Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Ishim të pasur dhe nuk e dinim”. Kujtime nostalgjike për brezat e shkuar…

“Ishim të pasur dhe nuk e dinim”. Kujtime nostalgjike për brezat e shkuar…​

Ndonjëherë e pyes veten: “Si ka mundësi që gjenerata jonë i mbijetoi gjithë produkteve ushqimore plot me laktozë? Si kemi arritur të rriteshim pa integratorë, hormone dhe multivitamina? Si kemi mundur të jetojmë pa Cola, pa Red Bull, pa aperitivë apo koktejle, ndërkohë që prisnim të dielën për të provuar pak ujë të gazuar?

Si i kemi mbijetuar dimrave vetëm me një panine me djathë në çantë, pa toste, Nutella apo imunostimulantë? Si kishte mundësi që kënaqeshim me vaktin e pasdites me bukë, gjalpë dhe sheqer, pa na shkuar në mendje shtrydhja e frutave apo perimeve? Si kemi duruar ndëshkimin e profesorave, ndërkohë që pas shumë vitesh i kemi përshëndetur e përqafuar në rrugë?

Si kemi mundur t’i godasim shokët e bankës në raste gabimesh, edhe pse nuk kishim ndonjë trup të formuar me muskuj? Si kemi mundur t’ia dalim pa trajnerë personal, duke luajtur thjesht futboll në rrugët e ndotura, ndërkohë që shokut më nevrik, i lihej roli i arbitrit?

Si i kemi mbijetuar plagëve nëpër gjunjë, ndërsa binim gjatë lojërave, thjesht duke hedhur atje pështymë, pa e ditur ekzistencën e antibiotikëve, antiseptikëve apo medikamenteve të tjera? Si kemi mundur të njihemi me personin e jetës, edhe pse nuk ekzistonin celularët dhe të vetmet mesazhe ishin ato të shkëmbyera në letra të shkruara, apo me puthje të vjedhura? Si ia kemi dalë të shkruanim poezi, apo të kompozonim këngë, pa përdorimin e një kompjuteri? Si kemi duruar aq shumë për të dhënë puthjen e parë, ndërkohë që ajo tashmë jepet që në takimin e parë?

Ama brezi ynë nuk përgatiste vetëm grurin, por dinte edhe të ëndërronte. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që e ushqente, ishte shpresa. Ne shpresonim për kohë më të mira dhe kjo na bënte të duronim edhe vështirësitë më të mëdha. Ne ëndërronim pa e ditur se kohë të tilla do të vinin, ku rreziqet ndodhen në çdo aspekt të jetës”.
B.bota.al
 
Sepse njeriu ka aftesine e adaptimit me mjedisin dhe cdo gje qe e rrethon.
Une i perkas 1 brezi qe ka provuar dhe ndryshimet deri diku.

Kam.ngrene buke e sheqer e uje siper ne femijeri.
kam patur vec 1 kukull dhe e ruaja si syte e ballit.
kam njohur njeriun e jetes time dhe 1 vit vetem kemi shkembyer letra ndonese shkollen ne nje godine, por as doren nuk e jepnim kur takoheshim. 😅
Kam ikur larg e flisja 1 here ne muaj me mamin ne linjen e fakultetit ku pervec radhes qe prisnim, na shkonte edhe 10 minutshi telefonateles: "alo alo" se asgje s'merrej vesh.

Por sot, iken ato kohe. Teknologjia evoloi, ekonomia u permiresua, shoqeria u degjenerua, perputhen e big brother u shfaqen etj etj 😄😄
jo vetem kemi celulare e whatapp qe komunikojme por kemi dhe forum thuaaaaj, na u shtuan dhe ca rob tjere vec ketyre realeve 🤣🤣

Nejse s'kemi pare gje akoma.
Pas 20-30 vitesh brezi yne do jete demode edhe brezi ardhshem do na qaje hallin neve se në sa kushte te keqia kemi jetuar. 😃😅
 
Fakt, ishim te pasur me dashuri,respekt dhe kishim dhembshuri ndaj njeri tjetrit..sot vetem kamoflim gjen nga kto..respekti sidomos ka ren ne max..fatkeqsisht njerzit kan deviju nga kto gjera me vler.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back