ISIS-i merr përsipër atentatet e Parisit. Hollande: Janë barbarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ISIS-i merr përsipër atentatet e Parisit. Hollande: Janë barbarë.

isis.jpg


Grupimi terrorist Shteti Islamik (ISIS) mori sot përsipër atentatet e Parisit, dje në mbrëmje, ku humbën jetën 128 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, me anë të një komunikate të publikuar në internet.

“Tetë vëllezër që kishin me vete breza eksplozivi dhe armë ofensive, kishin si objektiv zona të përzgjedhura me shumë kujdes në zemër të Parisit”, sipas komunikatës së ISIS-it.


Ndërkohë, Presidenti francez, Francois Holland i cilësoi sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, si një akt barbarie dhe lufte i ndërmarrë nga ISIS-i.

Në një konferencë për shtyp, Holland tha se pjesë e sulmeve kanë qenë tetë persona, përfshirë këtu edhe kamikazët.

Sipas kreut të Elizesë, sulmet ishin të mirëorganizuara dhe të planifikuara jashtë Francës. Ai premtoi luftë të pashembullt dhe të pamëshirshme ndaj terrorizmit dhe autorëve të terrorit në kryeqytetin francez.

Holland njoftoi tri ditë zie në nderim të viktimave.
b.t,observer
 
Titulli: ISIS-i merr përsipër atentatet e Parisit. Hollande: Janë barbarë

E pse kishte dikush dyshime per kete!!!
 
Titulli: ISIS-i merr përsipër atentatet e Parisit. Hollande: Janë barbarë

Pse a mos prit me i marr dikush tjeter ...
Kuptohet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top