Rreth 48 orë, dy vajza të moshës 13-vjeçare janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Treviso të Italisë, kur vajzat po prisnin autobusin për të shkuar në shkollë. Por ato kanë marrë një tjetër drejtim, atë të Castelfranco-s, Veneto.
Mediet italiane shkruajnë se njëra nga minorenet është shqiptare, ndërsa tjetra rumune. Ndërkohë, familjet e tyre janë në dëshpërim se nuk po i gjejnë dot.
Vajzat quhen Selma dhe Roxana, e para shqiptare dhe tjetra nga Rumania. Sipas medieve vendase, familjet e dy vajzave të mitura kishin vite që ishin vendosur në Itali dhe ishin integruar mirë me jetesën atje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre. Nga hetimet e para nuk përjashtohet mundësinë që largimi i tyre të jetë në mënyrë vullnetare, dhe të mos kemi të bëjmë me një rrëmbim.
/Shekulli Online/