PiNkY
Anëtar i Nderuar
Trupi njerëzor është një “makineri” shumë e sofistikuar. Ushqimi është “karburanti” që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Dhe marrëdhënia mes tyre është shumë komplekse. Shpeshherë, e ngrëna, na dhuron një kënaqësi të pafundme, që arrin të ngopë edhe shqisat tona, por ndonjëherë, ama, mund të na bëjë keq.
Në të tilla raste, trupi ynë na flet në një gjuhë kaq të thjeshtë…por sigurisht, të tijën, që ne, herë e kuptojmë e herë jo, e më të shumtën e kohës, e keqkuptojmë. Kështu që nëse ndjeni fryrje, spazma, dhimbje koke, aritmi, luhatje humori, etj., nuk e ka fajin as shefi, as burri, as kolegia e punës e as parukierja (të paktën, jo gjithmonë ), është organizmi juaj që nuk e pranon më një lloj të caktuar ushqimi dhe është fjala për intolerancë ushqimore. Dhe nuk duhet toleruar! Na “garanton” Dr. Albana Daka, që kryen thuajse çdo ditë, në klinikën e saj, një ekzaminim të tillë. Ndaj, tani, është rradha jonë ta “ekzaminojmë” atë, për të kuptuar çdo gjë që duhet të dimë për intolerancën ushqimore.
اfarë është Intoleranca ushqimore?
Intoleranca ushqimore është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve që konsumohen më shpesh (të tilla si gruri, qumështi, domatja, vaji, mishi, kafeja, etj)
Intoleranca ushqimore dhe alergjia ndaj ushqimeve janë e njëjta gjë?
Jo,intoleranca ushqimore dhe alergjia ndaj ushqimeve janë dy gjëra të ndryshme. Tek e para, simptomat nuk shfaqen menjëherë pas marrjes së ushqimit, si në rastin e alergjive. Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditëve ose më shumë, pas konsumimit të një ushqimi të caktuar. Nga ushqimet që përdoren shpesh, mund të shfaqet reagimi i vazhdueshëm i organizmit ndaj tyre. Reagimet mund të paraqiten në formë të "maskuar", kjo do të thotë që një person që konsumon në ditë një ushqim që nuk mund të tolerojë, kurrë nuk mund të dyshojë që ushqimi eshte shkaku i problemeve te tij.
Si mund ta kuptoj ndaj cfarë ushqimi kam intolerancë?
Përmes testit për intolerancën ushqimore. Quhet Test citotoksik dhe është metoda më e besueshme diagnostikuese e intolerancës ushqimore. Me këtë test ne mund të kontrollojmë të gjitha ushqimet themelore të dietës sonë të përditshme si : drithëra, mish, peshk , produktet e qumështit, vezët, vajra, fruta, perime, ushqime pikante, pije, etj.Testi citotoksik është një provë laboratorike qe kryhet nga laboratorë të specializuar posaçërisht për intolerancat ushqimore . Teknika është e bazuar në monitorimin e veprimit midis qelizave të bardha të gjakut (limfociteve T-hellper) dhe alergeneve ushqimore. Testi kryhet me gjak dhe rezultati eshte specifik per cdo pacient.
Pasi kam rezultuar intolerante për disa ushqime, çfarë ndodh?
Fillon “terapia” që përbëhet nga shmangia e konsumit të të gjitha atyre ushqimeve që shkaktojne intolerancë ushqimore dhe ushqimeve që i përkasin të njëjtës familje biologjike. P.sh. nëse rezultojmë intolerant ndaj qumështit, nuk duhet të konsumojmë as nënproduktet e tij.
Për sa kohë nuk duhet t’i ha këto ushqime?
Periudha e shmangies, nga dieta, e këtyre ushqimeve varet nga shkalla e reagimit ndaj tyre, siç është përcaktuar nga testi.(niveli i intolerancës ushqimore nga grada 0 - 4)
•Për shembull, në një nivel intolerance të gradës së 2-të, udhëzimi për këtë ushqim është: "Krejtësisht i ndaluar për 2 muaj, më pas lejohet 1 herë në javë nga muaji III-V"dhe më pas konsumohet si zakonisht por pa abuzuar me sasitë e tyre.
اfarë dëmi mund t’i shkaktojë intoleranca ushqimore në organizmin tim?
Literatura e mjekësisë së nutricionit referon për patologji të shumta të lidhura me intolerancën ushqimore .Patologjitë më të zakonshme me shkak intolerancën ushqimore janë:
• Probleme të aparatit tretës (meteorizëm , mostretje, ulcera duodenale, kolit ulçeroz,diarre ,sëmundja Crohn, sindromi i zorrës se irrituar, gastrit etj)
• Sëmundjet e lëkurës (ekzema, psoriazis, akne kryesisht në fytyre, dermatit etj)
• اrregullime metabolike (diabeti, kolesterol i lartë, amenorrhea, dismenorrhea etj)
• Sëmundje alergjike (riniti alergjik, bronkit, astma bronkiale etj)
• Dhimbje koke (migrenë, neuralgji)
• Kriza neurovegjetative , sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë.
• Arthritis, arthrosis, myalgji
• Hipertension, semundje të zemrës, takikardi, spazma e gjymtyrëve të poshtme .
• Insufficence renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksione vaginale, sterilitet
• Hypo dhe hyperthyroidism
• Lodhje kronike, luhatje të humorit, kriza paniku, stres të vazhdueshëm..
ثshtë e vërtetë që në të njëjtën kohë mund të bie në peshë?
Qëllimi kryesor nuk është ky, por po, është e vërtetë. Nëse eliminion ushqimet ndaj të cilëve je intolerante, bie në peshë dhe rezultatet janë spektakolare, madje edhe në javët e para! Madje, edhe shumë persona obezë kanë patur rënie të konsiderueshme në peshë, falë testit të intolerancës ushqimore dhe regjimit ushqimor pas tij. Ata kanë humbur peshë, ndërsa kanë konsumuar vakte normale .
Pse ndodh rënia në peshë?
Shumë shpesh ne i nënshtrohemi një diete hipokalorike, pra, me pak kalori, por në të shumtën e rasteve pa rezultat, nuk biem në peshë. Një faktor që duhet fajësuar është intoleranca ushqimore. Ushqime të tilla si sallata, peshku, karrota, pula, etj., janë konsideruar si "të lehta" dhe ato janë zakonisht pjesë kryesore e dietave të ndryshme. Megjithatë, në qoftë se ne nuk mund t’i tolerojmë këto ushqime, ato nuk metabolizohen në mënyrë korrekte dhe kështu "bllokojnë" organizmin tonë.
اdo person ka nevojë për një sasi të caktuar kalorish në ditë, për balancimin e nevojave tij energjitike (pa humbur ose pa marrë peshë ). Për shembull, një njeri me metabolizëm normal dhe një punë të përditshme (të tillë si punë zyre) ka nevojë për rreth 3000 kcal në ditë. Por, nëse ky njeri ka intolerancë ndaj disa ushqimeve, sa herë që ai do t’i konsumojë ato, trupi i tij do të reagojë, pasi ato jane toksike për të. Mbrojtja më e thjeshtë e trupit në raste të tilla është që të ngadalësojë metabolizmin, duke u përpjekur, në këtë mënyrë, të ngadalësojë hyrjen e këtyre elementeve toksike në gjak. Atëherë, ky njeri me metabolizim të ngadaltë, ka nevojë për më pak kalori në ditë. Mos harroni këshilla “klasike" e dietologut është sugjerimi me dieta rreth 2000 kcal / ditë, në mënyrë që të ruhet një peshë e qëndrueshme dhe dieta me 1000-1500 kcal / ditë në qoftë se dëshirojme të humbim peshë. Por literatura mjekësore që përdoret në universitete, për dekada me radhë e deri më sot, sugjeron që një njeri normal ka nevojë për rreth 3000 kcal / ditë dhe fajëson "ndryshimin e stilit të jetës", dhe "efortin fizik minimal ", etj. Por nuk është tamam kështu. Gjërat janë më të thjeshta.
Le të shohim se çfarë ndodh kur një njeri që i nënshtrohet një regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik normal bën testin e intolerancës ushqimore.
Në bazë të rezultateve të testit dhe veçanërisht të një diete të personalizuar dhe programi ushqimor, ky njeri heq nga dieta e tij ushqimore ato ushqime që i shkaktojne intolerancë ushqimore. Metabolizmi i tij do të kthehet në normalitet përsëri. Trupit të tij përsëri do t’i duhet 3000 kcal / ditë që nënkupton se dieta ushqimore me 2000 kcal / ditë, rezulton tashmë hipokalorike për metabolizmin e tij të ri (pa ushqimet që i shkaktojnë intolerancë). Në të njëjtën kohë, ky person është më energjik, ecën më shumë, luan me fëmijët e tij më shumë. Ai gjithashtu rrit nivelin e tij të efortit fizik , kështu që ai shpenzon edhe më shumë kalori.
Pra, kjo është ajo që ndodh pas testit të intolerancës ushqimore.
Nuk ka asgjë të jashtzakonshme, askush nuk synon për një recetë magjike për humbjen e peshës, thjesht, hani më pak, hani ato ushqime që sigurojnë një metabolizëm normal, duke hequr ato që shkaktojnë intolerancë, pra ngadalësim të metabolizmit. Shmangia e intolerancës ushqimore është dhe një armë e fuqishme kundër obezitetit.
/trupi&shendeti/