Islami dhe koncepti i modestisë

loyalx

Muslim
Zoti i Lartësuar krijoi qiejt, tokën dhe gjithë çka ka në to e mes tyre. Krijoi virtytin dhe vesin. Krijoi edhe engjujt,
insanët dhe kafshët. Engjujt i bëri të gjithë të virtytshëm, kafshëve ua ngjiti epshin, ndërsa njerëzit – kreaturën më të
lartë i la mes engjujve dhe kafshëve, për nga vetëdija. Kjo implikon se njerëzit kanë qasje edhe në vetëdije, pra, janë
të vetëdijshëm, por edhe epshi është “krijesë” që do t’u shkojë atyre (njerëzve) pas deri sa “t’u këputet damari i
qafës”. Në kohën kur veçmë qe krijuar gjithësia dhe gjithë çka ka në të, siç thamë edhe më lart, por edhe pasi u krijua
njeriu – Ademi, alejhi selam, Zoti i Lartësuar ua parashtroi çështjen e mbartjes së Mesazhit. Ndërkaq, të gjithë të tjerët
ngurruan, përveç njeriut. Pra, me të vërtetë njeriu e dëmtoi veten, sepse Zoti e krijoi të dobët. Si dhuratë, Zoti e bëri
njeriun mëkëmbës në tokë dhe i urdhëroi të gjitha krijesat tjera që t’i biejnë në sexhde atij, pra, Ademit, alejhi selam.
Të gjithë krijesat iu bindën urdhërit të Allahut të Madhëruar, përveç djallit të mallkuar, i cili nuk u bind dhe, në këtë
formë, u bë mendjemadh. E, e kundërta e mendjemadhësisë është modestia – virtyt ky me anë të të cili mund të
arrihet kënaqësia e të Madhit Allah, i qofshim falë përherë! Allahu i Lartësuar në Kur`an thotë: “O ju që besuat! Kush
largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull)
dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj
mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij
populli) është dhuratë e Allahut që Ai ia jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i Dijshëm!” (Kur`an, 5: 54). Pra,
modestia qe rruga nëpërmjet së cilës u dallua se kush është në rrugë të Zotit e kush jo. Kjo vlente për atëbotë, por
vlen edhe në kohët e sotme dhe do të vlejë, në dashtë Allahu, deri në Ditën e Gjykimit...

Modesti do të thotë të mos mbahesh i madh, të mos i nënçmosh njerëzit, ta pranosh të vërtetën nga secili që të vjen
si dhe të jesh i bindur ndaj Krijuesit. Për më tej, Muhammedi, alejhi selam, na ka treguar se sa ngusht është e lidhur
modestia me vetë Islamin, edhe atë duke thënë: “اdo fe ka karakterin e vet e karakteri i Islamit është modestia!”
(Hadithin e transmeton Maliku, ibën Maxhe dhe Bejhakiu). Madje, në një hadith tjetër, Pejgamberi, alejhi selam,
modestinë me besimin e lidh edhe më ngusht, edhe atë duke thënë: “Modestia dhe besimi janë shoqërues të njëritjetrit;
kur njëri prej tyre largohet, largohet edhe tjetri!” (Këtë hadith e transmeton Bejhakiu).
Lexues i nderuar! Le të të shoqërojë përherë ky virtyt kaq madhështor! ثshtë një mençuri e madhe që robi të
jetë modest e mos të bëhet prej mendjemëdhenjve, për vetë shkakun se e kundërta e saj, pra, mendjemadhësia
është prej rrugëve më të rrezikshme që robi mund të hyjë. Mjafton që robi të jetë mendjemadh sa një grimcë
dhe e tërë vepra e tij të bëhet shkrumb e hi. Në anën tjetër, me anë të rrugës së modestisë, besimtari fiton
shpërblime të mëdha te Allahu në Ditën e Gjykimit si dhe Vetë Ai e lartëson atë njeri. Kështu, pasi Muhammedi,
alejhi selam, një ditë kishte qenë i ulur me disa shokë të tij dhe deshi që t’u tregojë një send të vyeshëm. U tha:
“Ai që e lartëson veten, Allahu e ngrit dhe ai që e rrit veten, Allahu do ta ulë!”, pra, thoshte kështu e në
ndërkohë bënte gjeste edhe me duar...


www.alb-drejtesia.com
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Reshtin e fundit nuk kuptova cfare pretendon te thuhet ...nuk ish e qarte.
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

"...ai qe e rrit veten" - Ketu sigurisht behet fjale per mendjemadhesi, sikurse e tere tema qe paske per qellim te tregoje rendesine e modestise dhe demin e mendjemadhesise. T'shesesh mend, te behesh mendjemadh, padyshim qe ne Islam eshte nder mekatet me te medha.
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Une e kuptova temen shume mire po ne reshtin e fundit ka nje gabim apo nje gabim i bere me qellim"thoshte kështu e në ndërkohë bënte gjeste edhe me duar..."????????????????
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Nuk eshte gabim Flavi. Aty eshte per qellim menyra se si me gjeste Profeti a.s ua ka sqaruar ate ceshtje.
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Nuk eshte e vertet se ka perdorur gjeste ndonjehere apo ka folur me duar....kjo eshte shpikje.
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Ne rregull, s'po futem ne detaje per momentin. Po e zëmë qe qenka shpikje. Ke argumente ?
Kam deshire te ma argumentosh kete cfare thua, apo pastaj une do t'akuzoj ty se po shpif.
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Loverboy ‘ gjeste me duar” nenkupton nje sjellje ose veprim e cila ndihmon per te shprehur apo per te njoftuar per dicka gje qe perdorin personat qe nuk din te shprehen rjedhshem jane te kufizuar ne shprehje u nevojitet ndihma e gjesteve me duar,ne anen tjeter ne vesin e mendjemadhesise poashtu hyne gjestet me duar,gje qe profeti nuk kishte nevoje per gjeste e duar qe te shprehej mbase ishte I shkathet,I urte,I mencur,me nje fjal I persosur.Nuk e di nga kush eshte transmetuar ky shkrim(shume I mire)por qe ne reshtin e fundit ka qellim jo te…………nuk dua te zgjatem kaq e kisha.

Vazhdim te mbare!
 
Titulli: Islami dhe koncepti i modestisë

Une kerkova argumente e jo sqarim Flavi. Nuk ishte nevoja ta spjegosh domethenjen e gjesteve me duar. Sdq, flm !
Perderisa s'ke fakte, s'ke arsye t'thuash "shpikje". Ajo mund te jete keqkuptim nga ana juaj, por shpikje kurrsesi.
Profeti s'kishte nevoje per gjeste me duar ? Lexo me shume hadithe, ke per ta kuptuar me mire, sinqerisht te them. E thua kete sigurisht nga dituria e pakte qe paske rreth haditheve ne pergjithesi apo edhe rreth Profetit (s.a.v.s).

T'pershendes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top