Islami: Brukseli foli qartë. PS duhet në Kuvend

eGo0sTyle

System Engineer
kastriot_islami-300x213.jpg

TIRANE- Deputeti i PS-se, Kastriot Islami rithekson rolin qe opozita duhet te luaje ne Kuvend, ne pergjigje te mesazhit te qarte te dhene nga nderkombetaret per mirefunksionimin e institucioneve demokratike.
I pranishem ne seancen e sotme parlamentare, Islami ka deklaruar per mediat, para nisjes se punes se Kuvendit, se Brukseli foli qarte qe opozita duhet te jete ne vendin qe i takon ne Parlament.
“Ky moment i sotëm është një reflektim dhe një rezonim edhe me mesazhin që u dha dje në Bruksel gjatë takimit të delegacionit shqiptar me Parlamentin Europian. U dhanë mesazhe shumë të qarta për ndërprerjen e bojkotit dhe vendosjen e një bashkëveprimi dhe negocimi mes forcave politike sidomos në funksion të integrimit në BE”- tha Islami.
Sipas tij, deputetet e PS-se duhet te jene ne Kuvend per te kryer atë detyrë që kanë marrë përsipër gjatë marrjes së mandatit nga votuesit e majtë, të cilët janë në një numër të konsiderueshëm, qoftë gjatë zgjedhjeve të 2009, qoftë gjatë zgjedhjeve të 2011.
“Ata duan që PS ashtu si gjithmonë të jetë një forcë politike që e shpalos veprimin e saj opozitar në mënyrë inteligjente institucionale në Parlament por njëkohësisht nëpërmjet mënyrave të tjera si protestimi, por thelbi është që ka një opozitë të fuqishme që duhet ta thotë fjalën e saj në Parlament sidomos në funksion të integrimit të vendit në BE”- tha ai
 
Back
Top