Paketa e gjuhës shqipe është gati për përdorim, gjë që mund të shihet edhe nga screen shootsat e para të nxjerra në faqen iAlba.info.
Suejb Memeti dhe Lulzim Fazlija si udhëheqës dhe menaxherë të këtij projekti, në pyetjen e Albeu.com për datën e publikimit të pakos, u pergjigjën: ”Për dallim nga versioni i kaluar, i cili që në fillim u publikua falas kësaj here kemi vendosur që të publikojmë një link për donacione, së paku për të plotësuar harxhimet e bëra për realizimin e këtij projekti”.
Donacionet mund të bëhen në iAlba Albanian Apps ku edhe do të gjeni edhe informacionet e nevojshme për të bërë donacionet tuaja dhe për të ndihmuar kështu zhvillimin e suksesshëm të projektit dhe publikimin sa më të shpejtë të paketës së gjuhës shqipe për celularët iPhone versioni 3.0.
Sipas autorëve, projekti në gjuhën shqipe do të publikohet falas pasi donacionet e bëra të kenë arritur vlerën minimale për t'i mbuluar harxhimet e projektit.
Ata gjithashtu kanë menduar edhe për donatorët dhe sponsorët duke u mundësuar atyre hapësirë në faqen e tyre si dhe paraqitje gjatë procesit të instalimit të pakos.
Urojmë që paketa e gjuhës shqipe do të dalë sa më shpejt online. (albeu.com)