Ish-zëdhënësi i Bush mbështet Obamën

Kresha

A pretty face can never trick me
Edhe një goditje për kandidatin republikan Mc Cain nga vetë radhët e Partisë Republikane.

Pas ish-sekretarit amerikan Colin Powell, një tjetër eksponent i administratës së Bush, pikërisht ish-zëdhënësi Scott McClellann ka vendosur të tradhëtojë partinë dhe të mos mbështesë kandidatin republikan John McCain.

McClellan, edhe ai teksan, deri më sot republikan i thekur, ka dhënë deklaratën e radhës që konsiderohet një shuplakë për McCain.

"Obama ka shanse më të mëdha për të realizuar ndryshimet që Amerikës vërtetë i duhen", u shpreh McClellan gjatë regjistrimit të një show televiziv që do të transmetohert të shtunën në CNN.

Kjo deklaratë vjen vetëm 11 ditë larg zgjedhjeve presidenciale.

Megjithatë në librin e tij të kujtimeve, McClellan ka kritikuar presidentin Bush, për të cilin punoi për vite me radhë si zëdhënësi më i besueshëm.

Në librin e klasifikuar si bestseller, McClellan akuzonte Bush se kishte mashtruar atë dhe të gjithë amerikanët për luftën në Irak. /tch/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top