Ish-ambasadori shqiptar në Paris, Luan Rama: Farën e xhihadistëve në Shqipëri, i pari

osman1

Antarë
Ish-ambasadori shqiptar në Paris, Luan Rama, thotë se farën e xhihadistëve në Shqipëri, i pari e ka mbjellë Sali Berisha.

Kjo, duke qenë se ai vendosi që ta fuste Shqipërinë në Konferencën Islamike, në kohën që ishte president.

“Vendi ynë u bë problematik në kohën kur Shqipëria e futur dhe e bekuar nga Berisha në Konferencën Islamike u hapi dyert fondacioneve fetare dhe ‘bamirëse’, këtyre fondacioneve fantazmë me shtetas arabo-shqiptarë, të cilët fshihnin terroristë të kërkuar nga shërbimet sekrete perëndimore. Por kjo epokë mund të konsiderohet e kapërcyer.

Shteti shqiptar aktualisht është në vigjilencë për të vepruar kundër çdo shfaqjeje xhihadizmi.

Por megjithatë, lufta kundër radikalizimit në mjediset fetare është një luftë e vazhdueshme pasi disa predikatorë shqiptarë, ashtu si në Kosovë apo në Maqedoni, kanë predikuar xhihadin në mënyrën më të hapur, madje përmes mediave publike dhe nuk janë cenuar aspak për deklaratat e tyre të nxitjes së urrejtjes”, thotë ai në një intervistë për Dita.

Por, shqetësimi i tij kryesor, është një tjetër.

Sipas Ramës, një ditë Shqipëria mund të drejtohet nga një parti fetare.

“Ndërsa lidhja e fesë me politikën në Shqipëri është një problem tjetër që kërkon një debat shumë të gjerë dhe urgjent, pasi një ditë (meqë politikanët tanë sot mendojnë si të qëndrojnë në pushtet duke kërkuar votën dhe joshur vendet e kultit), shqiptarët do të gjenden përballë një partie fetare në krye të të gjitha partive të tjera.

Por kur të shfaqet bumerangu, të gjithë do shastisen, ndërsa ata që e fabrikuan këtë katastrofë nuk do jenë më”, thotë ai./Tema
luanrama-e1447619607985.jpg
 
Back
Top