Ipeshkëvia deshironë prishjën ose largimin e 25 biznesevë !

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Pas takimit të sotëm të presidentes Atifete Jahjaga me krerët e Ipeshkëvisë së Kosovës, dhe deklaratës se u fol për kontestin për çështjen e shtrirjes së pronës kadastrale të Katedrales, zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Prishtinës ka dhënë disa sqarime.

“Lokacioni i dhënë në vitin 2003 ka qenë i pandarë dhe ka përfshirë edhe shumë sipërfaqe të tjera që nuk i kanë takuar oborrit të Gjimnazit (Xhevdet Dodoa). Ipeshkëvia dhe MASHT-i kanë kompensuar ndërtimin e gjimnazit të ri dhe në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me kompensimin e hapësirës së dhënë për Katedralen”, thuhet në sqarim të Komunës.

Në sqarim thuhet se oborri i gjimnazit, sipas matjeve gjeodezike, përfshin sipërfaqen prej 68 ari, për të cilën Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pati lëshuar leje ndërtimi për Katedralen, të cilën e ka pranuar Ipeshkëvia dhe nuk ka bërë vërejtje deri më tani në Komunë.

“Sipas këtij sqarimi, Komuna me asnjë akt nuk ia ka ndarë Ipeshkëvisë hapësirën ku kanë qenë të vendosura bizneset dhe nuk ka marrë vendim për zhvendosjen e 25 bizneseve për shkak të ndërtimit të Katedrales, ashtu siç ka ndodhur me gjimnazin Xhevdet Doda. Pra, nuk kemi të bëjmë as me zgjerim dhe as me rrudhje të lokacionit, por me gjendjen faktike në terren, sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në fund të këtij sqarimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top