Ish-të përndjekurit: Policia na kërcënon dhe na vëzhgon në 24 orë

timthumb.php


TIRANث - Në Institucionin e Avokatit të Popullit është paraqitur disa herë dhe ka bërë ankesë shtetasi Skënder Tufa, me banim në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pallati Nr.2, shkalla 4, apartamenti 20/1 Tiranë.

Ankuesi pretendon se, që prej muajit tetor të vitit 2012, ai së bashku me shtetasit Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri, të gjithë ish-të përndjekur politik të regjimit komunist dhe pjesmarrës në grevën e urisë të zhvilluar nga ky grupim shoqëror gjatë muajve shtator-tetor 2012, mbahen në vëzhgim 24 orë në 24 nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë.

Gjithashtu ankuesi pretendon se, ai dhe grupimi i tyre ndjehen nën presionin e policisë dhe të kërcënuar prej saj, sepse në mënyrë abuzive dhe të paligjshme shoqërohen në komisariatet e policisë Tiranë sa herë që lideri i Partisë Demokratike zhvillon mitingje ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Ndërkohë, Avokati i Popullit shprehet se kjo akuzë është vërtetuar në tri raste nga stafi i Avokatit i Popullit, ndërsa në njërin prej këtyre rasteve edhe personalisht nga vetë Avokati i Popullit.

/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
 
Titulli: Ish-të përndjekurit: Policia na kërcënon dhe na vëzhgon në 24 orë

Ja me kete meret Policia qe duhet te jet ne rruge qe ti siguroi jeten njerzve,te parandaloje krime...
Te bej detyren!
Halli me i madh esht mos ti gjuajn me veze dhe miell Kryeministrit. (dhe kur i çojn grate te blejn veze dhe miell per te ber ravani i ndalojn dhe i dergojn ne komisariat)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top