Investimet e huaja, Shqipëria e dyta në rajon

My Self

Born To Be Happy
INVESTIMET-E-HUAJA-01_tn_0.jpg

Zyra e PNUD-it në Tiranë publikoi raportin global të investimeve të huaja direkte për vitin 2010, duke e renditur Shqipërinë, si një nga vendet me ecurinë më të mirë në rajon.
“Në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën për herë të parë në më shumë se 1 miliardë dollarë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europën Juglinore me investimet e huaja më të larta”, tha Zinebtouimi Benjelloun, kordinatore e brendshme e OKB-së në Tirane.

Investimet e huaja konsiderohen si një nga burimet kryesore që gjenerojnë punësim.

Në katër vitet e fundit, investimet e huaja direkte në total kanë qenë 3.7 miliardë dollarë sipas të dhënave zyrtare. Por numri i të punësuarve, jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë vetë krahasuar me fundin e vitit 2006.

Kryqëzimi i shifrave të punësimit me investimet e huaja tregon një rezultat paradoksi ku kapitali i huaj që investohet në ekonominë shqiptare nuk ka gjeneruar punësim në ekonomi, të paktën jo aq sa për të zbutur efektet e mbylljes së ndërmarrjeve publike apo reformave të tjera që shkurtojnë vendet e punës. Ekonomia mund të jetë në fazë strukturimi, ku rritja e produktivitetit nga teknologjitë e reja që sjellin investimet e huaja shkurton vendet e punës. Por përtej të gjitha këtyre arsyeve fakt është se numri i shqiptarëve që kishin një punë ka qenë më i lartë, para 5 vitesh, atëherë kur investimet ishin vetëm 200 milionë dollarë në vit se sa është tani që investimet janë 5 herë më të larta.

Top Channel!
 
Pe: Investimet e huaja, Shqipëria e dyta në rajon

Kriza ekonomike e 2009-es i deboi ne nje far menyre investitoret nga Europa Perendimore dhe disa nga vendet Ballkanike gjeten menyren se si ti terheqin. Me gezon fakti qe nje nga ata eshte edhe Shqiperia. Sipas te dhenave te fundit nga UNCTAD, Serbia eshte lider ne rajon me 1,3 miljard dollar investime te huaja. Menjehere pas saj eshte Shqiperia me 1,1 miljard dollar investime te huaja. Ajo keshtu le pas Sllovenine me 834 milion $, Malin e Zi me 760 milion $, Kroacine me 583 milion $ dhe Maqedonine me 293 milion $.
Keto fakte dhe numra flasin qe Shqiperia ka bere ndonje ndryshim deri sa preferohet nga investitoret e huaj. Ata kerkojne siguri per kapitalin e vet, duan sherbimet birokratike te jene te shpejta, infrastruktura te jete e mire qe te mund te zhvillojne bizneset e tyre, nje administrate publike efikase dhe ndoshta Shqiperia i ofron keto mundesi derisa preferohet dhe dhe gjendet si vendi i dyte i ranguar ne rajon per nga investimet e huaja.
 
Back
Top