IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec

Lauri

Anunnak
IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec
e diel, 8 nëntor 2009 /postieri
IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravecNgjarje jo e zakonshme në fshatin Gllogjë të Tearcës. Një familje, ka këputur në kopshtin e saj, një kastravec, i cili është përplot me shkrime kuranore. Kastraveci është këputur para 3 muajsh ndërsa për çudi, ende edhe sot, në kushte natyrore pa asnjë konservues, është shumë i freskët.
"Këtë kastravec e kemi këputur o në 5 o në 6 të muajit Ramazan, pas dy ditësh e cela ajo tjetra kështu që ishte kishte filluar të zverdhet pas një jave ajo filloi të kalbet, e kjo gati tre muaj si është këputur ashtu eshte. Porosi e Zotit është sigurisht, un e besoj se është porosi e Zotit sepse tre muaj e këputur ajo do vyshket e do kalbet e kjo as është kalbur e as e vyshkur ashtu rin si e kam këputur", tregon Abdylamit Ademi.
Hoxhallarët e vlerësojnë këtë si dëshmi të ekzistencës së Zotit, i cili përmes bimëve, kafshëve e njerëzve, shfaq shenja.
"Po është një dëshmi është një çudi ku dëshmon se me të vërtetë ekziston Allahu dhe është një, këto janë fuqitë e Atij mbi natyrore. Edhe pse nuk mundë të deshifrohen të gjitha shkrimet këtu megjithatë ka shenja ku deshifrohet me fjalën Insanë dmth njeri, ka gërma të Kuranit germa arabe. Këtu ka edhe një shenjë që deshifrimi nuk mundë të bëhet por është Bismilahi Rahmani Rahim, por sidoqoift t'i komentojm këto nuk mundëmi se janë paraqitje që Allahu XH.Sh" thotë Alifekri Efendi Esati, mufti i Tetovës.
Mbishkrime të tilla, kohëve të fundit kanë filluar të përhapen gjithandej, siç ishte rasti i fundit me një fëmijë në Rusi.
-Arriti edhe ne Kosove Allahu.
 
Attachments

  • allah-kastraveci.jpg
    allah-kastraveci.jpg
    14.6 KB · Shikime: 5
ke kjo foto kastravecit un nuk pash as allah e asigjo thjesht viza ncncn sic i shikojme kto viza ke hurma ose sic i shikojme dhe ne fytyrat e gjysherve tane i bjen qe ke rrudhat e gjyshit tim te jeta shfaqur alahu ???
 
E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.
(El-Bekare, 6-7)
 
hyra ne kete teme vetem per te fyer hahhahah kur e pash titullin e temes ''Allahu dhe Muhamedi dalin në kastravec'' ncncn thash kush ka shkruar kete teme:p:p mirpo kur e lexova e kuptova

qkas mund te ndodhe
 
jo more s'eshte e vertet e kan bo tatto hahaha :p

se di pse po e boni diqka qe JO TE ZAKONSHME kjo s'eshte e para as se fundit ke ne shum sende te shkruar , edhe disa ktu qe paskan thon jo e pjekur shum disa jo spo shkrun All-llah as Muhammed a.s normal qe ju duket ashtu juve sepse nuk e dini mir shqipen e le mo arabisht .
 
Ehh...Allahu i madherishem edhe dergon shenja por njerezit deshirojne te behen kinse nuk shohin apo degjojne.Keto jane shenja te plota o njerz a nuk shihni me pa a?
Neyse secili ka menimet e veta.
 
A mundet dikush te na tregoje se c'fare eshte shkruar aty meqe besoni se eshte shkruar dicka?

A mos eshte zoti aq i paafte te dije nje gjuhe te vetme?
 
RReklam,,

me siguri kjo tem pret një përgjigje nga un,,të cilën un do ta jap sa më të shkurtër por të skat.
Pa hyr te kundershtoj ne detaje te ndryshme që do ta bënin pastaj më të pa kuptushme atë që un dua të them vërtet për ju,

Njerzimi ka par Fenomene të ndryshme natyrale,,,si puna e kti kastravecit,,

ne kastravec nuk lexohet as allah dhe as muhamed,,dhe nese mendoni që kastraveci ka ardhur me njëmesazh të koduar,,,at´her nuk e di ku ësht dallimi me fenomene të tjera të para gjat historis së njerzimit,,të gjitha bimet qe dalin nga toka,,plasaritjet i bëjn në të njëjtat forma,,,që të duken në stilin e shkrimit arab,,por e verteta ësht se,,sikur ((përshembull))emri AGIM të kishte të njëjtin kuptim për njërzimin si emri ALLH,,,
do të ishte shum e leht të bashkoje fenomene të tilla që ngjajn me AGIM.

e dyta,,

nëse kërkoni të shikoni mesazhe të dërguara nga jasht natyra jon,,,

at´her shikoni ktë vidjo,,,un kam pasur fatin ti vizitoj 2 prej tyre,,,dhe jam i bindur plotësisht se ato vin nga fuqi mbinatyrore,,fakti që ato jan shum përfekte,,tregon që kemi të bëjm me diqka që sht e vetëdishme për atë që bën,,

Shikim të Këndshëm

[youtube]xWJmry9boz0[/youtube]
 
All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.

po te citoj,,nga qe postimi yt esht persjon ndaj botes se lir,,metoda qe esht perdorur per te sllaveruar njerz ne emrin e zotit,,per tu futur friken,,ne mynr qe njerzve mos tju shkoj kurr ne mendje te kerkojn nje alternativ tjeter ,,,dhe kshtu per te arritur pavdekshmerin e muhametit dhe teoris se ti,,ne boten e mbrendshme,,te ciles muhamendi i ka shkaktuar nje dem te pa pershkrushem,,qe do te duhen te pakten 5 shekuj perkushtrim,,per ta rikuperuar dhe rifituar kohen e humbur,,

dhe per ta kuptuar perfundimisht arsyen e ardhjes,,e per te luftuar te gjith se bashku,,,qe ta kryejm mbrenda kohes misjonin ton,,se mbase ne kte mivjecar na duhet te pergaditemi per nje shperngulje rrenjesore dhe masive,,,
 
Me ne fund njerzit duhet te marrin mire mesazhet e shenjta dhe mos perdorin kastravecat pervec se ushqimit...
 
Goxha perim domethenes kane zgjedhur ahahahhaha

Qe sot e tutje kastravecat duhen shpallur te shenjte dhe te mos konsumohen, madje duhet tu ngrihen edhe kulte kastravecave, ku ti ruajne njerezit-kastraveca.

Jemi popull i zgjedhur, kastraveci na e konfirmon.
 
Eh po, kot s'ka thene Zoti ne Kur'an se argumentet jane per te zotet e mendjes, ketyre u ben thirrje, jo te tjereve. Andaj, per ne s'eshte cudi kjo fare. Zoti i shfaq argumentet t'cilat argumentojne ekzistencen e Tij, njerezit qeshin nga injoranca.
 
Nuk ju mjaftuan argumentat juve, donit edhe kastravecin... Po Allahu nuk e di qe ne Kosove flitet e shkruhet shqip, apo nuk di shqip ky zoteria pa emer ?

Mos u tundoni me lover, se do detyrohet allahu dhe jua shkruan ne balle here tjeter LOL
 
Nostra, edhe sikur te shfaqeshin ne shqip, ju nuk do kishit besuar, andaj kjo cfare thuani nuk eshte asgje tjeter vecse pjese e metodes suaj qe perdorni per te kundershtuar. Ne te kaluaren, por edhe ne te tashmen, njerezit kane mohuar dhe mohojne argumente dhe mrekulli shume me te medhaja se sa keto, nuk eshte cudi per ne qe mohoni edhe tani. Merre shembull vetem Kur'anin, asgje me shume. Liber i cili akoma qe 14 shekuj s'ka ndryshuar fare, as nje shkronje te vetme, e qe akoma nuk doli askush qe ta hedh poshte e te thote se eshte tjetersuar, ka nderhyre dora e njeriut ne te e te ngjajshme. E dita dites po vertetohen ato cfare jane thene ne Kur'an para 14 shekujve. Mrekulli me te madhe nuk ke. Andaj, kot llomotisin kundershtaret, kur s'kane fakte qe argumentojne te kunderten e asaj cfare eshte thene ne Kur'an. Akoma eshte hapur debati rreth mrekullive dhe vertetesise se Kur'anit, andaj, sfidojeni po patet mundesi, qofte edhe nje citat te Kur'anit, e mos t'flasim per nje kaptine te tere.

Me t'mira =)
 
Ne kungull duhet tja u shkruaje ta krahasoni me koken tuaj LOL LOL LOL
 
Ne kungull duhet tja u shkruaje ta krahasoni me koken tuaj LOL LOL LOL

U mundove te behesh humorist por...Nuk e di perse qeshesh me Monitor lool:gjujpeshk:
 
Nostra, edhe sikur te shfaqeshin ne shqip, ju nuk do kishit besuar, andaj kjo cfare thuani nuk eshte asgje tjeter vecse pjese e metodes suaj qe perdorni per te kundershtuar. Ne te kaluaren, por edhe ne te tashmen, njerezit kane mohuar dhe mohojne argumente dhe mrekulli shume me te medhaja se sa keto, nuk eshte cudi per ne qe mohoni edhe tani. Merre shembull vetem Kur'anin, asgje me shume. Liber i cili akoma qe 14 shekuj s'ka ndryshuar fare, as nje shkronje te vetme, e qe akoma nuk doli askush qe ta hedh poshte e te thote se eshte tjetersuar, ka nderhyre dora e njeriut ne te e te ngjajshme. E dita dites po vertetohen ato cfare jane thene ne Kur'an para 14 shekujve. Mrekulli me te madhe nuk ke. Andaj, kot llomotisin kundershtaret, kur s'kane fakte qe argumentojne te kunderten e asaj cfare eshte thene ne Kur'an. Akoma eshte hapur debati rreth mrekullive dhe vertetesise se Kur'anit, andaj, sfidojeni po patet mundesi, qofte edhe nje citat te Kur'anit, e mos t'flasim per nje kaptine te tere.

Me t'mira =)

Keto mund t'ia thuash ndo1 idioti lover, jo mua. Shkoni vizitohuni nese besoni vertete qe ai kastraveci eshte prekur nga pena magjike e allahut tuaj, sepse me kete qeshin edhe femijet. Tani ndajeni mendjen, allahu jep apo jo prova, sepse kur ju thone perse nuk shfaqet edhe mbyllet njehere e mire kjo ceshtje, thoni qe na ka dhene vullnetin e lire per te besuar, po tani po na del qe shpeshere na ngacmon me ndo1 kastravec apo domate.

P.s Edhe sa per kuranin qe nuk ka ndryshuar, mos na bej humor te lutem...

Kurani e ka te shkruar qe nese has nje femer jo te virgjer per martese, ajo duhet gurezuar ( vrare me gure dmth) ne publik. Tani ti do thuash qe kjo pjese nuk eshte e shkruar, por e kane hequr lover, se njerezit nuk mendojne me si ne vitin 600.

Megjithate, qe ti mos mbetesh injorant e mos qeshesh me veten, urdhero lexoje : TheReligionofPeace - Islam: Stoning Adulterers

Edhe mos vrisni me ferma me gure pse nuk jane te virgjera, se kthesa si puna juaj ua kane marre virgjerine.
 
Prap ti je ujku i vjeter Nostra, kur s'ke cfare te thuash, kapesh per bishti t'lopes. Andaj, leri artikujt e metodat tuaja te kaluara qe u ka dale afati, e qe mbare bota kane qeshur me besimin tuaj dhe ata majmunet e fosilet cfare ka e cfare s'ka ne te, eshte koha per te ndryshuar, mos u plak me nje pale mend, ndrysho pak:gjujpeshk:

Nese je i zoti, urdhero, shfrytezoje diturine qe mendon se e ke, lodhe pakes trurin. Nuk te citova me qellim qe t'vazhdosh me ofendimet dhe perqeshjet qe i ben si ne te kaluaren si tani, por mendova se do e vesh gishtin ne koke dhe t'mendosh me mire por..paskam gabuar. Po e shoh se nuk po flas me nje njeri qe deshiron ta dije te verteten por me nje njeri i cili hulumton dhe shpenzon kohe per t'gjetur gabime dhe material qe ia mundeson ta vazhdoje lojen e njejte. Zhetonat jane harxhuar Nostra, fuge (sic thone andej nga Maqedonia), hudhe nje zheton tjeter. Po vazhdove keshtu me keto fjalet e tua qesharake (qe per mua jane kot fare), nuk ja vlen t'diskutojme me ty, vetem te te injorojme. Me dhimbsesh sincerisht te them. T'pershendes me firmen time.
 
Nuk mu duk pergjigje, kerkoj ndjese per disa metafora te perdorura, por duhet te mos levize pike gjaku ne trup, qe mos e tejkalosh dozen me te tilla diskutime qesharake.

P.s Nje pyetje me lind rishtaz nga firma jote. Sic ishte kastraveci per gjithe humanet e globit (prove nga allahu), je ti per forumin virtual, pra kastraveci yne ?

Me t'mira !
 
DO e marr kete si kompliment. Ofendimet s'me pengojne, perkundrazi, me forcojne >)
 
Ore tani se po ja vjedh pak mendimet Nostres,vullnet te lire nuk ka dhene Allahu?Per ke i dergon keto prova mor vlla se nuk po marim vesh? Dhe mos na thoni per te zotet e mendjes ju lutemi.Nese do qe njerzit jo besimtare te vertetojne egzistencen e tij atehere le te shfaqet vete dhe nuk ka nevoje per kastravece apo karota,meqense besimtaret jane te bindur per egzistencen e tij.
 
Ti nuk po je ne gjendje nje planet te thjeshte, merre shembull DIELLIN, ta shiqosh non-stop, e si deshiron Krijuesi te te shfaqet ty?

Urdheroni mendjet e juaja te shfaqen e ti shohim, ngase sincerisht nuk po besoj se keni mendje.

Ju pres....!:gjujpeshk:
 
Ju disa ktu qe gjdo her te njejten gje po e thoni pse jo shqip pse ashtu jeni bo bajat gjithmon me te njejtin koment sa qe as me kesh(qesh) nuk po na beni me :p
 
O Lover po leni mendjet tona ti.Po ajo mendja jote si thote, pse i jep keto shenja Allahu?Apo keshtu kot qe te kujtoje besimtaret e lekundur se ai egziston,se sa per ne te tjeret po nuk e pame me syte e mrekullueshem qe na ka dhene, nuk e besojme.Nuk late galabizhda dhe vija pa na thene se shkruan Allah,cudi vetem ne ababisht i shkruan, e po popull i zgjedhur patjeter.
 
Ju disa ktu qe gjdo her te njejten gje po e thoni pse jo shqip pse ashtu jeni bo bajat gjithmon me te njejtin koment sa qe as me kesh(qesh) nuk po na beni me :p

Po ty eshte e pa mundur te te besh te qeshesh.Na shpjego pak pse i jep shenjat Allahu vetem ne gjuhen e pikturave abstrakte, qe ta kuptojme edhe ne dhe te nisim te qajme me pas qe te qeshesh ti.
 
Po ty eshte e pa mundur te te besh te qeshesh.Na shpjego pak pse i jep shenjat Allahu vetem ne gjuhen e pikturave abstrakte, qe ta kuptojme edhe ne dhe te nisim te qajme me pas qe te qeshesh ti.

send nuk tpyta .
 
Ja nje argumentues i lindur,na shkrive se qeshuri.Kur thua [ju ketu] do te thote ata, shume, etj etj dhe thua qe jemi bere bajate.Pse?Sepse e keni te pa mundur te shpjegoni psene.Kot shkruani shqip ketu, shkruani ne gjuhen e Allahut se do ju mallkoje me pas.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top