Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, këmbënguli dje përmes përfaqësuesve të tij ligjorë në Gjykatën Administrative se shkarkimi i tij nga detyra ishte i padrejtë.
Ish-guvernatori Fullani
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit nga njëra anë dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës nga ana tjetër.
Në rolin e paditësit në këtë gjykim, Fullani kërkon shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit. Ai kërkon të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan dje Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH.
Sipas juristit të BSH, padia në Administrative nga Fullani është depozituar tej afateve ligjore të parashikuara në ligj. “Kanë kaluar gati 120 ditë që nga koha kur paditësi ka mësuar për vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin nga detyra e deri në momentin që i është drejtuar Gjykatës. Të mos pranohet padia për shkak të mospërmbushjes së kushteve formale të saj”, tha juristi i BSH.
Në lidhje me kërkesën e paditësit Fullani për dëm moral, juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga avokatët e Fullanit, Maks Haxhia dhe Erinda Ballanca.
“Në kërkojmë pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo nuk ka afat. Në lidhje me dënim jopasuror të pretenduar prej nesh, shkarkimi nga detyra i ish-Guvernatorit është bërë për shkak të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ të caktuar ndaj tij. Nëse nuk do të ishte caktuar kjo masë, ai nuk do të ishte shkarkuar dhe do të vijonte edhe sot të ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë”, thanë mbrojtësit.
Gjykata rezervoi të drejtën për t’u shprehur në një moment tjetër në lidhje me kërkesën e BSH për mospranim të padisë së Fullanit, për mosrespektim të afateve kohore të depozitimit të padisë.
Gazeta Panorama.