Xhihadi
Fjala xhihad i tund boshtet e shumë Perëndimorëve. Ata e barazojnë këtë term me dhunë dhe opresion. Sidoqoftë, duhet të thuhet se kuptimi i xhihadit si ‘luftë e shenjtë’ është diçka që është totalisht e huaj dhe që nuk ka të bëjë asgjë me Islamin. Bile, nëse diçka, një përshkrim i tillë i takon më shumë Krishterimit historik dhe pasuesve të tij. Termet si këto qenë përdorur për të arsyetuar therrjet e njerëzve dhe shkatërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve gjatë kryqëzatave nga të Krishterët. Duke shikuar thjeshtë në burimet e Islamit mund ta shohim se të kuptuarit e vërtetë të xhihadit është përpjekja në rrugën e Allahut. Kjo përpjekje në rrugën e Allahut mund të jetë edhe paqësore edhe fizike. Profeti Muhammed ka thënë:
‘Xhihadi më i mire është i atij që përpiqet-lufton kundër vetvetes së tij për hir të Allahut, të Madhit, të Madhërishmit’.
Duke kontrolluar dhe luftuar egon e tij, muslimani pastaj mundet edhe fizikisht ta përgatisë vetveten në rrugën e Allahut.
ثshtë xhihadi fizik apo luftues ai që pranon aq shumë kritika. Për shkak të një injorancë të paskrupullt ndaj kësaj formë të xhihadit, Islami konsiderohet si terror ndërsa muslimanët si terroristë. Sidoqoftë, qëllimi elementar i xhihadit fizik është ngritja e fjalës së Allahut e kjo nuk ka të bëjë diqka me religjionin por do të thotë çlirim dhe emancipim i atyrë që vuajnë për liri në tër botën. Nëse dëshirat e pacifistëve do ta mernin rrugën e tyre atëhere bota njëmend do të ishte e mbushur nga anarkia dhe bëmat e këqia. Xhihadi luftues kërkon që ta korrektojë këtë sikur që thotë Allahu në Kur’an: (2:251)
“Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.”
Aq i madh do të ishte korrupcioni në Tokë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë xhihadi luftues sa që Allahu thotë: (22:40)
“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kishat, tempujt e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues”
Nuk ka si te jetë më e qartë se xhihadi luftues ashtu si i përmendur nga Kur’ani nuk ka të bëjë asgjë me përhapjen e Islamit me dhunë apo me çlirime me anë të bombave vetëvrasëse, kidnapimeve e të ngjashme. Kjo është një luftë që shoqëria e ka borxh ndaj të shtypurve, ndaj atyre të cilëve iu bëhet e padrejtë. Shikoni me vëmendje ajetin e mësipërm. Aty flitet për padrejtësi edhe ndaj kristianëve dhe hebrenjëve. Nga kjo kuptojmë se ajo me çka nënkupton Islami nën xhihad është luftë për të bërë drejtësinë të mbizotërojë mbi të gjithë njerëzit qofshin ata muslimanë, të krishterë, hebrenjë apo të tjerë.
Nëpërmes xhihadit luftues njerëzit e dobët dhe të shtypyr shpëtohen nga tirania e kësaj bote: (4:75)
“ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit për burrat, gratë e fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”
Kushdo që e njeh historinë e hershme të Islamit, do ta dijë se të gjitha ato kombe dhe perandori që erdhën nën Islam, më parë me të vërtetë ishin të shtypyra. Kur shokët e Muhammedit a.s. bënë xhihad ofanziv ndaj Egjiptianëve dhe Persianëve apo Romakëve, ne shohim se njerëzit e këtyre vendeve nuk rezistuan fare. Për arsye se lufta nuk bëhej kundër popullit të këtyre perandorive por për popullin e perandorive; të cilët popuj ishin të shtypur e të torturuar. Kjo nuk kishte të bënte asgjë me Islamin si besim. Besimi i është lënë secilit që ta vendosë vetë për vete dhe ta sqarojë atë në relacion direkt me Perëndinë. Për më tepër, ata e pranuan Islamin deri në atë shkallë sa që vështirë është ta bindësh dikë se xhihadi i Islamit ishte diçka tjetër veqse çlirim i këtyre njerëzve, shpëtim nga shekuj të tërë tiranie. Në fakt në rastin e Egjiptianëve Bizantinë dhe në rastin e popullit të Spanjës, Muslimanët bile ishin të lutur që të vinin dhe ti çlironin këto vende nga shtypja e mbretërve të tyre. Andaj këto nuk ishin luftëra pushtutese por çliruese. Këto janë shënimet e gjurmëve madhështore të xhihadit të Muslimanëve. Vetëm për kuriozitet krahasoje këtë me të dhënat e sulmeve brutale të botës Perëndimore përgjatë shekujsh. Që nga kryqëzatat ndaj muslimanëve deri në ditët e luftrave koloniale bota Perëndimore ka vrarë, shkatërruar kudo që ka shkelur.
Duke shikuar në rregullat dhe rregullimet e xhihadit luftues njerëzve të sinqertë u bëhet plotësisht e qartë se Islami është njëmend fe e të së vërtetës. Edhe kur luftohet një ushtri mizore, pa marrë parasysh sa mizore që është, është e ndaluar në Islam që ata të masakrohen, të torturohen apo të therren. Shkeljet tradhëtore të marrëvershjeve dhe kryerja e vrasjeve pas arritjes së armëpushimit janë poashtu të ndaluara. Allahu në Kur’an thotë: (2:11-12)
“E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!” A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!”
(2:190)
“Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).”
(60:8)
“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë”
Të mos kalosh kufinjtë do të thotë të mos vriten grate dhe fëmijët sepse i Dërguari i Perëndisë ‘ e ka ndaluar vrasjen e fëmijëve dhe grave’. Të mos kalohen kufinjtë poashtu nënkupton të vjetrit, të sëmurët, murgjërit, ata që adhurojnë dhe të tjerët.
Pas leximit të këtyre fragmenteve nga Kur’ani dhe duke e ditur se çka lejon e çka ndalon Islami në xhihad, rregullave të luftës u është dhënë një kuptim tjetër: kuptimi i drejtësisë.