Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ish-ambasadoret greke, te gjithe pro Shqiperise

Lauri

Anunnak
23 ish-ambasadorë të Greqisë i kanë dërguar një letër Kryeministrit, Antonis Samaras. Letra e firmosur edhe nga ish-ambasadori grek në Shqipëri,Efthimios Stoforopoulos, bën fjalë për çështjet madhore të politikës së jashtme greke.

Në letër flitet për të "vërteta të mëdha" dhe disa çështje të rëndësishme që sipas ish-ambasadorëve duket se janë harruar nga udhëheqësit.

Letra është firmosur nga ish-ambasadorët në Turqi, Serbi, Shqipëri, Qipro dhe nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme. اështjet e parashtruara janë ndarë me pika për secilin vend, ku bën pjesë dhe Maqedonia që në letër quhen "Shkupjanët".

Propozimi për marrëdhëniet me Tiranën

Sa i takon Shqipërisë në letër thuhet se vendi ynë është kthyer në vend problematik për fqinjët. Ambasadorët shprehen se, pa një "kompensim" për anëtarësimin në NATO dhe një mbështetje "të pakushtëzuar" për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka paraqitur ambicie territoriale ndaj Greqisë.

"Fqinji ynë verior, Shqipëria, e cila u krijua nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913, ka treguar sjellë miqësore me vendin tonë që prej krijimit si shtet. Ky vend u bë shtet problematik për fqinjët pas festës së pavarësisë dhe zhvillimeve në Kosovë dhe Shkup duke rivalizuar Greqinë", thuhet në letër.

Në këtë rast, ish-ambasadorët i referohen deklaratës së Berishës bërë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku deklaroi se kufiri i saj shtrihet deri në Prevezë. Gjithashtu në letër flitet për rrëzimin e marrëveshjes për kufijtë detar dhe për çështjen çame që sipas ish-ambasadorëve është kthyer në një çështje "holokausti" për Shqiptarët.

Në konkluzionin për marrëdhëniet me Shqipërinë, ish-ambasadorët propozojnë që Greqia të ndreqë gabimet e vjetra dhe të afrohet me Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në BE.
/index al
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top