“iPad Mini”, vjen edhe risia e radhës nga “Apple”

Love

βeℓℓe â๓e
"Apple", përmes administrorit Tim Cook, ka prezantuar edhe risinë e radhës: “iPad Mini”, një iPad me dimensione më të vogla në krahasim me atë aktualin, që duhet të hyjë në konkurrencë me "Kindle Fire" i Amazon.

Shiko fotografinë 1730060

"iPad Mini" mund të kapet me një dorë të vetme dhe është i hollë, sa një laps.

Karakteristikat
"iPad Mini" është 7.2 mm i hollë, 1/4 më i hollë sesa “iPad”-i i madh. Peshon vetëm 208 gramë dhe është i disponueshëm me ngjyra bardhë e zi. Do të ketë një ekran me të njëjtin rezolucion të modelit më të madh, tepër i pastër për foto e video. Gjithashtu, “iPad Mini” ka një chip A5 dual core (i ngjashëm me atë të brezit të mëparshëm të iPad), një fotokamerë në pjesën e prapme prej 5 megapixel dhe një në pjesën e përparme, prej 1.2 megapixel. Ka edhe teknologji celulare të avancuar LTE, kavo "Lighting" për ta lidhur me kompjuterin dhe memorie nga 16, dero në 64 Gb. Bateria do të durojë deri në 10 orë navigim Wi-Fi.

اmimet
Teksa mbeten të zbulohen ende çmimet eveopiane, janë vendosur ato amerikanë. iPad Mini me 16 Gb do të kushtojë rreth 329 dollarë; mini nga 32 Gb do të kushtojë 429 dollarë; 64 Gb do të kushtojë 519 dollarë. Lidhja celulare dhe jo vetëm Wi-Fi, do të kushtojë 130 dollarë më shumë për çdo model. Tani, “iPad”-i tradicional kushton nga 399$ e lart, ndërkohë që do të kenë edhe një risi, siç është procesori A6X, i dizenjuar nga Apple për të dyfishuar shërbimet.

Shitjet
"iPad Mini" dhe "iPad 4G" i ri do të jenë të disponueshëm për prenotim nga 26 tetori. Versionet vetëm "Wi-Fi" do të jenë në shitje duke nisur nga 2 nëntori, kurse ato me lidhje celulare do të jenë të disponueshme rreth dy javë më vonë.
Burimi: ikub.al
 
Titulli: “iPad Mini”, vjen edhe risia e radhës nga “Apple”

Mini ipad e maxi iphone qenka....

"iPad Mini" mund të kapet me një dorë të vetme dhe është i hollë, sa një laps.
Mbase me nje dore mashkulli, se per nje vajz/ femer besoj qe nuk mjafton nje dore.
 
Pe: “iPad Mini”, vjen edhe risia e radhës nga “Apple”

Mu me pelqejne me teper nga ana estetike kto produktet e apple. :)
 
Titulli: “iPad Mini”, vjen edhe risia e radhës nga “Apple”

Po ne euro sa i bien qmimi ? thash mbase ben dikush sevap mi fal ca euro e blej ket ket te riun
 
Pe: “iPad Mini”, vjen edhe risia e radhës nga “Apple”

S'me pelqejne...
 
Back
Top