Ish-kryetari i shkrimtareve te Shqiperise kapet me droge (9kg)

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Arrestohet me 9 kg drogë Zyhdi Morava

Arrestohet në Itali, ndërsa transportonte nëntë kilogramë kokainë, ish-kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Zyhdi Morava. Shkrimtari 62-vjeç, u arrestua në Brennero, pasi policia i gjeti të fshehur lëndën narkotike në dyert e mjetit të tij.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, burime policore sqaruan se Morava po udhëtonte nga Gjermania në Itali me rimorkio pasi automjeti i tij në territorin gjerman pësoi defekt.

Pikërisht në Brennero, një patrullë e policisë italiane e ndali për t'i kontrolluar dokumentet. Kontradiktat mes thënieve të shoferit të karroatrecit dhe shkrimtarit shtuan dyshimet tek policët të cilët kryen një kontroll më të hollësishëm dhe gjetën drogën që kushton thuajse 4 milionë euro.

Morava është autor i 15 romaneve dhe disa vëllimeve të poezisë. Në Shqipëri, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka qenë 10 vjet i internuar.

Policia dhe Prokuroria shqiptare nuk konfirmojnë asgjë lidhur me këtë lajm të dhënë nga agjencitë italiane të lajmeve. /TCH/


po ketij gernetes si mjaftonte 1/2 kg por deshte 9-cen??sa te pangopur qe jane disa bre,LOLLOLLOL (bledi)​
 
Per fat te keq kjo dreq droge disa i ben artiste :D

Me vjen keq per keta qe kapen me droge, te futesh ne burg per perpunim te lendeve natyrore :p
 
. E pra e dëgjova tek lajmet dhe shumë keq, për ca lek më shumë, arrijnë të prishin reputacionin njerzit...të vjen keq
 
kjo qenka intelegjenta shqipetare
i thote vetes shkrimetare
drogaxhi thuaje
 
Ky donte te merte shembull nga Koço DEVOLE apo nga Liljana KONDAKاI po ce do ato ishin me te tjere ne makin arriten te dalin pa lag edhe i lumt po ky tek pull ku shkonte edhe me 9 kg. Ka thon me vete i shkreti po e boj ket pun iher ene po e boj tamom mos t`rri tu u mor me gjona t`vogla... Ja ka fut vetes per mendimin tim gjith ate reputacion qe kishte...
 
Back
Top