Inxhinjeri shqiptar i aerokozmikës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kur pasioni është i madh, gjithçka mund të realizohet, madje dhe projektet me të paimagjinueshme që ngjajnë si fantashkencë.

Mjafton ta duash atë që ben, për të krijuar objekte të cilat shumë njerez nuk do të merrnin mundimin as t’i mendonin.

Flladian Rrullo është një 27-vjeçar me një pasion paksa marramendës.

Djali, i cili ka përfunduar studimet për inxhinieri aerokozmike në Milano, dëshiron të bëhet projektues e zbatues i konstruksioneve të avionëve.

Zgjedhja e kesaj dege studimesh nuk është e rastësishme. Në vitin 2004, djaloshi zuri vendin e parë në Olimpiaden Kombëtare të Fizikës në rang vendi.

Po këtë vit, përfaqeson Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Fizikës në Korenë e Jugut. Perpara një viti, Flladi la qytetin e Milanos, për t’u kthyer në vendin e lindjes, në Divjakë.

Projekti me i fundit i tij është një kanoe e krijuar nga fibra xhami. E ka quajtur thjeshte “Orka 300”, njësoj si peshku i madh i familjes së delfinëve.

Edhe pse duket e veshtire si sipermarrje, e gjithe puna fillon me lyerjen e kallëpit me polivinir alkooli, solucion qe eshte agjent ndares per te lehtesuar daljen e kallepit.

Me pas behet vendosja e materialit duke filluar nga nje “lyerje” e lehte me rezine, per te vazhduar me nje shtrese fiber xhami.

Procesi vazhdon me nje tjeter shtrese rezine, e me pas serisht
fiber xhami. Ne total vendosen te pakten 3 shtresa.

Fibra thith rezinen derisa te laget e gjitha. Gjate procesit, duhet treguar kujdes qe te mos vendoset me shume seç duhet, e qe te mos mbeten pjese te thata.

Ne pozicionet me kritike (maja e kajakut) mund te vendosen deri ne 2 shtresa fiber ekstra.

Pas perfundimit te fazes finale, nuk mbetet gje tjeter veçse te testohet kanoa ne Lumin e Semanit, shume afer Divjakes.

Kush me mire se vet prodhuesi i kanoas, mund ta beje kete gje….? A jeni gati per lundrimin e radhes me nje kanoan “Made in Albania”? / Top Channel
 
Back
Top