Pesë vjet më vonë iPhone është bërë madje një sëmundje. Një studim i Baystate Medical Center në Springfield, Massachusettes thotë se 76 për qind prej nesh vuajmë nga “vibracioni fantazmë”: është sindroma e beeperit, mesazhit, apo emailit që e imagjinojmë edhe kur nuk është. Një psikolog, Larry Rosen, ka shkruar një libër “iDisorder”, ku shpjegon se si “obsesioni për teknologjinë” ka marrë vrull. Dhe një psikiatër, Gary Small, ka shkruar “iBrain”, për të na ndihmuar “t’i mbijetojmë alteracionit teknologjik të mendjes moderne”
Kur u vendos në radhë përpara kubit të qelqtë të Apple Store në Fifth Avenue, në orën 5 të mëngjesit të ditës së hënë, 25 qershor 2007, Greg Packer, 44-vjeçari nga Huntington, mendonte se kishte siguruar një vend për të hyrë në artikullin e radhës të kronikës – ai gjithnjë i pari që vihej në radhë për koncertet e shumëpritur dhe ndeshjet më të populluara, por në fakt ishte duke hyrë në histori. Në orën 6 të pasdites së të premtes, 29 qershor, kur më në fund doli në shitje, pas më shumë se 100 orëve në radhë Greg u bë mbajtësi numër një i celularit që do të ndryshonte jetën: iPhone.
Pesë vjet më vonë – dhe pas 217 milionë iPhonesh të shitur – është një tjetër botë. Barack Obama, njeriu që në 2007 ëndërronte Shtëpinë e Bardhë dhe që për të gjithë ishte politikani më i teknologjizuar i planetit, sot duket një nostalgjik simpatik kur betohet për besnikëri ndaj plakushit BlackBerry, gjigandi që rezultoi me këmbë prej rëre dhe që tani përpiqet shumë për t’i shpëtuar falimentimit: ashtu si Kodak, kompania legjendare fotografike, që u vra pikërisht prej fotokamerës së iPhone. Apple, ndërkohë, i ka 108-fishuar fitimet prej 24 miliardësh të vitit 2007, duke i marrë madje për pak ditë gjigandit të Exon Mobil titullin e kompanisë më të vlerësuar: 550 miliardë dollarë. Ndërkohë, ajo Nokia që kontrollonte tregun global tashmë nga Moody’s etiketohet “hedhurinë”: dhe 2 dollarët e saj për aksion janë qindarka krahasuar me 582 dollarët që shitet një aksion i Mollës.
E të mendosh që fillimet nuk ishin aspak inkurajues. “Steve Jobs dhe Apple refuzojnë të konfirmojnë planet. Por analistë të sektorit kanë grumbulluar provat që Apple po mendon të prodhojë atë që në brendësi të kompanisë ka nisur të quhet iPhone”. Ishte hera e parë që fjala magjike shfaqej tek “New York Times”, duheshin edhe 5 vite për debutimin dhe në 19 qershor 2002, John Markoff, ekspert high tech e sheh situatën sterrë. “Ka sinjale që Mister Jobs po shkon drejt greminës, ashtu si ajo situatë që 7 vite më parë çoi drejt rënies kreun e atëhershëm të Apple, John Sculley”. Domethënë lancimi i Newton, paraardhësi i iPad dhe i gjithë tabletëve: ishte gafa që rrezikoi të fundoste një herë e mirë Apple.
Në këta 5 vite, Apple ka shitur më shumë celularë se sa kompjuterë në historinë evet. Por edhe kur ishte tashmë në duart e Gregut tonë – dhe 2 milionë të tjerëve në vetëm dy muaj – telefoni që do të ndryshonte historinë vazhdoi të shihej me mosbesim. “Time” i dedikoi kopertinën me titullin “Shpikja e vitit”, por me sa shumë mund. “ثshtë i vështirë të shkruash mbi të. Shumë i ngadaltë. Dhe shumë i madh. Nuk ka dërgim mesazhesh. ثshtë shumë i shtrenjtë. Por në fund të fundit, iPhone i Apple mbetet shpikja më e mirë e këtij viti…”. Tamam. Edhe ekspertët e “Time” nuk mund të imagjinonin se po kurorëzonin jo shpikjen e vitit: por të shekullit. Sepse edhe ata nuk dinin si të quanin atë shpikje brenda shpikjes: “A i keni hedhur një sy atyre hapësirave të zeza në faqen e iPhone? Shumë shpejt do të mbushen me ikona shumë të vogla e shumë të dobishme”. Që pothuajse askush nuk i quante me emrin që tre sezone më vonë, American Dialect Society do ta zgjidhte fjala e vitit: “Application”. Ose për të gjithë, thjeshtë “app”.
Sot ka më shumë se 650 mijë app të Apple: një biznes që ka bërë të fitojnë prodhues të vegjël një shumë prej 5 miliardë dollarësh. Dhe pikërisht përmes këtyre app iPhone u shndërrua në mbajtësin e botës sonë. Një app përmban 3 kilogramë e 200 gramë të American Heritage Dictionary me parathënien e Steven Pinker. Një app të lejon ta shndërrosh celularin në telekomandën e shtëpisë. Një app na bën të masim tensionin dhe tani edhe depresionin. “Pavarësisht ndryshimeve shumë të vegjël në pamje, iPhone vazhdon të transformohet pikërisht falë AppStore”, shpjegon Adam Lashinsky, gazetar i “Fortune” dhe autori “Sekretet e Apple”. “ثshtë AppStore që e bën iPhone gjithmonë të ri. Duke ndryshuar vazhdimisht eksperiencën që kemi nga celulari: pa e ndryshuar vetë celularin”. Për të mos folur për një transformim edhe më të thellë: “Touch”, telefoni që gjallërohet me prekje. “Zbuluam të pasurit e një tastiere fizike ishte më pak e rëndësishme nga sa mendonim. Zbuluam se është e mundur të navigosh të gjithë internetin nga një telefon. Kështu tani jemi shumë pranë kapërcimit të pragut të fundit: kompjuteri në xhep. Dhe e gjithë kjo nisi nga iPhone, pesë vjet më parë”.
Në 2016, thotë një studim i Cisco Systems, në botë do të ketë më shumë celularë se sa njerëz. Një botë iPhone? Kjo jo: megjithatë, një botë që i ngjan. Celularët Android kanë kaluar tashmë ata Apple edhe pse iPhone mbetet telefoni më i shitur. Por nuk është rastësi që Apple akuzon Google, prodhues i Android, se ka kopjuar gjithçka: nga prekja, tek aplikacionet.
Pesë vjet më vonë iPhone është bërë madje një sëmundje. Një studim i Baystate Medical Center në Springfield, Massachusettes thotë se 76 për qind prej nesh vuajmë nga “vibracioni fantazmë”: është sindroma e beeperit, mesazhit, apo emailit që e imagjinojmë edhe kur nuk është. Një psikolog, Larry Rosen, ka shkruar një libër “iDisorder”, ku shpjegon se si “obsesioni për teknologjinë” ka marrë vrull. Dhe një psikiatër, Gary Small, ka shkruajtur “iBrain”, për të na ndihmuar “t’i mbijetojmë alteracionit teknologjik të mendjes moderne”.
Gregu i mirë as nuk do t’ia dijë. Dhe mendon me krenari atë 29 qershor të vitit 2007 kur – i pari në botë – mori në duar celularin. “Sigurisht që e kam ende”, ulëret pikërisht nga celulari. “ثshtë trofeu im më i bukur. Megjithatë, tani përdor iPhone 4… Dhe kur thatë që do të dalë iPhone 5”? Thonë që këtë vjeshtë. Ndoshta edhe më herët, kush e di? “Sigurisht që do të jem”. Paç fat: pesë vjet më vonë, i vetmi aplikacion që ende nuk ke anë shpikur është pikërisht ai për të mos mbajtur radhë....//Lajmeonline