënshtrimit dhe mbështetjes në Allahu. Sepse çdo situatë që përballohet, çdo bisedë, çdo zë çdo fjalë e njeriut është nën kontrollin e Allahut. Siç tregoj edhe Pejgamberi a.s çdo gjë që vjen prej Allahut për besimtarin është mirësi dhe bukuri. Allahu kuptuarën e mbështetjes së besimtarëve që janë në dijeni të kësaj e tregon kështu:

Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë. (Hud, 56).

Ata të cilët nuk i mbështeten Allahut duke pretenduar se janë nën kontrollin dhe forcën e tyre çdo gjë, gjithmonë në shpirtin e tyre ka frikë shqetësim dhe pesimizëm. Kjo është e ngjashme emocionin, frikën, dhe dhimbjen që e ndjenë njeriu gjatë shikimit të një filmit. Edhe ani me emocionin, frikën dhe dhimbjen që e ndjenë mendon sikur do të mund ta ndryshon fundin e filmit. Prandaj sikur është e panevojshme dhe e pavend një frikë e tillë në të njëjtën mënyrë është edhe e panevojshme dhe e pavend mbërthimi në lakmi të ngjashme përballë atyre që përballohet një njeri që e ndjekë kaderin. Për shembull: janë krijesa të Allahut të gjithë ata persona që pasojnë padrejtësi nga njerëzit tjerë. Dhe Allahu i krijon këto situata vetëm për sprovimin e njeriut. Në rasë se besimtari u bënë durim këtyre situatave dhe shpreson fitimin e xhennetit, mëshirës dhe kënaqësisë së Allahut nuk bëhet asnjë arsye për hidhërimin dhe shqetësimin e tyre. Po edhe Allahu besimtarëve u dërgon ndihmë dhe u siguron lehtësi në çdo punë të tyre. Ky është një premtim i prerë i Allahut. Allahu në një ajet Kur’anor për ata që kanë pësuare shpifje thotë kështu:

Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet. (Haxhxh, 60).

Atëherë rruga e nënshtrimit dhe mbështetjes për besimtarët që e dinë miqësinë, ndihmën dhe forcën e Allahut është rruga e vetme, më e drejtë dhe më e lehtë për njerëzit. Nëse njeriu nuk e ndjekë këtë rrugë do të mbet nën barrën e asaj që nuk do të mund ta ngreh. Dijetari Islam Beduzzaman Said Nursiu në thënien e tij që do ta përmendim më vonë tregon se njeriu në raste se nuk i beson dhe nuk i mbështete Allahut gjithmonë do ta futë vetveten e tij brenda vështirësive. Ai thotë:

“Njeriu është i dobët, kurse fatkeqësitë e tij janë të shumta. ثshtë i varfër kurse nevoja e tij është shumë e madhe. ثshtë përgjegjës, kurse barra e jetës është bukur e rënd. Nëse nuk i beson Allahut dhe nëse nuk i mbështetet Allahut ndërgjegjja (vetë-vetja) e tij gjithmonë do ti mbet brenda vështirësive dhe dhimbjeve shpirtërore. Atë e lidhin të këqijat, vuajtjet, shqetësimet, brengat, mundimet. Ato ose e bëjnë si të pirë ose si përbindësh. (Sِzler (fjalët), f. 29).

Këtu duhet të tregojmë që; ato që shprehen në thënien e dijetarit nuk janë thënie që shprehin ngushëllimin që duhet bërë njëri tjetrit në situata e vështira ose munduarën e shpëtimin të vetvetes prej vështirësive. Por këto janë krijimet e Allahut dhe pamjet e vërteta të jetës së kësaj bote.

Andaj gjersa e jetojnë shqetësimin dhe vuajtjen e mosbesimit dhe mosmbështetjes edhe në ditët më të lumtur njerëzit e injorancës, besimtarët i cili u beson të vërtetave, në çfarëdo kushte që të jetë e jeton gëzimi dhe qetësinë e lehtësisë së fesë.

Allahu xh.sh në Kur’an për besimtarët thotë kështu:

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh. (Junus, 62-64).
 
Do të jenë të shpëtuar ata që e ndjekin rrugën e kënaqësisë së Allahut

Nëse njerëzit i shikoni me vëmendje do ta vëreni se një pjesë e tyre gjatë gjithë jetës së tyre përpiqen ta fitojnë dashurinë, respektin dhe kënaqësinë e personave tjerë. Njerëzi e tillë mund ti vëreni në familjen tuaj, në mesin e shoqërisë tuaj, në mesin e vëllezërve apo motrave tuaja, në mesin e fëmijëve, në rrethin ku jetoni, në punë, në rrugë... Kjo, është një jetë e vështirë, lodhëse, shqetësuese dhe bërse në shumë pikëpamje. Para çdo gjëje, një njeri që e kërkon kënaqësinë e njerëzve tjerë, shumë herë do të mbet nën shtypjen e ndërgjegjes. Për shembull: një person vetëm për mos mu përjashtua prej grupit të shokëve që është njoftuar rishtazi me ata, turpërohet t’u tërheqë vëmendjen dhe t’ua thotë sjelljet që i sheh të gabuara te vetja e tyre. Ai vetëm nga frika se do të mbet i vetmuar dhe pa njerëz të rrethit, dëmtohet prej urdhrave të ndërgjegje. Kjo, në radhë të parë tek ai krijon një brengosje të madhe ndërgjegjësore dhe pas një kohe të shkurtër i shuhet krejtësisht ndërgjegjja dhe më në fund vjen në gjendjen që nuk do të mund ta ndanë të keqen me të mirën, të drejtë me të gabuarën, dhe të bukuren me të shëmtuarën.

Një vështirësi tjetër që e pretë një person që përpiqet ti bëjë të lumtur në një qastë disa njerëz, është mundësia e asaj që gjersa e bënë të kënaqur njërin mund ta hidhëron tjetrin. Një njeri gjersa e bënë të kënaqur një shokë mund ta hidhëron familjen, po edhe mund ta humbë një shokë gjersa mundohet ta bënë familjen të kënaqur. Ose mund ta fitojë mos kënaqësinë e shokëve të punës një njeri që bënë çdo gjë vetëm për me hy ne sy te padronit. Kurse fundi i të gjitha këtyre, është i hapët se do të sjellje në jetën e një njeriut të tillë mos kënaqësi, mos lumturi, shqetësim, ngacmim, brengosje, mërzi dhe dhimbje shpirtërore.

Ndërsa besimtari e kërkon vetëm kënaqësinë e Allahut. Për atë nuk është me rëndësi ajo që thonë njerëzit e rrethit, po ajo që thotë Allahu është me rëndësi për atë. Pa dyshim që rruga më e drejtë është kërkimi i kënaqësisë së Allahut dhe veprimi sipas asaj që Allahu e ka cekur në Kur’an. Në Kur’an Allahu e tregon shembullin e atij që ishte ortak pa marrëveshje dhe të atij që është thjeshtë në posedimin e njeriut (që kërkimin e kënaqësisë).

All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç’bën shumica e tyre nuk e dinë. (Zumer, 29).

Ashtu siç u njoftua në ajetin Kur’anor jeta e përshtatshme për njeriun është jeta e ndërtuar vetëm mbi kënaqësisë e Allahut. Dijetari Islam Beduzzaman Said Nursiu në thënien e tij që do ta përmendim pak më vonë ka thënë se do të sjellë një jetë shumë të lehtë çdo herë përpjekja për fitimin e kënaqësisë së Allahut. Ai thotë:

Në punët tuaja duhet të jetë kënaqësia e Zotit. Nëse ekziston ajo kënaqësi, nuk ka rëndësi edhe nëse prishet apo hidhërohet me ju e gjithë bota. Nëse Ai e pranon, s’ka ndikim te ju dhe nëse të gjithë njerëzit ju kundërshtojnë. Pasi Ai të pranon dhe të bëhet i kënaqur, edhe nëse nuk dëshironi ju Ai do ti bëjë popullin t’ju pëlqen. Edhe ata i bënë të pranoj. (Lem’allar, f. 154).

Kjo thënie e këtij dijetarit është shumë me rëndësi. Sepse njeriu vetëm atëherë kur e kërkon kënaqësinë e vërtet të Allahut mund të bëhet fetar i sinqertë. Nëse punën që e bënë e orienton për kënaqësinë e njerëzve atëherë brenda kësaj pune është përzier hipokrizia. Kurse një ndërtim i hipokrizisë, njeriun e futë në dëm si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër. Veçanërisht, ata të cilët e kërkojnë kënaqësinë e njerëzve nuk mund ta shohin asnjëherë shpërblimin që e presin. Sado që të mundohet të hynë në syrin e personit që e ka përballë të mundohet, sado që të sjellët mirë me te të sillet përsëri nuk do të merr nga ai person vlerësimin e mirë. Edhe nëse e merr ai është një njeri i dobët. Kurse ai që përpiqet ta fitojë kënaqësinë e Allahut do ta merr vlerësimin e Allahut në këtë botë po edhe në boten tjetër do të bashkohet me bukurit e mrekullueshme. Allahu në Kur’an ka treguar që do ta arrijnë shpëtimin ata që e ndjekin vetëm kënaqësinë e Tij kështu:

All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë. (Maide, 16)

Ndjekja e kënaqësisë së Allahut, njeriut do t’ia sjell në ketë botë dhe në botën tjetër një jetë me plotë kënaqësi, lumturi, gëzim dhe me shumë shumë lehtësi.
 
Last edited by a moderator:
Sakrifikimi është i lehtë kurse egoizmi i vështirë

Në shoqëritë injorante njerëzit në përgjithësi dëshirat e tyre i mbajnë në planë të parë dhe çdoherë veprojnë me mendimin “në rend të parë për mua vjen qetësia ime, kënaqësia ime dhe komfori imë”. Kurse sakrifikimi, u vjen shumë vështirë epshit të këtyre njerëzve. Te këta njerëz sjelljet egoiste shikohen si vigjilente kurse sakrifikimi në përgjithësi komentohet si thjeshtësi dhe gjë e pavlerë. Ndërkaq sakrifikim për atë person që i kanë besuar Allahut është një fitim i madh po ashtu është edhe një adhurim shumë i lehtë. Allahu kuptimin e sakrifikimit të besimtarëve e tregon kështu:

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. (Insan, 8-11)

Besimtari që e mendon shpërblimin e përhershëm në ahiretit nuk i duket asgjë dhënia e pasurisë dhe ai gjithmonë vazhdon ta ndanë atë vetë për fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe për ta përjetuar ndjenjën që u përmendë në fund të ajetit të më lartë përmendur. Prandaj vlera e pasurisë që jepet në këtë botë përplot me mangësia është shumë më e pavlerë se bukuria dhe pasuria që ka përgatitur Allahu në xhennet. Besimtarët që i besojnë kësaj, sado i madh që të jetë sakrifikimi të jetë ata asnjëherë nuk presin nga njerëzit ndonjë lëvdatë apo ndonjë gjë tjetër.

Afër gjitha këtyre Allahu u ka premtuar bereqet dhe bollëk në këtë botë atyre që sakrifikojnë (huazojnë) për fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe në të njëjtën kohë atyre u ka premtuar se do tua jep edhe më tepës se ajo që kanë dhënë. Allahu këtë premtim në ajetet Kur’anore e komunikon kështu:

Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai. (Bekare, 245)

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen. (Bekare, 261-262).

Siç u tregua në ajetin Kur’anor njeriu sa më shumë që shpenzon në rrogë të Allahut aç më shumë Allahu atë e furnizon me pasuri. Për këta persona që shpërndajnë (japin) në rrugë të Allahut nuk ka frikë aspak.

Kurse jobesimtarët pasi që nuk e dinë vlerën e sakrifikimit janë larg mëshirës, ndihmës dhe shpërblimit të Allahut. Ata janë shumë koprrac në pasuri. Edhe pse janë të pasur dhe kanë mjaftë të holla përsëri veten e tyre nuk e ndjenë të lumtur dhe të qetësuar. Sepse ata nga frika se mos po ju humbë pasuria ditë e natë bëjnë llogaritje dhe plane të ndryshme. Ama ata harrojnë se nëse dëshiron Allahu ua merr nga dora e tyre gjithë atë që e posedojnë. Andaj ata e dëmtojë vetveten e tyre me moral të keq kurse mbesin të varfër prej bereqetit, qetësisë dhe lumturisë shpirtërore.
 
Falshmëria për njeriun është gjëja më e bukur dhe më e mire

Siç njoftohet edhe në ajetin Kur’anor: “Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni. (Shura, 25), Allahu është shumë falës. Edhe besimtarët si persona që i përshtaten moralit që e pëlqen Allahu, kur shohin ndonjë te keqe prej ndonjërit e falin dhe e zgjedhin largimin e të keqes me të mirë. Pa dyshim, durimi përballë të keqes, falja e një personit, mos tërbimi për hakmarrje, mundja e zemërimit është një veçori që u takon besimtarëve të sinqertë. Dhe shpërblimi i kësaj sjelljes është dashuria dhe kënaqësia e Allahut. Allahu në një ajet Kur’anor thotë kështu:

Të cilët japin kur janë shlir edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. (Ali-Imran, 134).

Personi që falë dhe që mundohet ta kthen të keqen me të mirë bëhet përgatitës i një ambientit të mbushur me lumturi dhe me qetësi dhe në te njëjtën kohë bëhet personi më dashamirës në mesin e njerëzve. Edhe Pejgamberi a.s pasi që çdo herë e ka kthye të keçen me të mirë ka triumfuar gjithmonë. Siç dihet nga burimet e historisë Islame Muhamedi a.s kishte shkua në Taif për ti thirrur në besim njerëzit që gjendeshin aty. Populli i Taifit thirrjes së Muhamedit a.s iu përgjigjen me gurë. I hidhëruar nga kjo ngjarje pejgamberi a.s u ul të pushonte pakë. Në atë kohë i erdh Xhibrili a.s dhe i tha: O i dërguari Allahut! Unë jam nën urdhrin tënd. Nëse dëshiron i bashkoj ato dy kodrat dhe popullin e Taifit e zhduku menjëherë! I Dërguari a.s iu përgjigj: Jo? Sepse ky ende është një popull që se ka kuptuar ende të vërtetën, e kështu ndoshta një ditë do të dalin gjenerata që e falënderojnë Zotin. Ja pra pejgamberi a.s të keqes nuk iu hakmerr me të keqe.

Prandaj edhe ne duhet të jemi tolërues përballë të këqijave. Sepse nëse durojmë vetëm pakë do ta arrijmë atë që dëshirojmë. Gjithmonë duhet ta kthejmë të keqen me të mirë, sepse kur e bëjmë një gjë të tillë ndoshta do të heqim pakë ama do ta fitojmë personin që na kishte armiqësi dhe në të njëjtën kohë do ta arrijmë kënaqësinë, dashurinë dhe miqësinë e Allahut. Në një ajet Kur’anor tregohet kështu:

Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë. (Fussilet, 34-35).

Allahu për shpërblim të moralit të bukur njerëzve u dhuron një jetë të lehtë dhe të bukur. Në rrethin e atij që nuk është falës gjithmonë ka armiq dhe urrejtje kurse në rrethin e atij që është falë gjithmonë ka miq dhe dashamirë që janë në gjendje ta flijojnë edhe veten e tyre për atë.
 
Modestia sjell një jetë të lehtë dhe të rehatshme

Mendjemadhësia dhe kryelartësia janë veçoritë e moralit të keq që krijojnë shqetësim dhe dëm të madh te njeriu. Kurse modestia, e kundërta, ajo njeriut i sjellë qetësi, kënaqësi dhe lumturi. Një njeri mendjemadh para çdo gjëje pretendon se të gjitha veçoritë e bukura i përkasin vetës së tij. Për shembull: Ai në vend që ta falënderojë Allahun për mendjen që ia ka dhënë, mburret dhe lavdërohet me atë. Kështu ai duke u lavdëruar me veçorinë e mendjes së vetë, gjithmonë njerëzit e rrethit të vetë mundohet t’i poshtëron dhe t’i shoh të vegjël. Dhe për atë që e bënë një gjë të tillë nuk duhet dhe nuk shihet i këndshëm në rrethin ku jeton. Ndoshta, njerëzit e rrethit mund ta donë, mund ta respektojnë, mund ta nderojnë, mund ta lavdërojnë, ama respekti, nderimi, dashuria dhe lavdërimi i njerëzve tjerë për këtë njeri nuk buron asnjëherë nga zemra, por buron nga frika dhe interesi. Dhe si rrjedhojë e kësaj njerëzit kryelartë, asnjëherë nuk kanë miq të sinqertë. Kështu që në rrethin e tij gjithmonë ka njerëz që shtihen kinse e donë.

Njëra prej dëmtimeve më të mëdha që ia bënë vetës së tij njeriu kryelartë, është mundimi i tij që të shihet nga njerëzit e rrethit si njeri i pa të meta dhe pa i mangësia. Për shembull siç thamë edhe në shembullin e më lartë përmendur një njeri kryelartë që lavdërohet me mendjen e tij gjithmonë pretendon se është më i ditur në mesin e njerëzve. Për këtë arsye ai gabimin kurrë nuk e pranon. Po edhe kur bënë ndonjë gabim mundohet që ta fsheh prej njerëzve tjerë, madje edhe është në gjendje të gënjejë vetëm që mos të vërehet gabimi i tij nga të tjerët. Ndërkaq njeriu është një krijesë shumë e dobët, posedon mangësia dhe është një krijesë që sprovohet në çdo çast të jetës së tij. Andaj janë shumë të natyrshme gabimet dhe mangësitë e njeriut. Kurse të munduarit e fshehjes së mangësive përpara njerëzve tjerë është shumë e panevojshme dhe e pakuptimtë.

Kurse një ndjenjë tjetër që gjende në epshin e njerëzve dhe që më së shumti atyre ju përjeton brengosje është të sosorit (të gjendurit) e tyre më të dobishëm sipas të tjerëve për shkak të disa veçorive të tyre. Kjo, në të vërtet është një veçori e shejtanit. Allahu kur e krijoj Ademin a.s, i kishte urdhëruar si në shenjë respekti engjëjt dhe shejtanët ti përulen Ademit a.s. Engjëjt, si krijesa që janë krijuar me moral të bukur menjëherë iu përulen Ademit a.s. Kurse shejtani, përuljen e kishte refuzuar dhe si ndjesë i kishte thënë këto fjalë:

Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” (Sad, 76).

Siç u njoftua edhe në ajetin Kur’anor, shejtani për arsye se e kishte pa vetën e vetë më të lartë sipas krijesat tjera, e kishte tejkaluar aç shuma saqë e kundërshtoj edhe urdhrin e Allahut.

Kur’ani bënë fjalë edhe për ata të cilët kanë devijimin duke e pa veten e tyre më të lartë. Përshembull, Jahudit dhe krishterët kanë devijuar duke thënë “Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij” (Maide, 18). Vetëm se dhe ata, po edhe të gjithë njerëzit, janë krijesa të dobëta dhe të mangëta që i ka krijuar Allahu. Andaj asnjë njeri nuk mund të thotë unë i fitova këto veçori dhe tani e tutje unë jam njeri i vlefshëm ne rrethin ku jetoj. Sepse vlefshmëria fitohet vetëm duke iu afruar Allahut dhe duke i kryer obligimet e fesë së lehtë, Islamit.

Përgjigja e Allahut që ua jep atyre që e pretendojnë veten e tyre më të lartë dhe më të privilegjuare në Kur’an është kështu:

“... E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç’ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja. (Maide, 18).

Pretendimi i pa mangësisë dhe i pa gabueshmërisë, është një barrë shumë e rënd për njeriun. Mundohen të bëhen të privilegjuar në mesin e njerëzve, për këtë arsye mundohen ta mbajnë nën kontroll çdo çast, dhe çdo herë përpjekën të tregojnë një sjellje këmbëngulëse. Për shembull kur të marrin pjesë në ndonjë mbledhje dëshirojnë ta tregojnë veten e tyre të mençur, të veshur mirë, të flasin bukur dhe të bëhen zgjedhës i çështjes. Bile edhe gjersa janë brenda ndonjë shoqëria, mundohen ta formojnë një mburrje, një dallim dhe një kulturë më të lartë dhe asnjëherë nuk pranojnë të përzihet me njerëzit që janë në dhomë apo me ndonjë kallaballëk tjetër. Kurse për këtë arsye janë sikur “mbi gjemba (thera)”. Asnjë lëvizje e tyre nuk bëhet nga brendësia e shpirtit dhe natyrshmëria. اdo gjë që e bëjnë, bëhet me planë dhe llogaritje për të arritur pretendimi i tyre. Kurse kjo sa torturë e madhe do të jetë për një person dhe sa do të jetë ngarkimi i madh i barrës për njeriun është në shesh.

Mirëpo duhet të dihet se njerëzit të cilët janë mendjemëdhenj asnjëherë nuk do t’i arrijë ato gjëra që i synojnë. Sepse ata sa më shumë që bëhen mendjemëdhenj, aç më shumë e fitojnë dhe urrejtjen dhe zemërimi e njerëzve të rrethit të tyre, po edhe në të njëjtë mënyrë ata asnjëherë nuk do të mund t’i arrijnë qëllimet e veta. Allahu në një ajet Kur’anor mos arritjen e qëllimit të mendjemëdhenjëve e tregon kështu:

Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh. (Gafir, 56)

Njerëzit mendjemëdhenj, sikur se nuk e arrijnë asnjë dëshirë në jetë e kësaj bote, ashtu nuk mund ta arrijë edhe dashurinë e Allahut. Allahu në një ajet Kur’anor këtë e tregon kështu:

Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. (Llukman, 18)

Kurse njerëzit e modestuar nuk e përjetojnë asnjëherë presonin dhe brengosjen që e përjetojnë njerëzit mendjemëdhenj. Sigurisht që çdo njeri dëshiron ta bënë më të mirën, më të bukuren dhe më të vlefshmen e çdo gjëje. Vetëm se janë brenda një humbjes së madhe ata të cilët i bëjnë këto për të hyrë në syrin e njerëzve dhe për tu ngopur me lakmitë e dynjasë. Kurse një njeri modest, çdo gjë që bënë e bënë vetëm për ta fituar kënaqësinë, dashurin dhe mëshirën e Allahut. Kur të arrin diçka ose kur bëhet posedues i një gjëje të bukur, e dinë se këto nuk janë gjëra që i ka fituar vetë, por janë dhunti të Zotit që ia ka dhuruar vetës së tij. Po edhe kur e godet diçka e pakëndshme ose humbë diçka nuk e thotë atë që është në kundërshtim me atë që e ka urdhëruar Allahu. Kështu që ai e dinë se kjo situatë për veten e tij është një sprovë dhe në saje të kësaj i mbështetet Allahut për ta fituar më të mirën që rrjedh nga sprova. Kështu që ai e jeton qetësinë e ëmbëlsirës së besimit duke mos u brengosur për gjërat e pa këdëshme që i ndodhin vetës së tij.

Dijetari Islam Beduizzamn Said Nursiu dallimin e njerëzve mendjemëdhenj dhe njerëzve modestar shkurtimisht e sqaron kështu:

Ai që e pëlqen vetveten e gjen belanë (fatkeqësinë), dhe bien në vështirësi. Kurse ai që nuk e pëlqen vetveten e gjen qetësinë, dhe shkon në mëshirë. (Mektubat, f.301)

Këtë temë po e përfundojmë me një thënie të Muhammedit a.s ku thotë:

“Nuk do të hyjë në xhennet ai që ka në zemrën e tij mendjemadhësi, qoftë dhe sa një grimcë e vegël e atomit”.
 
Qetësinë dhe lehtësinë që e sjellin sinqeriteti dhe drejtësia

Njerëzit e injorancës kur mbesin në gjendje të vështirë çdoherë e përdorin gënjeshtrën. Sepse sipas tyre gënjeshtra është pjesë e ligjëratës që i nxjerrë prej situatës. Dhe për këtë arsye gënjeshtrën e shohin si metodë shumë të lehtë për shpëtimin e vetës së tyre. Ndërkaq, gënjeshtra dhe mos drejtësia, janë prej drejtimeve më të këqija që posedon njeriu. Para çdo gjëje, një njeri që gënjen çdoherë e jeton acarimin e asaj që do të del në çdo çast gënjeshtra e tij në shesh dhe për këtë arsye frikësohet duke pandehur se do të nënvleftësohet prej të tjerëve. Andaj gënjeshtra bëhet shkaktare e frikshmit, brengosjes dhe nënvleftësimit të njeriut. Kurse në një ambientin që secili e gënjen njëri tjetrin ka hipokrizi dhe mos sinqeritet. Sepse çdo njëri dyshon te fjalët e tjetrit. Kështu që ata nuk i besojnë njëri tjetrit bile edhe për çështjet më të vogla. Prandaj është e qartë se nuk ka një miqësi të sinqertë aty ku mbretëron hipokrizia dhe mos sinqeriteti. Populli thotë: “Aty ku ka sinqeritet, ka miqësi, dashuri dhe kuptueshmëri të vërtetë”.

Ndërsa drejtësia për një njeri që i frikësohet Allahut është shumë e rëndësishme. Allahu në një ajet Kur’anor besimtaret i urdhëron kështu:

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. (Ahzabë, 70).

Drejtësia dhe sinqeriteti, muslimanëve u sjell një moral shumë të bukur, një jetë me plot lumturi dhe siguri. Për shembull: një besimtarë asnjëherë nuk e fsheh prej të tjerëve gabimin që e bënë. Sepse e din se Allahu është duke e dëgjuar dhe shikuar në çdo çast dhe duke iu drejtuar Allahut pendohet për gabimin që e bënë. Nëse është e nevojshme që ta dinë edhe besimtarët tjerë, atyre ua tregon në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë. Besimtarët e dinë që nuk do të mund ta përfitojnë sinqeritetin përballë një drejtësie të tillë. Andaj të jetuarit në mesin e besimtarëve të drejtë dhe të sinqertë është një dhunti e madhe e Allahut.

Kështu që duhet harruar se Allahu njerëzve të drejtë dhe njerëzve të sinqertë ua jep një ambient shumë të mirë, shumë të qetë, shumë të bukur, shumë të lumtur dhe shumë të sigurt në jetën e kësaj bote. Kurse ajo që do ta marrinë në jetën e ahiret është shumë më e madhe dhe shumë më e bukur:

All-llahu tha: “Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh. (Maide, 119).
 
Morali i bukur i sjellë lehtësi dhe qetësi jetës së çdo njeriut

Pa dyshim që morali i bukur sjellë qetësi dhe lehtësi në jetën e njeriut. Sepse në një shoqëri që mbizotëron morali i ulët, mbizotërojnë edhe gjërat e ndyta. E sigurisht që, ku ekzistojnë gjërat e ndyta nuk ka qetësi as trupi, e as shpirti. Pastaj edhe njerëzit me moral të ulët janë në gjendje të bëjnë çdo gjë që u kërkon eshpi i tyre. Për këtë arsye te këta njerëz nuk ka as siguri të shpirtit. Sepse ata në çdo çast janë në gjendje të plaçkitin, të vjedhin, të shajnë, të mashtrojnë, të tradhtojnë , të dhunojnë, të pinë alkool, të pinë drogë etj…

Kurse në shoqërinë e njerëzve të moralshëm ekzistojnë të kundërtat e këtyre veçorive . Aty mbretëron sinqeriteti, respekti, ndihma, solidariteti, toleranca, drejtësia, kuptueshmëria, dashamirësia etj ... Në këtë shoqëri njerëzit janë të sigurte si nga malli po ashtu edhe nga shpirti. Kështu që qetësia e trupit dhe shpirtit gjendet vetëm te njerëzit që posedojnë moral të bukur.
 
Titulli: Islami feja e lehtësisë

Amin amin amin
 
Titulli: Islami feja e lehtësisë

Allahu ta shperblefte vlla i nderum Musliman . Paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te gjith Muslimanet. Amin.
 
Titulli: Islami feja e lehtësisë

Allahu t'shperblefte me Xhennetin Firdews, teme e bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top