Kresha
A pretty face can never trick me
Duke parë masivitetin që ka marrë përdorimi i iPhone ishte e pashmangshme që borgjezia e re do gjente mënyra për t’u dalluar nga plebenjtë. Një disenjator me emrin Stuart Hughes, ekspert me përvojë për adoptimin e metaleve të shtrenjtë në telefona me vlerë më të ulët ka rritur ‘disi’ vlerën e një iPhone të thjeshtë. E ka veshur një iPhone 3GS me një trup ari të pastër 22 karat, të cilin e ka zbukuruar me ‘vetëm’ 190 diamante. Dhe për t’u siguruar që asnjë rrogëtar ta shtjerë në dorë këtë ‘kukull’ i ka vënë çmimin ‘vetëm’ 1.92 milion paund (3.2 milion $), që na e tejkalon buxhetin ne ‘plebenjve’ me vetëm 1.92 milion paund. Për ta plotësuar telefonin, i ka shtuar një kuti të skalitur nga një bllok i vetëm graniti, të cilin mund ta shihni më poshtë.
Kënaquni vetëm duke e parë.
//krokodili