Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

*deliza*

VIP
V.I.P
Intervistat e punës​

Intervista është proces i komunikimit në dy drejtime me rekrutuesit dhe aplikuesit. Në këtë fazë të procesit të selektimit, udhëzimet, personaliteti dhe rezultatet kanë rëndësi të njëjtë. Për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet dallimi mes llojeve të ndryshme të intervistave.
Intervista është mundësi për ju të tregoni se përshtateni me pozitën e kërkuar, por edhe koha për marrjen e informatës që nuk mund të merret askund tjetër.

Udhëzimet e përgjithshme:

•Përgatituni për intervistën: hulumtoni për kompaninë/pozitën dhe në qoftë se është e mundur edhe për intervistuesin. Merreni me vete dosjen e informatave të kompanisë dhe kontrollojeni gjatë intervistës, sipas nevojës. Përgatitni kopje plotësuese të CV tuaj. Në qoftë se është e dobishme, merrni kopje të punimeve dhe hulumtimeve tuaja të shkruara ose të publikuara. Jeni selektivë – mos merrni me vete porfolio tepër të madhe.
•Jeni miqësorë pa qenë të afërt. Theksoni çështjet që mund t`i keni të përbashkëta me intervistuesin: interesat e përbashkët, shkathtësitë, përvojën. Aftësitë ndërpersonale dhe komunikative kanë rëndësi të madhe.
•Shkoni me qëllim të qartë dhe mbajeni në mend qëllimin. Kjo do tu ndihmojë të relaksoheni më tepër dhe ta dëgjoni me kujdes atë që e thotë intervistuesi.
•Tregoni njohuri të thellë për industrinë/kompaninë dhe theksoni aftësitë tuaja.
•Jeni pozitivë, në nivel gatishmërie dhe shprehni profesionalizëm.
•Jeni të sinqertë, por jo naivë. Mos jepni më tepër informata se që kërkohen, posaçërisht jo për dobësitë tuaja.
•Parashtrojeni pyetjen e duhur në momentin e duhur. Kjo është mundësia që ju të vendosni a e dëshironi vërtetë vendin e punës.
•Menaxhoni me kohën tuaj dhe respektojeni kohën e intervistuesit.

اka të vishni për në intervistë

Më shumë se 50% e percepcionit të njerëzve tjerë bazohet në dukjen tuaj, për këtë arsye, dukja është qenësore në krijimin e përshtypjes së mirë. Përkushtoni vëmendje të posaçme këpucëve tuaja. Menaxherët, posaçërisht ata që kanë qenë në ushtri, ju vlerësojnë shumë në bazë të këpucëve tuaja.

Veshja për intervistën e punës duhet të hulumtohet gjatë përgatitjes së mirë për intervistën e punës. Këto këshilla mund tu udhëzojnë, por nuk vlejnë në të gjitha rastet.


Këshillat kryesore për veshjen tuaj për në intervistë, për meshkujt dhe femrat:

•Jeni të matur, kjo është më e mira për intervistat, pa dallim nga kodi i veshjes i organizatës.
•Në qoftë se jeni të pasigurt, lajmërohuni dhe pyetni! Mos e pyetni menaxherin për resurse njerëzore. Më e lehtë është ta pyetni recepcionistin ose asistentin për resurse njerëzore. Në qoftë se edhe më tej jeni të pasigurt, vishuni në mënyrë të matur.
•Flokët e rregulluara mirë.
•Thonjtë e pastra, me formë.
•Kolonja ose parfumi në minimum.
•Pa unaza trupor të dukshme (pirs).
•Pa çamçakëz, lëpirëse ose cigare.
•Vetëm një unazë dhe stolitë e kufizuara të arit.

اka duhet të veshin meshkujt për në intervistë pune:

•Fundi i matur – me dy pjesë & kravatë, me ngjyra të matura dhe solide.
•Këmisha me mangë të gjata.
•Eskivoni kravatat-flutura. Mbani kravatë të matur.
•Këpucët e ngjyrës së mbyllur me çorapët të njëjtë.
•Eskivoni mjekrat dhe mustaqet (nëse nuk mund t`i ndryshoni mustaqet, të paktën formësoni mirë).
•Shkurtoni flokët. Stili i shkurtë dhe i matur është më i miri.
•Mos mbani vathë.

اka duhet të veshin femrat për në intervistë pune:

•Eskivoni fustanin.
•Këpucët duhet të kenë take të matura.
•Mbani çantë dore në vend të kuletës.
•Pastruesi i matur i thonjve.
•Makiazhi minimal.
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Drejt Punesimit

Përgatitja për intervistën​

Gjatë përgatitjes tuaj, sigurohuni që e kuptoni fushën e veprimit të kompanisë, aktivitetet, strukturën organizative, zhvillimet aktuale dhe konkurrencën.

Sa më shumë që dini për industrinë dhe kompaninë në shënjestër, aq më tepër do të jeni të rehatshëm gjatë intervistës.

Në vijim jepen disa pyetje të cilat mund të parashtrohen nga rekrutuesi:

•Cili është qëllimi i juaj profesional?

•Pse ju intereson kjo industri/kompani?

•Pse duhet të jetë e interesuar kompania për ju? اka është speciale tek ju?

•Si qëndron në krahasim kjo punë me punët tjera për të cilat interesoheni?

•Cilat janë anët tuaja të fuqishme/dobëta?

•Përshkruajeni veten me tre mbiemra.

•Si ju përshkruajnë njerëzit?

•Me cilat lloje të njerëzve jeni të rehatshëm/parehatshëm në punë?

•Ku e shihni veten 5-10 vite prej sot?

•Në vendin e fundit të punës, në çka e keni kaluar pjesën më të madhe të kohës dhe pse? اka ju ka pëlqyer më së shumti/paku?

•Përshkruani një situatë të vështirë me të cilën jeni ballafaquar.

•Cilat pyetje tjera dëshironi tu parashtrohen?

Intervista është edhe mundësi që ju ta konfirmoni përshtatjen tuaj me kompaninë. Sigurohuni që i parashtroni pyetjet që kanë mbetur të papërgjigjura gjatë hulumtimit tuaj. Në vijim jepen disa shembuj të pyetjeve për parashtrim:

•Si do ta kishit shpjeguar filozofinë tuaj të menaxhimit?

•Përshkruajeni ditën e rëndomë.

•اka prisni nga unë?

•Kujt duhet t;i raportoj ose me kënd duhet të punoj?

Gjatë intervistës

Personaliteti, besimi, entuziazmi, qëndrimi fitimtar dhe aftësitë e shkëlqyeshme ndërpersonale janë veçori qenësore që duhet të shprehen gjatë intervistës. Ju duhet ta shisni veten, bindeni intervistuesin që t`i kuptojë dhe çmojë aftësitë dhe të arriturat tuaja.
Aftësitë dhe kualifikimet me siguri janë vlerësuar paraprakisht, kështu që në intervistë vlerësohet personaliteti dhe rezultatet e juaja.

•Mbani llogari për dukjen dhe shprehjet e trupit. Këto janë aspekte të rëndësishme të stilit tuaj dhe qëndrimit personal në kulturën e kompanisë.


•Menaxhoni me kohën e intervistës. Ju jeni në intervistë për t`i përgjigjur pyetjet, por edhe për të dëgjuar me kujdes. Merrni përgjigje nga intervistuesi, gjejeni momentin e vërtetë për parashtrimin e pyetjes, shprehni interes dhe qëndroni të fokusuar.

•Demostroni komoditetin tuaj me pozitën. Theksoni çështjet për të cilat mendoni se do ta përfitojnë rekrutuesin në anën tuaj.

•Kontrolloni momentet përfundimtare. Në përgjithësi, kjo është kohë e mirë për parashtrimin e pyetjeve tuaja. Mund të pyeteni nëse dëshironi të shtoni diçka. Qartësoni se çka prisni nga kompania.

Pas intervistës, shënoni përshtypjet dhe çka keni mësuar. Kontrolloni emrat dhe titujt e personave të pranishëm në intervistë. Mbani procesverbal të intervistës, kjo do tu ndihmojë në marrjen e vendimit përfundimtar.

---------- Post added at 12:39 ---------- Previous post was at 12:17 ----------

Pyetjet më të vështira në një intervistë pune !​

Jeni duke pritur në korridor për një intervistë pune. Jeni veshur serioz, me kostum dhe me këpucë që shkëlqejnë dhe CV është shumë e kënaqshme. I gjithë shqetësimi qëndron në përgjigjet që do të jepni gjatë intervistës.

Doni ti shmangni dështimet gjatë një interviste pune? Lexoni më poshtë disa këshilla.

Cilat janë disa nga dobësitë tuaja?

“Mos e merrni këtë pyetje shumë për bazë, duke shpjeguar me detaje të gjitha dobësitë tuaja” – thotë John Challenger, shef i burimeve njerëzore në Challenger. Ai këshillon që edhe ndonjë dobësi që kemi, ju duhet ta paraqesni por me sens pozitiv.

Si mund ta zgjidhni këtë problem?

Specialistët mendojnë se këto pyetje hipotetike janë të rrezikshme. Sido që të jetë përgjigja, pronari mund të mos e pëlqejë; por edhe nëse e pëlqejnë ata do të vjedhin idenë. Kjo i ka ndodhur june Sullivan, kandidat për pozicionin e drejtorit në një kompani. Ai paraqiti planin e tij marketing por nuk u pranua në punë. Në të vërtetë strategjitë e tij u kopjuan dhe u implementuan në atë organizatë.

Pse jeni larguar nga puna e fundit?
Sërsish, specialistët mendojnë se arsyeja duhet të jepet në një sens pozitiv. Intervista nuk bëhet me synin për të njollosur shefin tuaj të mëparshëm.


Pse doni të punoni në këtë kompani?

Kjo pyetje kërkon që ju ta keni përgatitur në shtëpi para intervistës.
Një përgjigje mund të ishte:
“Dua të jem pjesë e kësaj kompanie gjigante që vetëm vitin e kaluar ka investuar 1.4 milionë dollarë në kërkim dhe zhvillim”.

Më trego dicka për veten tënde?

Ky është shanci për ju të shkëlqeni – por jo të tregoni gjithë historinë e jetës tuaj. Listoni në fillim arritjet që keni patur në jetë në pozicione të ngjashme me atë që kërkoni të futeni. Mos kaloni në histori personale, për aq kohë sa ato nuk janë të lidhura me vendin e punës.

Një përgjigje mund të ishte:
“Jam një njeri shumë kreativ dhe i guximshëm. Kam punuar si shef i shitjeve gjatë 5 viteve të fundit dhe kam përdorur një teknikë të mirë për të mbajtur të motivuar agjentët e shitjes. Si rezultat i kësaj kompania ka patur rezultate shumë më të mira në shitje”.

Më tregoni për shefin më të keq që keni patur ndonjëherë?

Këtu kini kujdes dhe mos tregoni gjithë të këqijat.

“Asnjë nga shefat e mi të mëparshëm nuk ka qenë i tmerrshëm, megjithatë ka patur disa që ma kanë bërë punën më të vështirë se sa të tjerët”.

Cilat janë qëllimet e tua?

Këtu duhet të paraqesni objektivin tuaj. Mbajini përvete ide të tilla si: do të doja të bëhesha zv/drejtor i marketingut, të drejtoj kompaninë time etj.

Një përgjigje mund të ishte:
“Do të doja të siguroja pozicionin e inxhinierit në një firmë të madhe me aspirata. Por do të doja të punoja edhe në kompani të reja, si kjo e juaja, kështu do të kem mundësi të arrij objektivat e mia avash avash”.

---------- Post added at 12:51 ---------- Previous post was at 12:39 ----------

Gjashtë gabime që nuk duhet të bëni gjatë intervistes për pune

Ti mund të kesh besim në atë që ke shkruar në letër apo në atë që ke veshur, por nëse mendon ta mbyllësh me sukses intervistën, pamja nuk mjafton. Mënyra se si flet është disa herë më e rëndësishme. Shumë kërkues pune gabojnë gjatë fjalimeve të tyre duke humbur shanset për gjetjen e një pune.

Më poshtë po paraqesim gjashtë gabime linguistike dhe mënyrën për t’i përmirësuar ato, me qëllim sukesin e intervistës tuaj:

1- Pasthirrmat: Fjalët parazite si ‘ëm’, ‘ah’, ‘e di…’, ‘OK’ ‘nejse’ ose ‘sepse’ tregojnë shenja nervozizmi. Një strategji e mirë është të mendoni para se të flisni, duke bërë pauza të shkurtra dhe frymëmarrje në rast se keni humbur fillin e mendimeve. اdo njeriu i lejohet nje ‘ëm’, por mos e përdorni në fillim të çdo fjalie.

2- Intonacioni: Një rritje e intonacionit në fund të çdo fjalie krijon një përshtypje të keqe, dhe e bën atë që thoni të ngjajë si pyetje, ndërkohë që duhet të dukeni i bindur. Ju duhet të flisni me bindje kur të jeni duke shitur veten në një intervistë. Ule intonacionin e zërit kur të jesh duke mbyllur fjalinë, që të mos ketë keqkuptime.

3- Gabime gramatikore : Ai që ju interviston mund të dyshojë mbi arsmimin tuaj nëse bëni gabime gramatikore apo flisni në zhargon a dialekt. Sigurohu që flet me fjalë të plota, në kohët e duhura të foljeve etj. Intervista nuk është momenti i duhur për të folur në mënyrë informale, apo me shprehje dialektore.

4- Frazeologji e paqartë: Bashkimi i fjalëve ose heqja e mbaresave të tyre zbeh qartësinë e mesazhit tuaj. Për të evituar fenomene të tilla flisni ngadalë gjatë intervistës. Bëj një listë të fjalëve ku gaboni më shpesh në të folur, dhe praktikojini përpara intervistës.

5- Shpejtësia e fjalimit: Një fjalim i shpejtë është shumë i vështirë për t’u ndjekur, dhe ata që flasin shpejt duken nervozë. Ule shpejtësine duke marrë frymë thellë përpara se të përgjigjesh. Për të evituar vrapin dëgjo pyetjen, pastaj numëro me vete deri në pesë para se të përgjigjesh. Kur mbaron një fjali, numëro dhe një herë, para se të rifillosh. Mos u tremb nga heshtja. Pauza është një teknikë e mirë komunikimi. Sidoqoftë, personit që ju interviston i duhen disa minuta për të perpunuar atë që i thoni.

6- E folur e ulët : Fjalët e zbehta ulin besimin dhe pozicionin tuaj. Kur e mbushni fjalimin me shprehje si : ‘shpresoj’, ‘mbase’, ‘ më duket’, ‘ashtu si’, mesazhi që jepni do të tregojë mungesë vetbesimi. Përdor fjalë të fuqishme si : ‘kam besim se’, ‘rezultatet e mia të larta tregojnë që’, ‘mbaj pozicion të tillë’, ‘rekomandoj’, ‘qëllimi im është’. Gjuha që përdorni i jep intervistuesit një ide të nivelit tuaj të vetbesimit, dhe bindjeve tuaja.

Përfundim

Ju nuk keni pse merrni kurse diksioni për të folur mirë. Thjesht flisni ngadalë, merrni kohë për të shqiptuar mirë fjalët, dhe lërini dialektizmat në shtepi. Kompanitë duan njerëz që dinë të flasin dhe artikulojnë mirë.

duapune

---------- Post added at 13:03 ---------- Previous post was at 12:51 ----------

Gabimet kapitale gjatë një intervistës për pune​

Mos harro të mbyllësh celularin !
…Të mos kesh studiuar kompaninë në të cilën po aplikon

Gjithmonë bëj një kërkim mbi kompaninë dhe atë që ju interviston. Përdor internetin, gazetat, revistat që mund të flasin për biznes, dhe shoqeritë tregtare për kërkimin tuaj.

Intervistuesit mund t’i bëjë përshtypje që ju keni marrë mundimin të bëni kërkime mbi kompaninë e tij, dhe kjo ju intereson. Trego çfarë ke zbuluar nëpërmjet bisedave dhe mos harto nje listë me dokumenta apo referenca.

…Të kritikosh kolegët dhe punëdhënësin e mëparshëm

ثshtë e rëndësishme të mbani shkëmbimin e informacioneve në një nivel sa më pozitiv të mundshëm. Ai që ju interviston nuk do që ju të sillni me vete asnjë energji negative, nga e kaluara. Gjithashtu intervistuesi nuk duhet të mendojë se ju do të jeni më kritik se ç’duhet për të apo organizatën e tij.
Të kritikosh drejtuesin tënd të mëparshëm shihet si një problem serioz në sjellje. Pyeteni veten: do t’ju pëlqente të punonit me njerëz që në mënyrë konstante shajnë të tjerët? Kështu ankesat tuaja për drejtuesit apo punën do të duken si mënyra juaj standarte e të menduarit. Do të dukeni keq ju, dhe jo punedhënësi juaj.

Edhe nëse e keni urryer drejtuesin e mëparshëm, diskuto vetëm për anët pozitive të punës së mëparshme. Nëse të duhet të përmendësh një eksperiencë negative, tregoje në menyrë që të duket sikur ti ke marrë diçka pozitive nga ajo eksperiencë. Kështu tregon se arrin të kthesh problemet në avantazh.

…Të flasësh për gjëra personale apo shtëpiake

E para, sa i rëndësishëm është ky informacion për atë që do t’ju marrë në punë, për punën që mund të bëni? E dyta, duke folur për të tilla argumente do të merzitni intervistuesin tuaj, duke treguar mungesi cilësish dhe fokusimi.

…Të lexosh nga CV-ja jote apo nga shënimet tuaja

Duhet të jesh aq konfident të diskutosh dhe të zgjerosh aftësitë dhe arritjet e tua rrjedhshëm pa patur nevojë për mbështetje suplementare. Sidoqoftë, ju mund t’i referoheni disa pyetjeve të parapërgatitura në fund të intervistës.

…Të debatosh

Nuk është e këshillueshme të grindesh me intervistuesin, edhe pse ndjen se kishe të drejtë. Bëhu sa më tërheqës që të jetë e mundur pa sfiduar intervistuesin në asnjë lloj mënyre.

…Të flasësh shumë

Evito përgjigjet e gjata në intervista. Kujdesu që përgjigjet e tua të përkufizojnë që puna është ajo e duhura për ty, gjithashtu trego që je i kujdesshëm ndaj përgjigjeve që merr.

…Të përpiqesh t’ia hedhësh

Mos u mundo të hiqesh ndryshe nga çfarë je ne të vërtetë. Përgatitu për intervistën duke u pergatitur të diskutosh vende specifike pune, dhe qartëso sukseset e mëparshme.

…Të rrëfesh hilet

اdonjëri duhet ta presë atë pyetjen e shëmtuar: ‘Cilat janë dobesitë e tua?’ Mos moho të kesh të tilla, por mos trego asnjë shembull praktik nga dështimet e mëparshme.

…Të jesh vulgar

Nëse mendoni se keni qenë vulgar atëherë kërkoni të falur në mënyrë të qetë. Lëreni pas këtë gjë, dhe vazhdoni me intervistën tuaj. اfarë është ‘vulgare’? Kjo varet nga audienca. Hiqni dorë nga të bërit shaka për tema sensitive, dhe mos u mundoni të bëheni shumë të afërt me intervistuesin, i sjellshëm dhe miqësor mjafton. Nga ana tjetër ju nuk jeni duke pirë kafe. Kështu që qëndroni si profesionist.

…Të dukurit shumë nervoz, ose shumë konfident

Nëse do të paraqiteni shumë nervoz, intervistuesit do të mendojnë se nuk jeni aq konfident sa duhet për të fituar vendin e punës. Nga ana tjetër, të dukesh shumë konfident do t’i bëjë ata të mendojnë që nuk pershtateni me skuadrën.

…Të lësh një përshtypje të parë të dobët

Fatkeqësisht, nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqet intervistuesi, shumë nga vendimet negative krijohen në minutat e para të kontaktit. Nëse lini një impresion të fortë, intervistuesi do të jetë më i gatshëm të anashkalojë ‘jo-perfeksionin’ në përgjigjet tuaja.

Sigurohu që veshja të jete më e përshtatshmja, dhe që keni kontrolluar për mënyrat më të reja të të intervistuarit.

portalpune​
 
Titulli: Drejt Punesimit

1.Asnjëherë mos ndalo së mësuari! Të mësuarit gjatë gjithë jetës është çelësi kyç i suksesit në karrierën tënde.

Nëse mendon se aftësitë e tua aktuale janë të mjaftueshme, ti ke vendosur gjithashtu se puna që ke aktualisht është mjaftueshëm mirë.Por nëse kërkon të bësh një karrierë në të ardhmen, duhet të shtosh dhe përmirësosh aftësitë dhe njohuritë e tua vazhdimisht. Bota është në ndryshim të vazhdueshëm dhe secili prej nesh kërkon mënyra të reja për të bërë biznes.
1.Pyet, Dëgjo dhe Mëso! Një dëgjues i mirë mund të mësojë shumë.
Dëgjoje shefin, supervizorin dhe bashkëpunëtorët tuaj. Mund të mësosh shumë nga eksperienca e tyre. Pyet vazhdimisht për çështje që të interesojnë dhe dëgjo çfarë ato thonë. Lejo që ato të të thonë se si bëhen gjërat dhe si mund ti kishit bërë më mirë.
2.Realizoje shkëlqyeshëm punën që ke! Puna ku je mund të jetë vendi më i mirë për të filluar karrierën tënde.
Ndonjëherë është shumë e vogël ajo çfarë i ndan njerëzit nga suksesi. Por asgjë nuk vjen pa përpjekje. Nëse e bën shumë mirë punën tënde dhe përmbush sa më mirë përgjegjësitë e tua, kjo është mënyra më e mirë për të filluar një karrierë. Fol me supervizorin tënd për gjërat që mund të bësh si dhe kërko sugjerime për t’u përmirësuar më tej. Kërkoni që t’ju ndihmojnë të ndërtoni një karrierë të suksesshme. Ndonjëherë është më shumë e mundshme brenda organizatës ku je- sidomos nëse ke provuar që jeni një punonjës me vlerë.
3.Krijo rrjetin tënd të kontakteve. Hapi tjetër për të ndërtuar një karrierë është përmes kontakteve që ke.
A e di se më shumë se 50% e pozicioneve të punës sigurohen nga rrjeti i kontakteve?
Nëse ke një rrjet të mirë kontaktesh, është gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të zbuluar karrierën tënde si dhe për të eksploruar mundësi të reja. Kalo pak kohë duke krijuar kontakte dhe mos harro të mbash ato që ke.
4.Përcakto punën që ke aktualisht. Puna që ke duhet të identifikohet dhe jo të supozohet.
Sigurohu që të mos shpenzosh kohë duke kryer detyra që ti supozon se janë të rëndësishme. Ky është një harxhim i kohës dhe talentit tënd. Kur fillon një punë të re, fol me supervizorin tënd për prioritetet e tua. Nëse nuk je i sigurt për atë që është më e rëndësishme, atëherë pyet supervizorin. Shpesh do jeni të habitur për diferencat midis atyre që ti mendoje se ishin të rëndësishme dhe atyre që janë realisht më të rëndësishmet.
5.Përcaktoni punën tuaj të ardhshme. Puna e ëndrrave të tua duhet të përcaktohet qartë.
Përpara se të planifikosh një karrierë, sigurohu që kesh përcaktuar punën që ke ëndërruar. Në punën që ke ëndërruar, ti gjithmonë bën atë që të pëlqen më shumë dhe asgjë që ty nuk të pëlqen. Cila është ajo punë?
Të pëlqen apo nuk të pëlqen të kesh përgjegjësi mbi punonjësit e tjerë? Të pëlqen të punosh me teknologjinë apo me njerëz? Të pëlqen të kesh biznesin tënd? Të pëlqen të jesh një këngëtar apo një inxhinierë? Apo një menaxher?
Përpara se të ndërtoni karrierën tuaj duhet të përcaktoni qartë qëllimin tuaj!
6.Përgatitu! Puna që gjithmonë ke ëndërruar mund të shfaqet edhe nesër. Prandaj duhet të jesh gjithmonë i/e përgatitur!
Mos prit asnjë sekondë. Rishiko CV tënde tani dhe vazhdimisht shto eksperienca apo kualifikime. Nesër mund të të shfaqet puna që gjithmonë ke dashur, prandaj është e rëndësishme të jeni gati të përshkruani veten tuaj si më i/e përshtatshëm për pozicionin e punës.
7.Zgjidh mjete e duhura!
Zgjidh mjetet të cilat mund ti përballosh. Mund të ndërtosh një karrierë duke përdorur mjete të ndryshme. Mund të bëni kurse afat-shkurtër profesionale apo të bëni një master. Mos harroni: puna ku jeni aktualisht është një mjet shumë i mirë për të zhvilluar aftësi të reja.
8.Realizo ëndrrën tënde! ثshtë momenti për të bërë ëndrrat realitet!
Mos lejo që një punë shumë e ngarkuar të shkatërrojë ëndrrat e tua. Nëse keni qëllime më të larta, fillo të veprosh. Nëse keni në plan për tu arsimuar më shumë, të keni një punë më të mirë, të fillosh biznesin tënd, mos lejo që puna që keni t’ju marr të gjitha energjitë. Por këto energji përdori për të realizuar ëndrrën tënde!
--
Huazuar nga: www.portalpune.com

---------- Post added at 20:11 ---------- Previous post was at 20:07 ----------



[COLOR]اfarë mund të influencojë bisedimet tuaja rreth pagesës?[/COLOR]


Negocimi për një kompensim sa më të përshtatshëm financiar përcaktohet nga një sëre faktorësh. Në rradhë të parë është CV-ja juaj e cila do të pasqyrojë vlerat tuaja profesionale dhe personale.



Gjithashtu, përshtypja që ju do të krijoni gjatë intervistës, mund të jetë domethënëse në përcaktimin e pagesës tuaj të ardhshme. Ne pergjithesi kompanite I kane te percaktuara nivelet e kompensimit sipas struktures organizative dhe lene pak vend per negociim. Sidoqofte, nese keni mundesi te negocioni rreth pageses, kerkoni nje kompensim te pershtatshem me pozicionin dhe me tregun e punes.


Përfitimet

Disa kompani mund të ofrojnë, përveç pagesës bazë, edhe perfitime te tilla si: makina e kompanisë, kontributet etj. Nje tjetër përfitim janë "bonuset" në rastet kur performanca juaj do të arrije ose do te tejkalojë standartet e përcaktuara nga kompania a. përpara se të filloni negociatat informohuni mbi standartet e vleresimit qe ndjek kompania juaj dhe si ndikojnë ato në paketën e ofruar. Nëcdo rast, mendoni paraprakisht gjithashtu se çfarë prisni ju nga oferta e punëdhënësit tuaj.


Papunësia

Nëse nuk jeni duke punuar aktualisht mund tëndjeheni të detyruar të pranoni një pagë më të ulët në krahasim me tregun e punës ose rrogën tuaj parardhëse. Një situatë e tille do të krijonte pakënaqësi dhe do të influenconte negativisht në performancën tuaj. Prandaj përpiquni të jeni më të matur para se të merrni nje vendim ose kur të diskutoni mbi cilesinë e aftësive tuaja profesionale të cilat meritojnë të vlerësohen respektivisht.


Kur çështja e pagesës ngrihet gjatë intervistës

Shpesh në intervista pune mund të hasni pyetje rreth pagesës:


"Sa jeni paguar në punën tuaj të fundit?"

Bëni kujdes kur t'i pergjigjeni kësaj pyetje pasi pagesa juaj paraardhese mund të influencoje pagesën e re pozitivisht ose negativisht.
Në këtë rast, ju mund të jepni një përgjigje diplomatike ku të tregoni se ju nuk e paragjykoni veten për të qënë mbi apo nën aftësitë e kërkuara për pozicionin qe keni aplikuar. Ju mund të sygjeroni që biseda rreth pagës të bëhet pasi të jenë përcaktuar përgjegjësitë dhe përshkrimi i detyrave që do të kryeni . Ju mund të përmendni edhe interesin tuaj rreth benefiteve të tjera që mund t'iu ofrohen si bonuse, kujdes shëndetësor, pushime të paguara etj, duke i diktuar kështu në një mënyrë indirekte më shumë fleksibilitet në preferencën tuaj për shpërblimin e ardhshëm.


"Cili është niveli i pagesës për të cilin jeni të interesuar?"

Bëni kujdes edhe gjatë kësaj pyetje. Ju nuk duhet të shfaqeni si shumë lakmitar kur flitet për pagesën e dëshiruar. Në rradhë të parë bëni të ditur dëshirën tuaj për një mundësi të re profesionale si dhe theksoni faktin e investimit te të gjithë potencialit tuaj me këtë kompani.

Nëse po aplikoni për një pozicion specifik, ju mund të pyesni për nivelin e pagës (si varion ajo), por kjo nuk duhet të ndodhë në fillim të intervistës. Nëse ju pyesin në një moment të tillë, fare mirë mund të përgjigjeni se është ende herët për të diskutuar mbi pagën pa u njohur më parë me llojin e punës, përgjegjësitë e pozicionit etj.

Nëse puna per te cilin po aplikoni eshte nje pozicion i sapo krijuar dhe paga eshte ende e papercaktuar , atëherë keni më shumë mundësi për negociim.


Reflektim

Ju duhet të diskutoni rreth pagës njësoj siç do të bënit për çdo formë tjetër negocimi. Mos kini ndrojtje që t'u tregoni punëdhënësve përse Ju meritoni një vlerë te caktuar , ndërkohë që ata ju ofrojne një vlerë te nje niveli tjeter. Megjitate, kini parasysh se edhe nëse momentalisht nuk po të arrini të siguroni pagën tuaj të dëshiruar, kjo do të ndodhë ndoshta në një periudhë të mëvonshme. Ju mund të arrini të kompensoni rrogën tuaj bazë edhe nëpërmjet përfitimeve të tjera te ofruara nga kompania nëse performanca juaj do te arrinte standartet e kërkuara.

E marrur nga Duapune.com

---------- Post added at 20:12 ---------- Previous post was at 20:11 ----------

3 keshilla per te pranuar nje "oferte pune''​

Kur merrni një ofertë pune duket se keni fituar diçka, por duhet patur parasysh që jo të gjitha ofertat e punës janë të vlefshme dhe të barabarta. Duhet bërë kujdes dhe duhet studiuar e gjithë situata si: lloji i kompanisë, mjedisi i punës, pozicioni i punës, prirjet tuaja profesionale dhe kulturore kundrejt pozicionit të punës, si dhe paga.

Më poshtë ju paraqiten tre këshilla për të bërë një analizë të drejtë, para se të thoni “po” për ofertën e punës.

1. Duhet të informoheni për gjendjen financiare të kompanisë në fjalë. Mos merrni vendime para kohevetëm për faktin se kompania po ju bën një ofertë të mirë, sepse mund të ndodhin mosmarrëveshje më vonë. Përpiquni të zbuloni sa më shumë të mundeni për gjendjen dhe stabilitetin financiar të kompanisë si dhe për pozicionin e saj në treg.

2. Analizoni përputhjet tuaj kulturore me ato të kompanisë. Patjetër që duhet bërë një analizë e mirë në lidhje me përshtatjen dhe përputhjen e vlerave tuaja kuturore me ato të kompanisë pasi jeni ju që dëmtoheni, nëse nuk i kuptoni këto gjëra që në fillim, sepse do të ketë përplasje mes kompanisë dhe stilit tuaj të të punuarit.

3. Mos besoni plotësisht në përshkrimin e vendit të punës. Bëni pyetje specifike për pozicionin e punës si dhe me kë do të mund të punoni konkretisht, me qëllim që të kuptoni se cili do të jetë roli juaj për këtë pozicion në kompani.

duapune

---------- Post added at 20:19 ---------- Previous post was at 20:12 ----------

Fjalet e panevojshme

Rezymenë nuk e forcojnë vetëm sukseset tuaja. Po aq e rëndësishme është si dëftoni për to. Një rezyme e fortë i jep punëdhënësit një pasqyrë të qartë të aftësive tuaja dhe është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të siguruar intervistë dhe ofertë punës"

Për rezultat maksimal, rezmeja juaj duhet të jetë konqize. Në të duhet të përfshihen të gjitha të arriturat tuaja dhe atë në një ose dy faqe. Për këtë arsye, mos humbni hapsirë duke shkruar fjalë të kota. Përveç kësaj, punëdhënësi nuk dëshiron ta humb kohën duke u munduar të deshifrojë fjalitë me kuptime të gjëra ose fjalorin konfuz.

“Asistimi”,”Kontributi” dhe “Mbështetja”
Punëdhënësi nuk do të mund të kuptojë se ç’keni arritur më parë nëse përshkrimi juaj është tejet i paqartë (konfuz). Fjalët si asistim, kontibut, mbështetje tregojnë (ose jo) të njejtën gjë – tregojnë që keni asistuar, ndihmuar, mbështetur por nuk tregojnë si. Këto fjalë enkurajojnë pyetjen pasuese: “Si keni asistuar, kontribuar, mbështetur një person apo projekt ?”. Këto fjalë duhet përdorur me kujdes, në vende të posaçme. Fjalive ku përdorën këto fjalë duhet bashkangjitur përshkrime të qarta mbi rolin dhe përgjegjësitë tuaja. Tregoni punëdhënësit mënyrën se si keni kontribuar dhe rezultatet e punës suaj.

“Me sukses”, “Suksesshëm”
Natyrisht, ju dëshironi të paraqisni në rezymenë tuaj të gjitha të arriturat tuaja, por ato do të jenë më të vlefshme nëse jepni shembuj konkretë për atë se çfarë keni bërë. Nuk keni nevojë tëpërdorni fjalët “me sukses”, “suksesshëm” ose “në mënyrë efektive” për të treguar se jeni punërtorë të mirë. Përvojat tuaja profesionale flasin për vehte. Në vend se të thoni në mënyrë eksplicite që projekti ishte i suksesshëm, përshkruani të arriturat tuaja qartë dhe me fakte, pastaj tregoni shembuj se si apo pse projekti juaj pati sukses.

“Përgjegjësia”
Fjalitë si “i përgjegjshëm për…”, “përgjegjësitë e mija ishin…“ nuk lë përshtypje të mirë. Në vend se të bëni një listë të përgjegjësive tuaja mundohuni t’i cekni të arriturat tuaja. Rezymeja juaj do të ketë më shumë efekt nëse i shkruani të arriturat tuaja (sa më shumë aq më mirë). Tregoni figurativisht se si keni ndihmuar në rritjen e të ardhurave, kursyer buxhetin apo si jeni kujdesur për mbarëvajtjen e ndonjë procesi. Tregoni numrin e punëtorëve nën mbikqyrjen tuaj, shumën e buxhetit të cilin e keni menaxhuar ose shumën e të hollave që ia keni kursyer kompanisë për të cilën keni punuar.

Fjalët dhe termet shkencore
Mos e mbushni rezymenë me fjalë magjepse. Duke u munduar që të tingëlloni më të mençur apo më të kualifikuar, mund të përfundoni duke e hutuar (apo edhe nevrikosur) lexuesin e rezymesë suaj. Ju sigurisht nuk dëshironi që punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë nevojë për fjalor për të zbuluar se çfarë keni punuar në vendin tuaj paraprak të punës (apo jo?). Mundohuni t’i shmangeni fjalëve që janë bërë klishe dhe fjalëve të sofistikuara e shkencore. Thuani atë çfarë mendoni në mënyrë të thjeshtë dhe kuptimplote. Një gjë që duhet të përfshini patjetër në rezymenë tuaj janë fjalët kyçe. Punëdhënësit përdorin fjalët kyçe për të kërkuar rezyme, kështu që zgjedhini disa fjalë kyçe themelore dhe të rëndësishme dhe përdorni ato në rezymenë

Huazuar nga Ofertapune.com
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

Cilët janë elementët bazë të një CV?​


Nëse një punëdhënës kërkon të shoh CV tuaj, ai po kërkon për një gjë- një dokument që provon pse ti je kandidati ideal që ata të investojnë kohën dhe paratë.
Nuk egziston një format universal për CV, por është e rëndësishme që CV juaj të përmbajë këto element:

Të dhënat personale- këtu përfshihen emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit në mënyrë që çdo punëdhënës të kontaktojë me lëhtësi. Informacione si kombësia, mosha dhe kategoria e patentës janë opsionale.
Deklarimi Personal- një paragraf i cili tërheq menjëherë vëmendjen e lexuesit dhe i shtyn ata të mësojnë më shumë për ty. Tregohu i kujdesshëm të mos jepni shumë informacion në këtë pjesë. Përmend aftësitë tuaja më të mira dhe tregoni lidhjen me pozicionin që po aplikoni, për ti treguar punëdhënësit pse ju i plotësoni kërkesat e tyre.

Eksperienca e punës- listo pozicionet e fundit të punës, duke vazhduar në mënyrë kronologjike me të dhënat si emri, vendi, faqja e internetit dhe data/viti i punësimit në kompanitë për të cilat ke punuar. Trego përgjegjësitë dhe arritjet të ndara me pika, në mënyrë që personi që sheh CV të shoh lidhjen e eksperiencës tuaj me pozicionin që ata ofrojnë.

Edukimi- sërish, në rend kronologjik të kundërt, jep të dhënat për kualifikimet akademike dhe profesionale që keni marr. Nëse është hera e parë që po kërkoni punë pasi keni mbaruar studimet, vendosni këto të dhënat para eksperiencës së punës.

Aftësitë- ndër vite ju keni fituar shumë aftësi, disa shumë të rëndësishme, disa ndoshta më pak. Përmend aftësitë bazë kompjuterike apo për programe të tjera që ke mësuar, si dhe gjuhët e huaja duke përcaktuar nivelin e tyre. Aftësi të tilla si aftësitë komunikuese apo menaxhim projekti është mirë të mbështeten me shembuj konkret.

Hobi dhe interesa- përfshirja e tyre është opsionale. Ideja është që me anë të tyre të japësh një tablo më të qartë, madje dhe diçka më personale për të folur gjatë intervistës së punës.

Referencat- nuk është e nevojshme të listosh referencat në CV tuaj, por duhet të përcaktoni që ato janë të përfshira në dosjen tuaj. Nëse është puna e parë e juaja, është një ide e mirë të përmendni tutorët dhe mentorët tuaj. Duhet të keni kujdes të merrni referenca nga njerëz të cilët mendoni se do të japin vlerësime positive për ju dhe të siguroheni që ata janë lehtësisht të kontaktueshëm nga punëdhënësit.

Një format i qartë dhe i thjeshtë- gjithmonë CV juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe format A4. Duhet të jetë sa e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon CV tuaj, për të gjetur sa me lehtë informacionin që kërkojnë.

Qëllimi i këtij dokumenti nuk është të fitosh punën, por të therrasin për intervistën e punës. Gjithmonë kujtohu se nuk po e shkruan CV për veten tënde por për punëdhënësin. Ndërsa e shkruan, vëje veten në këpucët e tjetrit. Mbaje sa më shkurt, dhe mbi të gjitha, sa më interesante.

Kini kujdes:

- Mos përdorni shumë imazhe apo ngjyra në CV tuaj.
- Mos përdorni paragrafe shumë të gjatë.
- Mos e teproni me shkrimin e theksuar.
- Teksti i nënvizuar duhet të përdoret vetëm për faqe internet.
- Përdorni lloje shkrimi si Times New Roman apo Arial-janë më të lehtë për tu lexuar.
- Shmang përdorimin e shkrimit më të vogël se 11, sepse e vështirëson leximin.

Dhe së fundi……

Kontrolloni për gabime drejtëshkrimore. اdo gabim është përgjegjësia juaj dhe janë një nga elementët kryesor që punëdhënësit përdorin për të identifikuar kandidatët e dobët.

---------- Post added at 19:17 ---------- Previous post was at 19:15 ----------

Kur intervistuesi ju pyet: Cilat janë pikat e tua më të forta?​

Kurthi: Kjo duket si një pyetje e thjeshtë por kini kujdes. Ju nuk do të donit që të paraqiteni si një egoist apo arrogant. Por nuk është as momenti për të qënë i përulur

Përgjigjja më e mirë: Përpara çdo interviste ju duhet të keni përgatitur në mendjen tuaj një listë të pikave tuaja më të forta. Gjithashtu ju duhet të keni një ose dy shembuj specifik të cilat ilustrojnë secilën prej pikave tuaja më të forta, konkretisht një shembull të zgjedhur nga një prej arritjeve tuaja më të fundit dhe më të suksesshme.
Ju duhet të memorizoni kaq mirë listën me sukseset tuaja dhe shembujt përkates sa edhe po t’ju zgjojnë në orën 02:30 të mëngjesit ju do të mund ti thonit përmendësh. Mbasi të keni zbuluar kërkesat kryesore të intervistuesit tuaj mund të zgjidhni arritjet me të përshtatshme nga lista juaj. Si një guidë e përgjithshme, 10 cilësitë që një punëdhënës dëshiron të shoh tek punëmarrësi në shumicën e rasteve janë:

1. Një listë arritjesh të dokumentuara sidomos nëse lista juaj e arritjeve, përputhet me kerkesat specifike të punëdhënësit.
2. Inteligjencë…aftësi menaxhuese…
3. Ndershmëri…Integritet moral
4. Nje person qe di te pershtatet me kulturen e kompanise…Dikush me te cilin mund te ndjehesh mire…I afte te punoje ne grup.
5. Të qënurit person i pëlqyeshëm…me qëndrim pozitiv…dhe sens humori
6. Aftësi të mira komunikuse.
7. Të qenurit person i devotshëm…i vullnetshëm për të bërë maksimumin e mundshëm me qëllim që të arrijë rezultate të larta.
8. Me objektiva të mirë përcaktuara
9. Entuziast dhe i motivuar.
10. Një njeri i mbushur me vetëbesim…në formë të mirë fizike…me shpirtin e një udhëheqësi.

duapune

---------- Post added at 19:18 ---------- Previous post was at 19:17 ----------

Kur intervistuesi ju pyet:Si e përkufizon suksesin….dhe si e mat atë bazuar në përkufizimin tënd?​


Kurthi: Duket si një pyetje e qartë. Por, edhe drejtuesit ekzekutivë, nëse janë të papërgatitur, dështojnë në dhënien e përgjigjes.

Përgjigja më e mirë: Jep një përkufizim të mirë pranuar të suksesit i cili përfshin shumë element të arritjeve të tua.

Shembull: “Përkufizimi më i mirë që unë kam, - që suksesi është realizim progresiv i qëllimeve të paracaktuara”.
“ mënyra se si unë e masë suksesin bazuar në këtë përkufizim, do ta konsideroja veten të suksesshëm dhe me fat…” (më pas përmblidh qëllimet e karrierës tënde dhe trego se si arritjet e tua kanë përfaqësuar padiskutim rrugën drejt realizimit të qëllimeve që kishe vendosur)


duapune

---------- Post added at 19:19 ---------- Previous post was at 19:18 ----------

Kur intervistuesi ju pyet: Pse doni të largoheni (apo jeni larguar) nga pozicioni aktual?​


Kurthi: asnjëherë mos flisni keq për stafin drejtues, punonjësit, shefin dhe klientët e kompanisë ku keni punuar. Ky rregull është absolut: asnjëherë mos u trego negativë! Veçanërisht, mundohu të shmangësh përdorimin e fjalëve të tilla si “mospërputhje karakteri”, “nuk arritëm të kuptoheshim”, apo fjalë të tjera të cilat lidhen me kompetencat, integritetin apo temperamentin tuaj.

Përgjigja më e mirë:

(nëse aktualisht jëni në atë pozicion)

Nëse nuk jeni 100% i sigurtë që do të largoheni nga pozicioni aktual, mos kini frikë. Duke patur një punë, jeni në një pozicion më të sigurtë se dikush që nuk e ka një të tillë. Deklaroni sinqerisht që ju kërkoni një pozicion të ri pune. Përgjigja juaj duhet të jetë më e sigurtë dhe e vendosur nëse e dini se cili është pozicioni dhe nëse ai përputhet me atë që ju kërkoni.

(nëse nuk keni një punë)

Asnjëherë mos gënjëni nëse ju kanë pushuar nga puna. Nuk është etike dhe është lehtësisht e vërtetueshme. Gjithashtu mos u mundoni të justifikoni veten, duke shmangur pqërgjegjësitë tuaja. Edhe më mirë nëse largimi juaj ka qënë për shkak të shkrirjes së departamentit, të shkurtimit të stafit etj. Jepni një përshkrim të pushimit tuaj nga ai pozicion, pa shfaqur ndenja negative, duke treguar se e mirëkuptoni këtë situatë dhe që do të kishit marr të njëjtin vendim. Kjo do të rrisë imazhin dhe pozicionin tuaj dhe do të tregojë se ju tashmë e keni kaluar atë periudhë.

Për të gjitha pozicionet e mëparshme:

Sigurohuni që keni një arsyetim të mirë e të shkurtër për të gjitha rastet e mëparshme që jeni larguar nga puna. Arsyet më të mira janë: më shumë para, mundësi më të mira, më shumë përgjegjësi apo rritje profesionale.

duapune

---------- Post added at 19:21 ---------- Previous post was at 19:19 ----------

Kur intervistuesi ju pyet:pse duhet t’ju punësojë ju?​


Kurthi: Besoje ose jo, kjo është pyetje “vrasëse” sepse shumë prej kandidatëve janë të papërgatitur për një pyetje të tillë. Nëse këtu ju filloni të belbëzoni pa thënë qartësisht argumentet, keni humbur të gjitha mundësitë.

Përgjigja më e mirë: Tani e kuptoni se sa e rëndësishme është të aplikoni strategjinë e zbulimit të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit përpara se ti përgjigjeni kësaj pyetje? Nëse ju i dini kërkesat dhe dëshirat e punëdhënësit, kjo pyetje do t’iu rrisë mundësitë e përzgjedhjes sepse ju ndryshe nga kandidatët e tjerë do ti jepni intervistuesit arsyet më të mira për t’ju punësuar- arsyet që kanë lidhje drejtpërdrejtë me kërkesat dhe nevojat e tij.

Pavarësisht nëse intervistuesi e bën këtë pyetje shprehimisht apo jo, kjo është pyetja më e rëndësishme e intervistës tuaj. Përmend secilën kërkesë të pozicionit të punës dhe argumento pse ju e plotësoni atë kërkesë shumë mirë.

Shembull: “Ashtu si unë i kuptoj kërkesat tuaja, ju po kërkoni fillimisht për dikë që mund të menaxhojë shitjet si dhe marketingun e sektorit të botimeve. Ashtu sic dhe ju thatë, ju kërkoni dikë me eksperiencë në shitjen e librave. Pikërisht në këtë fushë, unë kam investuar 18 vjet të karrierës time. Besoj se i di kontaktet e duhura, metodat, parimet dhe teknika të suksesshme menaxhimi më mirë se cdonjeri tjetër në industrinë tonë”.

“Gjithashtu ju duhet një person që të zgjerojë linjat e shpërndarjes. Në pozicionin tim më parë, idetë e mia novatore dyfishuan, më pas trefishuan, numrin e shitjeve të librave në kompaninë tonë. Jam i sigurtë se mund të bëj të njëjtën gjë për kompaninë tuaj”.

duapune

---------- Post added at 19:22 ---------- Previous post was at 19:21 ----------

Cfarë pyetjesh mund ti bëni intervistuesit?​



Intervista nuk ka përfunduar akoma. Pasi intervistuesi të ketë bërë të gjitha pyetjet, do t’ju pyes nëse ju keni ndonjë pyetje për kompaninë. Do të ishte më mirë që ju ti keni parapërgatitur.

Sa më të përshtatshme dhe në lidhje me kompaninë apo pozicionin të jenë pyetjet aq më shumë i/e përkushtuar dhe entuziastë do dukeni. Dy deri në tre pyetje janë mjaftueshëm.

Shmangni pyetje që kanë lidhje me pagën, pushimet, orarin të cilat mund të negociohen pasi të keni fituar punën. Për momentin ju jeni duke bërë intervistën, kështu që ju duhet të tregoni se sa i interesuar, inteligjentë dhe i përkushtuar jeni.



Aspekte për të cilat mund të pyesni përfshijnë:



Pozicioni i punës- përgjegjësitë, projekte të veçanta, qëllimet kryesore, kriteret e performancës.


Vlerësimi i performancës- skema e vlerësimit, metodat e rishikimit, pagesat apo promovimi.


Organizimi i kompanisë apo i Departamentit- kujt do ti raportosh, cili është roli juaj në organizatë etj.


Mundësi- si udhëtime, trajnime, kualifikime etj.


Karriera- mundësi promovimi, pritshëmritë e kompanisë, rritja e kompanisë dhe zhvillimi më tej.




Më konkretisht disa nga pyetjet mund të jenë:


Pse pozicioni është i lirë?
Cilat janë prioritetet kryesore të këtij pozicioni për 6 muajt e ardhshëm?
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet Departamenti apo ekipi i punës aktualisht?
A ka promovime brenda organizatës?
Ofrohen trajnime apo mundësi të tjera zhvillimi profesional nga Kompania?
Kur do të lajmëroni?

---------- Post added at 19:26 ---------- Previous post was at 19:22 ----------

Rregullat e sjelljes gjatë një interviste pune​



Përpara intervistës…

-Sigurohu qe jeni i/e pastër dhe flokë të rregulltë!
-Mbaj mend që është më mirë shume e veshur se sa e zhveshur!
-Merrni me vete kopje të CV tuaj.
-Sigurohu që të keni mjaftueshëm kohë për të shkuar në intervistë. Mundohuni të jeni 10 minuta përpara, por jo më përpara se kaq.
-Trajtoni me respekt recepsionisten apo asistenten. Ju asnjeherë nuk mund të dini se cfarë roli mund të kenë ato në procesin e punësimit.

Gjatë intervistës….

-Krijoni një përshtypje të parë pozitive dhe profesionale duke u treguar i sigurtë dhe duke dhënë një shtrëngim duarsh të vendosur të gjithë intervistuesve, duke iu drejtuar në emër ndërkohë që ai/ajo prezantohet
-Përforco profesionalizmin dhe aftësinë tënde për të komunikuar efektivisht duke folur qartë dhe duke shmangur pasthirrma si “uh”, “aha”, apo zhargon.
-Përdorni një fjalor profesional, nëse pyetja e kërkon dicka të tillë.
-Mbani kontakt me sy kur flisni.
-Mos luaj me duart, mos prekni fytyrën si dhe mos bëni shenja nervozizmi.

Pas intervistës…..

-Sigurohu që të falenderosh dhe ti japësh dorën secilit intervistues.
-Dërgojini një letër apo një e-mail të shkurtër falenderimi secilit prej intervistuesve sapo të arrini në shtëpi.

---------- Post added at 19:28 ---------- Previous post was at 19:26 ----------

8 gjerat qe nuk duhet te beni ne nje interviste pune​

1. Mos tregoni mungesë interesi apo entuziazmi
2. Mos theksoni rëndësine e parave si interesin tuaj parësor për punën.
3. Mos pretendoni shumë për një kohë të shkurtër- tregohuni te hapur ndaj idese per te filluar nga poshte dhe te punoni per tu ngritur larte
4. Mos fajëso punëdhënës të mëparshëm, komentet mundohuni ti keni sa më pozitivë.
5. Mos u trego i pavendosur, jotolerantë apo me paragjykime.
6. Mos shkoni me vonesë në intervistë.
7. Mos u tregoni kontradiktor në përgjigjet tuaja.
8. Mos pini cigare, përtypni cumcakiz edhe nëse të ofrohet apo nëse intervistuesi bënte njëjtën gjë. Hiqni zilen e celularit.

1. Mos tregoni mungesë interesi apo entuziazmi
2. Mos theksoni rëndësine e parave si interesin tuaj parësor për punën.
3. Mos pretendoni shumë për një kohë të shkurtër- tregohuni te hapur ndaj idese per te filluar nga poshte dhe te punoni per tu ngritur larte
4. Mos fajëso punëdhënës të mëparshëm, komentet mundohuni ti keni sa më pozitivë.
5. Mos u trego i pavendosur, jotolerantë apo me paragjykime.
6. Mos shkoni me vonesë në intervistë.
7. Mos u tregoni kontradiktor në përgjigjet tuaja.
8. Mos pini cigare, përtypni cumcakiz edhe nëse të ofrohet apo nëse intervistuesi bënte njëjtën gjë. Hiqni zilen e celularit.
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

30 gabimet qe duhen shmangur ne interviste pune

1. Të shkoni me vonesë.
2. Të shkoni shumë herët.
3. Të ndizni cigare.
4. Të ofendoni ish-shefin tuaj.
5. Të gënjeni për aftësitë/eksperiencën dhe njohuritë tuaja.
6. Të visheni keq.
7. Të vini shumë parfum.
8. Të keni kufje në vesh kur hyni në intervistë.
9. Të mos bëni kërkime për punëdhënësnt tuaj përpara intervistës.
10. Të mos tregoni entuziazëm.
11. Të kërkoni informacion për përfitimet shumë shpejt.
12. Të flisni për pagën shumë shpejt.
13. Të mos jeni në gjëndje të shpjegoni se si pikat tuaja të forta dhe aftësitë lidhen me pozicionin e punës.
14. Të mos jeni në gjëndje të tregoni pse ju jeni personi më i përshtatshëm për atë vend pune.
15. Të harroni të merrni një kopje të CV tuaj.
16. Të harroni se cfarë keni shkruar në CV tuaj.
17. Të bëni shumë pyetje.
18. Të mos bëni asnjë pyetje.
19. Të jeni të papërgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve standarte.
20. Të mos dëgjoni me kujdes se cfarë po thotë intervistuesi.
21. Të flisni më shumë se gjysmën e kohës.
22. Të ndërprisni intervistuesin.
23. Të ankoheni.
24. Të shkoni në intervistë me një mik, apo me familjarë.
25. Të nxeheni apo të merrni pozicion mbrojtës.
26. Të mos keni kontakt me sy.
27. Të flisni keq me recepsionistin.
28. Të tregoheni të dëshpëruar.
29. Të shihni orën.
30. Të lini celularin ndezur.
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Shume e mire per ata qe ende nuk jane perballur me intervista.
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Pe: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Shume gje e mire vertet
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Une njehere kam marre nje vend pune duke bere nje streap teese a vlen kjo si intervist?
 
Pe: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Ofroj Vende Pune Operator/Operatore Telefonike.
Kusht i domosdoshem : Italishtja & Njohuri Kompjuteri.

Dergo Cv tende ne : [email protected]

Jeni te mirepritur. :)

Ps: Meqe mu dha rasti po e bej nje oferte pune. :)
 
Pe: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Cv sot ska shume vlere ,eshte formale si pjese e procedurave ,por duke e ditur si funksonon ,seshte nevoja as per CV e as per diplome apo liste notash ..fundja ne zyrat e institucionit ku e dorzon aty do mbetet .Realitetin e njohim te gjithe ,keq apo mire keshtu funksionon.
 
Pe: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Si të vishemi në një intervistë pune

Një intervistë pune është e rëndësishme për të gjithë. Ajo mund të ndryshojë gjithçka në jetën tuaj. Për të qenë sa më të besueshëm dhe për t’u ndier mirë me veten zgjidhni veshje të veçanta për këto raste. Për vajzat dhe djemtë ka rregulla që ndihmojnë në ditë të tilla. E përbashkëta është, të visheni sa më thjeshtë dhe pastër

Vishuni smart
Nëse do t’iu duhet të bëni një intervistë për punë e cila është më se e rëndësishme për ju, çelësi i suksesit qëndron te fjala ‘smart’. Pra ajo që duhet t’i kushtoni rëndësi është të veshurit sa më bukur, thjeshtë e mbi të gjitha smart. Sigurohuni që rrobat që zgjidhni të jenë të prera mirë, shumë të pastra, e të hekurosura. Pantallonat e zhubrosura jo vetëm që do t’iu bënin të dukeshit të veshur keq por nuk do të krijonin përshtypje pozitive te të tjerët.

Përdorni kollare
Për djemtë ndoshta veshja më e përshtatshme do të ishte një këmishë dhe kollare. Mos hiqni dorë nga kollarja. Ajo është një element që do të rriste pikët e intervistës suaj. Gjithashtu përdorni këpucë, dhe jo atlete. Mundësisht këpucët të jenë të llustrosura.

Kujdes me këmishën
Nëse keni zgjedhur të vishni pantallona ajo që sugjerohet nga estetistët dhe stilistët në ditë të tilla, është mirë që këmishën ta fusni brenda. Pra një këmishë jashtë pantallonave nuk do të ngjante aspak mirë në intervista pune. Preferohen ngjyra sa më të çelëta të cilat ngjajnë më estetike.

Përdorni rrip

Sugjerohet gjithashtu përdorimi i rripit. Pamjes suaj do t’i jepnit më shumë rregullsi nëse do të vinit edhe rrip. Por sigurohuni që ta shtrëngoni fort në mënyrë që mos t’iu zbërthehet. Në të kundërt do të dukeshit qesharak. Edhe për flokët duhet të tregoni kujdes të veçantë. Ato duhet të jenë patjetër të larë. Bukur do të dukeshit nëse i vinit pak xhel. Kujdes, nëse do të vinit më shumë se ç’duhet do të dukeshit si një Dj që me siguri ka ngatërruar vend.

Vajzat veçanërisht

Vajzat duhet të vishen smart po ashtu. Veshja elegante për to do të ishte një fund formal, ose pantallona të tilla, me një këmishë apo bluzë të thjeshtë. Përpiquni të mos jeni ekstravagante apo do të dukeshit vërtet qesharake dhe të pabesueshëm për punë. Dekolteja dhe këmbët nuk duhet të jenë shumë të zbuluara.

Këpucët
Një kujdes të veçantë vajzat duhet të tregojnë edhe me këpucët. Ato duhet të jenë sa më komode, të mirë mbërthyera dhe jo me taka shumë të larta. Sepse ju nuk do të donit të rrëzoheshit sapo të kishit mbaruar intervistën. Prej takave të larta ka shumë rrezik të ndodhë.

Të ngushtat

Mund të vishni gjëra të ngushta, por kujdes me copën. Ajo nuk duhet të jetë shumë e ngarkuar me dizenjime apo stilime. Një ngjyrë e hapur për këmishën apo edhe xhaketën do të ishte më se OK.

Flokët
Nëse keni flokë të gjatë, do të ishte më mirë nëse i lidhnit ato në formë bishti të rregullt apo edhe një modeli të thjeshtë. Edhe, make up sugjerohet por sa më pak do të ishte më mirë. Do të ngjanit më natyrale e për më tepër serioze.

Aksesorët
Përdorni bizhuteri sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni që kjo është një intervistë pune dhe jo party me miqtë. Ato duhet të jenë sa më të thjeshta dhe fine. اanta gjithashtu duhet të kombinohet me veshjen tuaj dhe kujdes; duhet të jetë në gjendje sa më të mirë fizike.

kostum-femrash.jpg


(Revista "Shqip")
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Keto mujat e fundit kam qene dy here ne interviste per pune. Nje per praktiken dhe nje per nje firme qe jep sherbime konsultimi. Duhet te jeni cdohere te pergaditur ne ate menyre qe te dini sa me shume per firmen, per reputacionin qe ka, per sherbimet qe jep, per misionin dhe vizionin e saj. Tek banka kur kam qene me kan pyet per ate se pse kishe vendosur te aplikoja pikerisht te ata, ne cfar pozite do doja te punoja, te tregoja dicka per vete duke perfshi ketu arsimimin tim, nese kisha ndjek ndonje kurs apo dhe interesat e mia. Tek firma tjeter jam pyet se si e shoh veten pas 5 vitesh, cfar me kishte shtyre te aplikoja per postin ne fjale dhe ketu biles kam bere dhe nje test. Thjeshte me kete post doja tua terhiqja vemendjen te gjitheve qe nese aplikoni diku per pune dhe ju therasin ne interviste te jeni shume te pergaditur dhe te dukeni sa me bindes ne ate qe e thoni :).
 
Redaktimi i fundit:
Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret ..

Tregu i sotëm i tejmbushur dhe me shumë përzgjedhje tregon se menaxherët e punësimit kanë filluar të bazohen në të tjera kërkesa.

Images.jpg

Punëkërkuesit kanë pasur gjithnjë të njëjtën listë të aftësive shumë të kërkuara në rastet që donin të zinin një vend të mirë, ku përfshiheshin gjëra të tilla, si: kujdesi ndaj gramatikës në të shkruar apo saktësia si dhe aftësi dëgjuese të mira.
Por tregu i sotëm i tejmbushur dhe me shumë përzgjedhje tregon se menaxherët e punësimit kanë filluar të bazohen në të tjera kërkesa.


Diktimi

Zakonisht kur aplikoni për punë listoni edhe aftësitë tuaja për pozicionin që kërkohet. Por thjesht mendimi: “Ju duhen aftësi organizative dhe komunikimi? I kam”, nuk ju bën punë. اdo punëkërkues thotë të njëjtën gjë në letrën e tij. Këto ditë ju duhet të bëni më shumë se kaq. Duhet të kuptoni mes rreshtave, duke lexuar më shumë për punën dhe punëdhënësin, çfarë fshihet pas atyre kërkesave të shkruara në shpalljen e vendit të punës.

Cilat janë zgjedhjet tuaja?

Ka gjithnjë diçka që fshihet pas në kërkesat që shoqërojnë këto kohë krize me ulje të shpenzimeve dhe mungesës së të aftëve në një industri. Kur e dini ose arrini të kuptoni se cila është ajo që mungon pas kësaj pune, keni diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë menaxherit punësues.
Deri atëherë, ju jeni thjesht një pikë uji në det.

Tregimi

“Kam etikë në punë dhe përshtatem me të gjithë llojet e njerëzit” është po njësoj si të thuash “sot në mëngjes hëngra drithër”. Madje, e para është më pak e besueshme. Gjithkush mund të këmbëngulë në këto karakteristika dhe gjithkush e thotë. Për të tërhequr vëmendjen e punëdhënësit, tregoni një histori të shkurtër por me efekt të fortë që tregon se ç’keni bërë kur punonit: “Kur produkti ynë nuk u shit mjaftueshëm një muaj, unë realizova një fushatë që na bëri të fitonim 45 000 euro vetëm nga porositë”, do të bënte më shumë përshtypje për mirë se çdo gjë tjetër që thua.

Zë njerëzor

Stili i vjetër i rezymeve me gjithçka të shkruar sipas një programi të caktuar, tashmë ka dalë jashtë mode. Zëri njerëzor në rezymenë tuaj do t’ju ndajë nga të gjithë punëkërkuesit e tjerë tipik. Mundohuni të zëvendësoni shprehjet që s’thonë asgjë me gjëra konkrete. P.sh. në vend të “arrita pritshmëritë” mund të bëni një panoramë të qartë duke thënë “pas punës sime i rrita shitjet me 14%4”.
Mos kini frikë të përdorni fjalën “unë”.
Njerëzit e vërtetë, si edhe shefi juaj i ardhshëm, përdorin zhargonin përditë.

Rilevimi

Një punëkërkues tipik ka vetëm një lloj rezymeje të cilën e ka të ruajtur në kompjuterin apo postën e vet elektronike dhe e përdor sa herë që shikon të hapet një vend pune, pavarësisht se për çfarë është.
Një gjë e tillë nuk ëshët e mirë.
Formimi juaj nuk do të jetë i rëndësishëm për punëmarrësin në rast se nuk thkesoni arritjet tuaja në punën e kaluar dhe që kanë shumë të përbashkëta me pozicionin për të cilin po aplikoni. Për një pozicion marketingu, tregojini lexuesit si keni krijuar një bazë të dhënash dhe aftësitë tuaja krijuese.
Për një pozicion burimesh njerëzore, përshkruani rastet që ju është dashur të zgjidhni probleme të vështira njerëzore. Përditësojeni rezymenë tuaj aq herë sa është e nevojshme.

Vlera

Askush nuk do t’ju paguajnë nëse nuk keni vlerë, kështu që duhet të dini vlerën tuaj para se të filloni kërkimin e një pune.
Një dijeni e tillë do t’ju bëjë që të mos merrni më pak seç duhet në procesin e punësimit. Nëse ju dhe punëdhënësi keni ide shumë të ndryshme lidhur me sa vleni, bëni mirë të vazhdoni të kërkoni.
Edhe në një krizë të tillë, aftësitë tuaja për të zgjidhur probleme të mëdha të punëdhënësit ia vlejnë.
Armatosuni me informacion dhe më pas dilni dhe tregoni historinë tuaj.
Burimi: shekulli
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
Pe: Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret ..

Do na besh ndonje mock interview shefe?? :p
 
Pe: Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret ..

Do na besh ndonje mock interview shefe?? :p

Pse jo me kenaqesi..
Po marr shembull veten time dhe pyetjet qe bej gjate nje interviste pune personave qe vijne paraqiten per pune:

- Ne pike te pare kerkohet prezantimi i personit: emri mbiemri sa vjec eshte ku jeton dhe gjendja civile..
- I kerkohet te flasi per veten e tij/saj dhe rrugen qe nga shkollat dhe diplomat e deri tek punet qe ka bere..
- Formacionet qe ka bere gjate rruges se jetes..
- I kerkohen nese po apo jo, ka eksperience ne kete domen pune qe i kerkohet dhe nese po ku dhe si kane kaluar..
- Nese ka qene e pushuar nga punet e para apo eshte larguar i kerkohet nje arsye pse eshte larguar apo pse e kane pushuar..
- I kerkohet disponiliteti i diteve, nese eshte e/i disponueshem menjehere dhe gjate gjithe javes (sepse psh ketu ne France gjate pushimeve te shkolles, liceanet punojne, ose ka studenta qe shkojne ne universitet dhe bejne dhe pune).. ndaj kerkohet disponiliteti..
- I kerkohet gjithashtu nese personi/a ka femije, dhe nese i ka ne moshe te vogel akoma, nese ka dike qe mund t'ia mbaj gjate orareve te punes.. ne menyre qe te evitohen mungesat e kota qe i rendojne firmes ne lek..
- Gjuhet e huaja qe zoteron (edhe pse nuk merren teper teper ne konsiderate por ndihmojne ne favorin e personit)..

Ana e pergjegjesit hierarshik qe kerkon dike ne domenin qe ka nevoje:
- Shpjegimi i permbajtjes se punes qe nese do te merret personi qe kerkon pune, duhet te kryej ne firmen tone..
- Te dhenat per te ardhurat sa do te paguhet ne ore, sa prime ka ne muaj, cfare duhet te plotesoj kushte qe te perfitoj nga keto prima
- I shpjegohet njohja e mallrave (po flas per punen time) nese eshte ne gjendje te njohi cdo produkt te te gjithe botes dhe kodet perkatese te tyre..
- I shpjegohen detyrat sociale qe ka detyrim per te kryer nese merret ne pune (psh pastrimin, apo rregullimin neper rejonet e supermarketit..

Pas kesaj i kerkoj nese ka pyetje rreth gjithckaje qe i kam shpjeguar.. Pastaj pershendetet dhe i behet e ditur se do te njoftohet me telefon nese e kemi marre ne pune apo jo..
Ps: Edhe nese nuk merret ne pune eshte e detyrueshme te njoftohet..

Mund te kem harruar disa gjera te vogla por ne pergjithesi keto jane kryesoret..:)..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret ..

Mashallah ke shkruar teta.. :)
Per fat te keq shume prej pyetjeve nuk pershtaten me profilin tim :(
 
Pe: Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret ..



Pse jo me kenaqesi..
Po marr shembull veten time dhe pyetjet qe bej gjate nje interviste pune personave qe vijne paraqiten per pune:

- Ne pike te pare kerkohet prezantimi i personit: emri mbiemri sa vjec eshte ku jeton dhe gjendja civile..
- I kerkohet te flasi per veten e tij/saj dhe rrugen qe nga shkollat dhe diplomat e deri tek punet qe ka bere..
- Formacionet qe ka bere gjate rruges se jetes..
- I kerkohen nese po apo jo, ka eksperience ne kete domen pune qe i kerkohet dhe nese po ku dhe si kane kaluar..
- Nese ka qene e pushuar nga punet e para apo eshte larguar i kerkohet nje arsye pse eshte larguar apo pse e kane pushuar..
- I kerkohet disponiliteti i diteve, nese eshte e/i disponueshem menjehere dhe gjate gjithe javes (sepse psh ketu ne France gjate pushimeve te shkolles, liceanet punojne, ose ka studenta qe shkojne ne universitet dhe bejne dhe pune).. ndaj kerkohet disponiliteti..
- I kerkohet gjithashtu nese personi/a ka femije, dhe nese i ka ne moshe te vogel akoma, nese ka dike qe mund t'ia mbaj gjate orareve te punes.. ne menyre qe te evitohen mungesat e kota qe i rendojne firmes ne lek..
- Gjuhet e huaja qe zoteron (edhe pse nuk merren teper teper ne konsiderate por ndihmojne ne favorin e personit)..

Ana e pergjegjesit hierarshik qe kerkon dike ne domenin qe ka nevoje:
- Shpjegimi i permbajtjes se punes qe nese do te merret personi qe kerkon pune, duhet te kryej ne firmen tone..
- Te dhenat per te ardhurat sa do te paguhet ne ore, sa prime ka ne muaj, cfare duhet te plotesoj kushte qe te perfitoj nga keto prima
- I shpjegohet njohja e mallrave (po flas per punen time) nese eshte ne gjendje te njohi cdo produkt te te gjithe botes dhe kodet perkatese te tyre..
- I shpjegohen detyrat sociale qe ka detyrim per te kryer nese merret ne pune (psh pastrimin, apo rregullimin neper rejonet e supermarketit..

Pas kesaj i kerkoj nese ka pyetje rreth gjithckaje qe i kam shpjeguar.. Pastaj pershendetet dhe i behet e ditur se do te njoftohet me telefon nese e kemi marre ne pune apo jo..
Ps: Edhe nese nuk merret ne pune eshte e detyrueshme te njoftohet..

Mund te kem harruar disa gjera te vogla por ne pergjithesi keto jane kryesoret..:)..


Po une qe dua nje pune te thjesht roje parkimi si i behet gjith kto info do me kerkosh mua kshi ti shefe LOL LOL
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Burimet njerezore jane shtylla e cdo institucioni qoft ai publik apo privat ngase nga sukseset e burimeve njerezore varet edhe suksesi I institucionit. Kete e flase nga nje pervoje 7 vjecare ne kete lemi. Pra procedura e rekrutimit dhe perzgjedhjes se nepunesit nuk eshte aq e lehte sa mendojne disa me nje mori te vogla pyetjesh por eshte nje procedure shume e komplikuar e pergjegjshme dhe me rendesi jetike per fatet e institucioneve. Ne kete drejtim rendesia primare qendron ne parashtrimin e kerkeses se institucionit. Cfare deshiron, ke deshiron, cfare duhet te permbaj, cfare aftesishe duhet te kete dhe cka kerkohet nga kandidati/ja qe po e kerkojme me procedure rekrutimi.
Jam I sigurt qe deri me sot kam shqyrtuar rreth 10.000 oferta punesimi ndersa kam intervistuar ne menyra te ndryshme me 1000 persona.
Ne pergjithesi dhe varesisht nga kerkesa e institucionit procedura e intervistimit munde te jete dyhapeshe dhe trehapeshe.
· Procedure dyhapeshe konsiderohet testimi me shkrim dhe intervista me goje dhe ne funde piket nga dy procedurat mblidhen pjestohen me dy dhe del kandidati fitues.
· Procedure trehapeshe konsiderohet testimi me shkrim, intervista me goje dhe testimi praktik (per rastet e nevojshme) dhe ne funde piket nga tre procedurat mblidhen pjestohen me tre dhe del kandidati fitues.

1. Testimi me shkrim qe permban maksimum 100 pike: Komisioni rekrutues zakonisht I perbere nga 5 kandidate me baraspeshe gjinore dhe ne pozite me te larte se kandidati qe kerkohet, diten e intervistes pergadite testin me shkrim I cili duhet te kete kete permbajtje:

· Pjesa e njohurive te pergjithshme: 3-5 ese me nga 150-200 fjale per te pare kapacitetet per shprehjen me shkrim te koncepteve ne menyre logjike. Kjo pjese permban maksimum 25 pike.
· Pjesa e aftesive te pergjithshme dhe personaliteti: Parashtrohen 10 -15 pyetje me pergjigje a,b dhec. Te gjendet pergjigja e sakte. Kjo ka per qellim testimin e kapacitetit intelektual per te menduar dhe arsyetuar ne menyre logjike dhe analitike. Kjo pjese permban maksimum 35 pike.
· Pjesa e njohurive qe lidhen me vendin e punes: Parashtrohen zakonisht 15 deri 23 pyetje prej te cilave 50% me pergjigje a,b dhe c dhe 50% ne forme eseje. Pyetjet nderlidhen me njohurite e pergjithshme profesionale te cilat duhet ti kete kandidati per te fituar vendin e punes.

Kandidatet vendosen ne nje sale te qete. Larg njeri tjetrit. U shperndahen testet dhe u lejohet pune ne periudhe 60 minuteshe per ti vene pak edhe ne strese per te vertetuar aftesite e tyre vepruese. Kandidatet qe nuk tejkalojne 51 % te pikeve nga testi me shkrim nuk ftohen ne intervisten me goje e cila mbahet te njejten dite apo nje dite tjeter.

2. Intervista me goje permban maksimum 100 pike: Komisioni I njejte rekrutues interviston kandidatet me goje duke ndjekur keta hapa:

· Pjesa e personalitetit dhe planeve profesionale: Kandidatit I parashtrohen 5 – 6 pyetje lidhur me pervojen e punes se tij, personalitetit dhe planeve te ardhshme.
· Pjesa per testimin e njohurive te pergjithshme institucionale ekonomike: Ne kete pike parashtrohen 5-6 pyetje lidhur me njohurite e kandidatit per organizimet e institucioneve, vendimmarrjen, njohurite ne fushen e ekonomise, kursimeve e gjera tjera.
· Pjesa e testimit te njohurive qe lidhen me vendin e punes; Ne kete pike kandidati kryesisht pyetet per vendin e punes qe ka konkuruar, sfidat qe e presin, si I zgjidhe ato, cfare munde ten a jep neve ekspirienca e tij dhe pse ai eshte I domosdoshem per ne.
Numri I pikeve te fituara nga testi me shkrim dhe ai me goje perzgjedhe e dhe kandidatin fitues.

Ne kete menyre ka perfunduar procedura e intervistimit dhe pas kesaj fillon procedura e konfirmimit dhe verifikimit e cila, sidomos per pozita me rendesi, eshte edhe me rendesishme se sa procedura e rekrutimit. Kesaj procedure zakonishte I nenshtrohen vetem tre kandidatet me te suksesshem.
 
Titulli: Intervistë për vend pune ( drejt punesimit )

Mua me pelqejne rastet kur intervistuesi ndan te njejta interesa me ty...per shembull tek intervista e fundit qe kam dhene, si une dhe si intervistuesi ishim anetar te Amnesty kshu qe filluam duke fol per kte gje; une isha organizatorja e nje festivali ktu ku dhe intervistuesi kishte marre pjese kshu qe kishim gjera te perbashkta...edhe koha kalon me shpejte ne kte rast.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top